Besimtarët katolikë të të gjitha famullive të Dioqezës së Sapës kanë kremtuar ditën e shenjtë të së  Dieles së Larit. Kjo ditë e shënuar është festuar me solemnitet të madh edhe në Katedralen Shën Nënë Tereza në Vau-Dejës. Proçesioni i organizuar nëpër rrugët e qytetit u ndoq nga qindra besimtarë që kishin mbushur duart me degë të larit dhe ullinjëve, për t’u drejtuar më pas drejt Katedrales duke marrë pjesë në kremtimin e kësaj dite të kryesuar nga Ipeshkëvi i vendit, Imzot Simon Kulli.

Gjatë homelisë së rastit Imzot Simoni – “theksoi rëndësinë e kësaj dite të madhe, ku liturgjia e kësaj të diele kujton hyrjen solemne të Birit të Zotit, Jezu Krishtit në Jerusalem dhe historinë e mundimeve të Tija. Kisha, na thërret që edhe ne të hyjmë në Javën e Madhe e të Shenjtë të Pashkëve, duke kujtuar dhe kremtuar misteret themelore të fesë së krishterë: kremtimin e mundimeve, të vdekjes mbi kryq e të ngjalljes së Jezu Krishtit, Shëlbuesit të njerëzimit. Më tej ipeshkvi – tha se jemi të pranishëm në dy skena: e para është ajo e gëzimit, hyrja e Jezusit në Jerusalem, i brohoritur si mbret; dhe tjetra është ajo e dhimbjes, mundimet e Zotit – një thesar i madh.

Me kremtimin e të Dieles së Larit, ku fillon dhe java e shenjtë të gjithë ne të krishterët të mundohemi që në këtë javë të shenjtë, nëpërmjet lutjes të sodisim misteret e shenjta në mënyrë që të mund të bashkohemi shpirtërisht me Jezusin, në themelin e besimit tonë që është Ringjallja e Krishtit të Dielen e Pashkëve.

Violeta Marashi

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here