Që prej fillimit të korrikut, në zonën e Dardhës duke përfshirë edhe fshatrat Mëzi dhe Qebik, në rrethin e Pukës, zhvilloi misionin veror grupi i famullitarit të famullisë së Fushë- Arrëzit, Atë Andreas Waltermann me motrën Stigmatine Tereza Ferra, me fratin kapuçin Fra Gjon Shtjefni, dhe me dy katekista.
Gjatë misionit është kremtuar Mesha e Shenjtë, është mbajtur katekizmi në të gjithë fshatrat dhe është bërë bekimi i familjeve. Kjo nismë e Ipeshkvit të Sapës, Imzot Simon Kulli, që misionarët të zhvillojnë misionin e tyre edhe në zonat malore, ndihmon banorët e kësaj zone që të jenë sa ma afër Zotit dhe Kishës Katolike, e cila nuk i braktis kurrë bijtë e saj.
Violeta Marashi