Ipeshkvi i Sapës Imzot Simon Kulli, priti në rezidencën e tij në Vau Dejës, Provincialin e Etërve Kapuçinë nga Puglia, Itali, Fra Gianpaolo Lacarenza. Provinciali ishte i shoqëruar edhe nga bashkëvëllezërit e tij, Etërit Kapuçinë të famullisë Nënshat. Gjatë bisedës mes palëve, ipeshkvi falenderoi Provincialin dhe Etërit Kapuçinë për bashkëpunimin e tyre dhe misionin të cilin e ushtrojnë tashmë prej vitesh në dioqezën e Sapës. Është një shërbim mjaft i dobishëm dhe i frytshëm pohoi Imzot Simoni, ku falë shërbimit të etërve është
krijuar një klimë mjaft shpirtërore në të tre vendet, Nënshat, Hajmel dhe Dheu Lehtë. Gjithashtu ai vlerësoj shumë praninë e etërve, të cilët kontribuojnë në shumë fusha të ndryshme në rritjen e vlerave shpirtërore, edukuese, sociale dhe shoqërore në dioqezën tonë.
Edhe Provinciali, Fra Gianpaolo, shprehi mirënjohjen e tij për afërsinë e treguar nga ana e ipeshkvit, tek i cili gjendet mbështetja atërore dhe morale për vazhdimësinë e misionit të përbashkët.
Violeta Marashi