Me ftesë të ipeshkvit të vendit, Imzot Simon Kulli, para pak ditëve Nunci i ri apostolik në Shqipëri, Imzot Luigji Bonazzi, vizitoi Dioqezën e Sapës. Kjo vizitë ishte një vizitë miqësore dhe familjare pa protokoll, duke u prezantuar me këtë dioqezë sa të lashtë aq edhe me vlera historike ndër shekuj.

Vizita e Nuncit Apostolik u prit nga i gjithë kleri dhe asamblea dioqezane e Sapës, e cila shprehi mirënjohjen për praninë e përfaqësuesit të Atit të Shenjtë në mesin e tyre, dhe u njohën më nga afër me Shkëlqesinë e Tij, Imzot Bonazzi.

Në fillim Imzot Simoni i uroj mirëseardhjen duke e falenderuar edhe për praninë e tij në mesin e Sapës, ku më pas I prezantoi të gjithë klerin dhe bashkëpunotërt e tij me të cilët drejton këtë dioqezë, që përpiqet të jetë sa më afër me besimtarët e saj me të gjitha shërbimet shpirtërore, sociale dhe shoqërore.

Vetë Nunci Apostolik, Imzot Bonazzi shprehi fjalët e tij të ngrohta që gjendet në këtë dioqezë, ku pak nga pak do filloj ta njoh edhe më mirë në të ardhmen – tha ai. Uroj që çdo gjë të kalojë sa më mirë edhe për shkak të situatës së pandemisë në të cilën ndodhemi, dhe premtoi se vizitat e tij do të jenë edhe më të shpeshta.

Me porositë dhe bekimin e tij të shenjtë u mbyll gjithë takimi, ku pasoi edhe me drekën vëllazërore. Ndërsa nuk mungoi edhe vizita pranë varrit të ish ipeshkvit, Imzot Lucjan Avgustini në kripten e Katedrales Nënë Tereza.

Violeta Marashi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here