Pas më shumë se një vit ndërprerje për shkak të pandemisë Botërore të Covid 19, Caritas Dioqezan Sapa rimerr aktivitetet social-kulturore sipas projekteve të planifikuara nga ky institucion.

Aktiviteti i radhës ishte organizimi i Turneut të Volejbollit për Vajzat, zhvilluar këtë të shtunë në famullinë “Zoja e Papërlyer” – Pukë. Me pjesëmarrjen e 8 skuadrave të famullive të Dioqezës së Sapës, të shoqëruar nga meshtarët dhe motrat, u ndeshën me njëra-tjetrën, duke organizuar setet e lojës sipas shortit të hedhur dhe nën monitorimin e albitrave profesionistë.

Në hapjen e turneut, ipeshkvi i Sapës Imzot Simon Kulli, ju uroj mirëseardhjen të gjithëve, falenderoj Zotin në radhë të parë që pas gjithë muajve të vështirë të pandemisë, më në fund jemi së bashku, e po së bashku të vazhdojmë edukimin dhe argëtimin nëpërmjet sportit dhe kulturës. Janë këto aktiviteti tha ai, që na bëjnë të gëzojmë me njëri-tjetrin, të dimë ti duam dhe ti promovojmë vlerat e jetës kudo që të jemi, në familje dhe në shoqëri.

Së bashku me trajnerët e tyre, skuadrat pjesëmarrëse gjatë zhvillimit të lojës, luajtën me mjaft profesionalizëm duke shpalosur talentin dhe pasionin për këtë sport mjaft të dashur për të gjithë.

Me mbikqyrjen dhe kujdesin e grupit të vullnetarëve të Caritasit, i gjithë aktiviteti kishte larmishmëri, jo vetëm për nga ana e lojës, por edhe të rekreacionit, të argëtimit dhe të ofrimit të drekës nga ana e Caritas Sapa.

E kështu pasi skuadrat u ndeshën duke skualifikuar njëra-tjetrën, erdhi edhe momenti i  finales, ku u përballen skuadra e famullisë Pukë me skuadrën e famullisë Shelqet. Pas lojës së organizuar në tre sete, u shpall dhe skuadra fituese e cila ishte famullia Pukë.

Të shoqëruar nga entuziazmi dhe gëzimi i fitores, vajzat fituese patën kënaqësinë ta marrin kupën nga Imzot Simoni, i cili i  përgëzoi këto fituese dhe i inkurajoi edhe skuadrat e tjera që të jenë shembull dhe dëshmi e shumë të rinjëve e të rejave, duke ndjekur rrugën e të mirës dhe të  pozitivitetit që të ofrojnë aktivitete të tilla.

Violeta Marashi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here