Në ditën e Shën Terezes së Jezusit Fëmijë, Dioqeza e Sapes filloi punimet e Asamblese Dioqezane, e paraparë prej muajsh një organizim i tillë që të mbahet në datat 1 dhe 2 tetor në vendin e lutjes, në Karmel, në oazin e qetësisë shpirtërore. Tema e asamblesë është “Kisha dhe Eukaristia” një temë kjo mjaft e rëndësishme për kishen, për punëtoret në vreshtin e Zotit, dhe për mbarë besimtaret dhe bashkëpunëtoret e kishës lokale.

Në praninë e mbrë klerit, bashkësive rregulltare, dhe rregulltarëve, në praninë e besimtarëve laik, bashkëpunëtorë të kishës famullitare dhe dioqezane, në praninë e laikëve të kushtuar dhe misionarëve laik, punimet e Asamblesë  i hapi dom Robert Kola, Vikari Gjeneral dhe pëgjegjësi i komisionit të Asamblesë Dioqezane. Pas këtij momenti, dom Roberti i kaloj fjalën hyrëse ipeshkvit të vendit, Imzot Simon Kullit, i cili falenderoi Hyjin për këtë hir të veçantë që po përjeton Dioqeza e Sapës. Ecja e kësaj asambleje kërkon të praprihet dhe të ndiqet nga dashuria – tha ipeshkvi.

I ftuar si relator për seancen e parë të punimeve të asamblese ishte françekani, At Gazmend Tinaj, i cili mbajti ligjëaten mbi “Udhëtimin në Emaus”.

Asamblea Dioqezane do të jetë një bashkëndarje dhe qëndrim rreth ipeshkvit për të bashkëndare dhuraten e fesë e të Ungjillit që na bashkojnë të gjithë të pagëzuarve. Por njëkohësisht është dhe një kohë shqyrtimi mbi jetën dioqezane nën dritën dhe Fjalën e Zotit. Zoti na bekoftë dhe na shndrittë në këtë ecje.

Violeta Marashi

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here