Të mërkurën, më 6 prill 2022, një delegacion i Etërve Kapuçin nga Italia bëri një vizitë te Ipeshkvi i Sapës, Imzot Simon Kulli.
Të pritur në rezidencën e Ipeshkvisë, delegacioni përfaqësohej nga Ministri Provincial i Pulias Fra Gianpaolo Lacarenca, Ministri i Sant’Angelo Padre Pio, Fra Maurizio Placentino, Ministri i Campania-Basilicata Fra Gianluca Savarese dhe Ministri i Kalabrisë Fra Pietro Ammendola. Së bashku me ta, ishte edhe Fra Sergio La Forgia, misionar i parë në Shqipëri, nismëtar i Misionit të Etërve Kapuçin në këtë tokë të shqiponjave dhe në dioqezën e Sapës.
Interesante ishte shkëmbimi i përvojave dhe këndvështrimi që Imzot Simoni ndau mbi situatën e Kishës së Shqipërisë sot, mbi misionin e Dioqezës së Sapës dhe siguria për vazhdimin e misionit mes kishave si motra.
Më pas, Imzot Simon Kulli iu prezantoj edhe muzeun Dioqezan, ku delegagioni u njoh më nga afër me historinë dhe objektet fetare që ky muze përmban.
Violeta Marashi