Prej vitesh dioqeza e Sapës dhe dioqeza e Reggio Emilias-Itali, tashmë kanë një binjakëzim shumë shpirtëror dhe baritor duke bashkëpunuar në vreshtën e Zotit. Ndërsa po përgatitemi të festojmë 10 vjetorin e hapjes së Shtëpisë së Bamirësisë, me ftesë të ipeshkvit të Dioqezës së Sapës, Imzot Simon Kulli, Ipeshkvi i Dioqezës Reggio Emilia, Mons. Giacomo Morandi i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij po zhvillon këto ditë vizitën e tij të parë në Shqipëri duke na nderuar me pjesëmarrjen e tij. Falë mbështetjes së kësaj dioqeze dhe motrave Karmelitane këmbëzbathur të ardhura nga Italia, edhe Shtëpia jonë e Bamirësisë me qendër në Vau Dejës, është një rezidencë shpirtërore dhe sociale që tashmë ju ofrohet njerëzve më në nevojë. Nisur nga kjo, dëshira e të dy ipeshkvinjëve ishte që ta fillonin këtë vizitë disa ditore me kremtimin e Meshës Shenjtë të kësaj të shtune, datë 2 shtator, në Shtëpinë e Bamirësisë.

Violeta Marashi

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here