Familja rrugë drejt shenjtërisë, jeni shenjë dashurie, jepni shpresë dhe gëzim…
Është ky mesazhi i Atit të Shenjtë Papa Françesku i cili ju pati drejtuar familjeve në Takimin Botëror të familjeve në Romë, mbajtur në qershor të këtij viti.
Pikërisht mbi këtë mesazh u mbajt edhe takimi dioqezan i familjeve me 25 tetor, në Vau Dejës. Me ftesë të përgjegjësit të Komisionit të familjes, dom Kastriot Gjoka, ishte ftuar enkas për këtë, meshtari i Arkidioqezës Tiranë-Durrës, dom Altin Shabani, i cili mbajti ligjëratën mbi mesazhin e Papës.
Jeni ju Familje që “qëndisni” strukturën e shoqërisë së një kishe të bashkuar, e cila krijon marrëdhënie, shumëfishon dashurinë dhe jetën!
Bëhu fara ë një bote më vëllazërore!
Bëhu familje me zemër të madhe!
Bëhu fytyrë mikpritëse e kishës!
Violeta Marashi