Me datën 16 qershor 2019, në festën e Trinisë Shenjte, në kishën famullitare ‘‘Lindja e Zojës’’, në Troshan, në orën 11:00 u kremtua Mesha e Shenjtë të cilën e udhëhoqi mons. Simon Kulli, ipeshkvi i dioqezës së Sapës në bashkëkremtim me pader Vitor Demaj, Guardiani i Kuvendit Françeskan dhe famullitari i Kishës ‘‘Zoja Nunciatë’’ në Lezhë, dhe fra Kolë Thaqi meshtari që shërben në Troshan dhe Fishtë.

Gjatë kremtimit të meshës morën sakramentin e përforcimit 15 kandidatë nga Troshani dhe Fishta. Të rinjtë, për të marrë këtë sakrament të rëndësishëm për jetën e tyre, kanë bërë përgatitjen e duhur, nga fra Kolë Thaqi dhe motrat e Familjes Rregulltare të “Fjalës së Mishëruar”, të cilat shërbejnë në famullinë Troshan-Fishtë.

Para meshës në Troshan, mons. Simoni në orën 09:00, e drejtoi meshën edhe në filialen në Fishtë, në kishën kushtuar ‘‘Zojës së Engjëjve’’, bashkë me fra Kolën.

Gjatë predikimit në meshën e krezmimit mons. Simoni ndër të tjera i nxiti të rinjtë dhe të rejat si dhe mbarë bashkësinë famullitare që të jemi dëshmitarë në botën e sotme dhe të dëshmojmë një Zot në tre veta hyjnore, simbol ku ne për çdo ditë e dëshmojmë kur e bëjmë shenjën e kryqit.

P. Kolë Thaçi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here