R.SH. – Vatikan
“51Kur erdhi koha që Jezusi të ngrihej nga kjo botë, mori vendim të palëkundshëm të shkojë në Jerusalem. 52 Përpara dërgoi lajmëtarët e vet. Këta… hynë në një fshat samaritanësh… 53 Por ata s’deshën ta pranojnë aty, sepse ishte nisur për Jerusalem. 54 Kur e panë këtë gjë, nxënësit ‑ Jakobi e Gjoni, thanë: ‘Zotëri, a do të urdhërojmë ‘që zjarri të zbresë nga qielli e t’i zhdukë?’’ 55 Jezusi u kthye kah ata dhe i qortoi. 56 Dhe u nisën për një fshat tjetër.
57 Ndërsa po bënin rrugë, një njeri i tha: ‘Unë dua të vij pas teje ngado që të shkosh!’ 58 Jezusi iu përgjigj: ‘Dhelprat i kanë strofujt e vet edhe shpendët e qiellit çerdhet, kurse biri i njeriut nuk ka ku ta mbështesë kokën!’ 59 Një tjetri i tha: ‘Eja pas meje!’ Por ai iu përgjigj: ‘Zotëri, më lejo të shkoj një herë e ta varros tim atë!’ 60 ‘Lëri ‑ iu përgjigj Jezusi ‑ që të vdekurit t’i varrosin të vdekurit e vet…’ 61 Atëherë i tha një tjetër: ‘Unë po vij me ty, Zotëri, por më jep leje njëherë të shkoj e të përshëndetem me anëtarët e familjes’. 62 ‘Kushdo ‑ iu përgjigj Jezusi ‑ që vë dorën në parmendë dhe sillet e shikon mbrapa, nuk është i përshtatshëm për Mbretërinë e Hyjit!’” (Lk 9,51-62).
Të lutemi së bashku
O Zot Jezus, sigurisht që s’është e lehtë jeta
që u ofron dishepujve të tu.
Nuk u siguron strehë të ngrohtë e të rehatshme
ku të mblidhen kur ndihen të rraskapitur,
e as një strofkë ku të mbyllen
kur shtohen problemet e kundërshtitë.
Ndoshta, sepse Ti vetë je streha e tyre
në çdo çast të jetës,
edhe mes stuhive e furtunës.
Nuk ke respekt për lidhjet e tyre familjare,
për marrëdhëniet me njerëzit e një gjaku,
për verigat e fuqishme farefisnore.
Kur thërret, pretendon ta lënë gjithçka:
shtëpi e ara, punë e familje.
Asgjë s’vlen më shumë se Ti e sa dashuria jote,
asnjë lidhje s’mund t’i përmbajë
nga dëshira për të ardhur pas Teje, duke u dhuruar plotësisht.
Ti nuk lejon as vonesa e as mëdyshje.
Ata, që duan të humbasin kohë
për festa lamtumire,
ata, që kthehen mbrapa,
të kapërthyer nga nostalgjia dhe dyshimi,
nuk bëjnë për Ty, nuk janë të përshtatshëm për Mbretërinë e Zotit.
Ti do dishepuj të vendosur, gati për gjithçka, për hir të kësaj Mbretërie;
Ti kërkon burra e gra,
të gatshëm të lodhen, të vuajnë, të duan,
t’i bëjnë ballë çfarëdolloj pengese,
çdo kundërshtie a persekutimi.
Por Ti nuk i lë kurrë vetëm: je Ti ai, që u hap udhën
duke ecur me vendosmëri drejt Jeruzalemit,
je Ti i pari, që mbart kryqin…
O Zot i Ringjallur, Ti mbetesh përherë krah tyre,
shok udhëtimi, mik i sigurt,