Është krijuar si traditë tashmë që në dioqezën e Sapës, shumë famulli gjatë kësaj periudhe të nxehtë vere, të kenë prioritet edhe organizimet e kampeve verore, duke iu dhënë një mundësi më shumë fëmijëve dhe të rinjëve për t’u zbavitur dhe për t’u edukuar mbi të gjitha. Një ndër to është  edhe shoqata “Ambasadorët e Paqes” në bashkëpunim me Misionin Katolik – Blinisht të Zadrimës, që edhe këtë vit kanë organizuar kampin veror për moshat nga klasa e 6 deri në klasën e 10.

Është ndër kampet më të mëdha të dioqezës, i cili zhvillohet në Krajen të Zadrimës, pranë shkollës At Giovanni Fausti dhe ka një pjesëmarrje të madhe me rreth 80 të rinjë në javë. Tema e këtij viti ka qenë “Prijini njëri-tjetrit duke nderuar shokun më parë e më tepër” (Rom 12, 10).

Ky kamp ka filluar me datën 1 korrik dhe do të përfundojë me datën 30 korrik 2019, një periudhë kohore kjo e cila ju jep mundësinë shumë personave të marrin pjesë. Pjesëmarrësit janë jo vetëm nga Dioqeza e Sapës, por edhe nga dioqezat e tjera si Shkodra, Lezha, Tirana, Durrësi dhe Prishtina.

Nën kujdësin e famullitarit Dom Enzo Zago, motër Arta Suli dhe 20 animatorëve, i gjithë kampi ka patur një zhvillim mjaft të suksesshëm ku është përqafuar me shumë dashuri çdo moment që kanë bashkëndarë së bashku të gjithë fëmijët dhe të rinjtë sipas grupmoshave të ndryshme. Çdo ditë ka patur organizimin dhe të veçantën e saj, ku janë trajtuar mjaft tema të ndryshme biblike dhe sociale, si dhe lojëra dhe aktivitete të tjera me tematika të përshtatshme sipas moshave pjesëmarrëse, duke i lënë vend secilit person të jetë sa më aktiviv e të shpalosë dhuratat që Zoti i ka dhënë për t’i bashkëndarë me të tjerët.

Kampi veror është vizituar edhe nga Ipeshkvi i vendit Imzot Simon Kulli, i cili ka falenderuar të gjithë organizatorët dhe pjesëmarrësit që i bashkohen këtyre eventeve që japin fryte paqeje dhe dashurie për të rinjtë tanë që janë e ardhmja e Kishës dhe e vendit.

Violeta Marashi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here