Ditën e Naltimit të Kryqit, dioqeza e Sapës ka përkujtuar dy vjetorin e Shugurimit ipeshkvor të Bariut të saj, Imzot Simon Kulli. Kremtimit eukaristik të udhëhequr nga vetë Bariu i vendit në Katedralen Nënë Tereza, iu bashkuan Nunci Apostolik, Imzot Charles John Brawn, ipeshkvi i Rrëshenit, imzot Gjergj Meta, meshtarët, motrat, familjarët si dhe mbarë besimtarët, ku së bashku u lutën për këtë bari që ta kryejë detyrën baritore që i është besuar, sipas mësimit të ungjillit. Gjatë predikimit, imzot Simoni kujtoi 14 shtatorin e 20 viteve më parë, kur u shugurua diakon, dhe 14 shtatori i vitit 2017 u përsërit në jetën e tij me Shugurimin Ipeshkvor, ku siç

u shpreh me modesti ipeshkvi, pa meritën time numërohem sot ndër ata barinj të zgjedhur që ta udhëheqin grigjën e Zotit, në veçanti Kishën Dioqezane të Sapës. Me urimin: “Maria na ndihmoftë ta marrim çdo ditë kryqin tonë e ta ndjekim besnikërisht Jezusin në rrugën e bindjes, të flijimit e të dashurisë drejt ringjalljes sonë në Ngjalljen e Tij” – përfundoi, imzot Simoni.

Violeta Marashi

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here