Dom Anton Zogaj
Ai lindi në Kthelle të Mirditës. Mbaroi seminarin Papnor në Shkodër (1920). U diplomua për filozofi në Trauning (Austri). U shugurua meshtar më 26.4.1932. Për meritat e tij, e emëruan Sekretar pranë Ipeshkvisë së Durrësit. Shërbeu me një devocion dhe besnikëri të veçantë. Në vitin 1945, komunistët e arrestuan dhe e torturuan mizorisht. Dom Antonin e pushkatuan më 31.12.1946, në Porto Romano.
Imzot Frano Gjini
Ipeshkëv?Abat i Mirditës, në Orosh lindi në Shkodër, më 20 Shkurt 1886. Studimet filozofike i kreu në Seminarin Papnor të Shkodrës, kurse studimet teologjike në Kongregatën Propaganda Fide (Romë). U shugurua meshtar në Durrës më 28 qershor 1908, ku zhvilloi edhe shërbimin e tij meshtarak. Në vitin 1930 u shugurua Ipeshkëv i Durrësit, seli që e ndryshoi, sepse u emërua titullar i Abacisë Nullius të Oroshit. U arrestua më 15 nëntor 1946 me akuzat “spiun i Vatikanit” dhe “bashkëpunëtor i anglezëve e organizator i kryengritjes së Postribës”. Pësoi keqtrajtime dhe tortura të ndryshme. Pas shumë vuajtjesh, u dënua me pushkatim. Fjalët e tij të fundit qenë: “Rroftë Krishti Mbret! Shqipëria do të jetojë edhe nëse ne vdesim!”. U pushkatua më 11 mars 1948.
Marie Tuci
Lindi në Ndërfushaz (Rrëshen?Mirditë), më 12 Mars 1928. Shkollën e mesme e kreu te Motrat Stigmatine në Shkodër. U arrestua në Ndërfushaz më 10 gusht 1949. Kriminelët, hetuesit komunistë për të kënaqur instinktet e veta kafshërore, u munduan me të gjitha mënyrat, por vajza rezistoi heroikisht. Pastaj e përdhunuan në mënyrë barbare, sipas deklaratave të shoqeve të saj të burgosura me të. “Të gjitha torturat e mundura i ushtruan mbi trupin tim”, sipas një letre që nuk arritën ta nxirrnin jashtë nga burgu; ndër të tjera e futën në një thes, lakuriq, bashkë me një mace! Vdiq në spitalin e burgut në Shkodër, më 24 shtator 1950.
Atë Giovanni Fausti s.j.
Lindi në Broco të Breshës (Itali), më 19 Tetor 1899. Studioi në qytetin e vet, në seminarin ipeshkvnor. U shugurua meshtar në Romë, më 9 korrik 1922. Pas hyrjes në Shoqërinë e Jezusit, e dërguan në Shqipëri. Person me kulturë të gjerë dhe përshpirtëri shumë të madhe. Në Shqipëri kishte detyrën e zëvendësprovincialit. Ndërsa po i shpinin drejt pushkatimit, forconte vetveten dhe të tjerët me fjalët e psalmistit: “Të shkojmë me gëzim në shtëpinë e Zotit”. U arrestua më 31 dhjetor 1945, së bashku me Atë Dajanin, dhe pastaj u pushkatua më 4 mars 1946.
Dom Gjon Gazulli
Lindi në Dajç të Zadrimës (Lezhë), më 26 Mars 1893. Pas shkollës fillore në vendin e tij, filloi studimet në Seminarin Papnor të Shkodrës. Në vitin 1912 vazhdoi studimet në Romë, më vonë në Francë, e pastaj edhe në Austri, por jo gjithmonë vetëm për arsye studimi, por edhe për arsye shëndeti. U shugurua meshtar më 4 gusht 1919. Qe një kundërshtar i vendosur i qeverisë së mbretit Zog, që diskriminonte zonat e Dukagjinit, të Pukës dhe të Mirditës, zona tërësisht katolike. Insistimi i tij për të dënuar një regjim të tillë pati pasoja: më 26 dhjetor 1926 u arrestua. Mjaft shpejt, saktësisht më 2 janar 1927, u dënua me vdekje dhe u var.
Imzot Vincenc Prenushi o.f.m.
Arqipeshkëv i Durrësit. Lindi në Shkodër, më 4 Shtator 1885. Shkollën fillore dhe liceun e kreu në kolegjin e françeskanëve në Troshan, kurse teologjinë në Tirol (Austri). Meshën e Parë e kremtoi më 19 mars 1908. Qe drejtor i shtypshkronjës françeskane, i kolegjit françeskan, Guardian i Kuvendit të Shkodrës. Dy herë qe provincial. Më 19 mars 1936 u shugurua Ipeshkëv i Sapës e pastaj u emërua Arqipeshkëv i Durrësit. Njeri i përvujtë, i zellshëm, i butë, organizues i Ipeshkvisë, njeri shumë i mençur dhe shkrimtar i mirë. U arrestua më 19 maj 1947 dhe u dënua me 20 vjet burg. Vdiq në burgun e Durrësit, më 19 mars 1949.
Imzot Jul Bonati
Lindi në Shkodër, më 24 Maj 1874. Studioi në Firence. Njihte disa gjuhë të huaja. U shugurua meshtar në Goricia (Itali), më 8 prill 1906. Ka përkthyer në gjuhën italiane librin e famshëm të Atë Gjergj Fishtës: “Lahuta e Malcisë”. I ka dhënë një ndihmë të madhe Kishës sonë në Shqipëri: në Durrës dhe në Vlorë. Ishte një meshtar i përvuajtur dhe i mençur, plot me zell e devocion. U arrestua në Durrës më 25 mars 1946 dhe u torturua çnjerëzish. Vdiq më 5 nëntor 1951.
Dom Alfons Tracki
Lindi më 2 Dhjetor 1896 në një familje, që ishte shumë e ndikuar nga një traditë luftarake në Bleischëitz/Bliszezyce (Wroclaw) me prejardhje polake. Pasi mbaroi studimet teologjike në Bosnje në vitin 1920, u transferua në Shkodër si misionar. Luftoi me ngulm traditat e këqija, siç është prirja për t’u hakmarrë dhe marrja e gjakut. Gjatë Luftës së Dytë Botërore disa herë u bë ndërmjetësues tek oficerët gjermanë për të liruar shumë shqiptarë, ndër të cilët kishte edhe të rinj komunistë. Kontribuoi shumë edhe në krijimin e një ekuilibri më të mirë të bashkëjetesës dhe të dashurisë reciproke ndër bashkësitë fetare të pranishme në vend. U pushkatua më 18 korrik 1946.
Atë Gjon Shllaku
Lindi në Shkodër, më 27 Korrik 1907. Shkollën fi llore dhe të mesme e kreu tek françeskanët (Shkodër). Vazhdoi studimet në Universitetin e Lovanios në Belgjikë, për shkenca; për filozofi e teologji në Hollandë dhe në Sorbona të Parisit, ku mori doktoratin. U shugurua meshtar më 15 mars 1931. Kur u kthye në Shqipëri, qe profesor i filozofi së në liceun “Illyricum” të françeskanëve (Shkodër). U arrestua para studentëve të tij gjatë orës së mësimit, në janar të vitit 1945 dhe u pushkatua më 4 mars. Fjalët e tij të fundit, siç del nga aktet, qenë: “Rroftë Krishti Mbret! I falim armiqtë tanë!”.
Atë Karl Serreqi
Lindi në Shkodër, më 2 Shkurt 1911. Shkollën e mesme e kreu tek françeskanët, kurse teologjinë në Bresha (Itali). U shugurua meshtar dhe Meshën e Parë e kremtoi më 29 qershor 1936. U arrestua më 9 tetor 1946, sepse organet e sigurimit donin të dinin se çfarë i kishte thënë në rrëfi m një person politik. Ai, besnik ndaj fshehtësisë së rrëfi mit, nuk tha asgjë gjatë torturave. U dënua me vdekje më 18 janar 1947. Vdiq në burgun e Burrelit më 5 prill 1954. Është martir i fshehtësisë së rrëfimit.
Atë Mati Prendushi
Lindi në Shkodër, më 2 Tetor 1881. Shkollën fi llore, të mesme dhe liceun, i kreu në shkollën françeskane (Shqipëri). Studimet e filozofi së i kreu në Grac (Austri). U shugurua meshtar më 25.03.1904. Mori pjesë në kryengritjen e Malësisë së Madhe dhe në Deçiq në vitin 1911. Ishte me Dedë Gjon Lulin dhe të tjerët kur u ngrit flamuri shqiptar. Qe provincial i Françeskanëve në Shqipëri nga viti 1943 deri në vdekje. E dha jetën dhe lirinë e vet në flijim për të mirën e Shqipërisë. Qe dënuar me vdekje nga serbët, por pas një ndërhyrjeje të mbretit Nikolla të Malit të Zi, qe falur. Në 15.11.1946 qe arrestuar me akuzën e rreme se kishte fshehur armë nën altarin e Shën Antonit në kishën françeskane të Shkodrës, dhe për këtë arsye, qe pushkatuar nga komunistët. U pushkatua më 11 mars 1948, tek varrezat e Rrmajit.
Dom Jozef Maksen
Lindi në Worringen (Gjermani), më 2 Gusht 1906. Erdhi në Shqipëri si misionar dhe punoi në zonën e vështirë të Kthellës (Mirditë). Dha një kontribut të madh për rritjen e fesë së atij populli, por edhe në fushën e të mësuarit dhe të kulturës. Në periudhën 1938?1943 u angazhua në famullinë e Perlatit (Mirditë). Në vitin 1943 u transferua në Jubë të Durrësit. Në vitin 1946 u arrestua dhe u dënua me dy vjet burg, sepse ishte prift dhe sepse ishte gjerman. U mbyll në burgun e Tiranës dhe nga aty u zhduk. Të dënuarit e tjerë tregojnë se një natë e nxorrën nga burgu dhe pastaj nuk e morën vesh kurrë, se ku e kishin dërguar. Thuhet se kanë pushkatuar në një pyll më 17 nëntor 1946, në moshën 40 vjeçare.
Dom Lazer Shantoja
Lindi në Shkodër, më 2 Shtator 1892. Studioi nga fillorja deri në lice në Seminarin Papnor Shqiptar dhe vazhdoi studimet e teologjisë në Insbruk (Austri). U shugurua meshtar më 29 maj 1915. Qe sekretar i kreyiepsjhkvit Imzot Lazër Mjeda. Qe orator i aftë, shumë i përgatitur në shkencat njerëzore e hyjnore. U arrestua në vitin 1945 në Sheldi. Tmerrësisht dhe barbarisht i torturuar, u pushkatua në Tiranë më 2 shkurt 1946.
Dom Lekë Sirdani
Lindi në Gurës (Milot), më 1 Mars 1891. Studimet e para i kreu në Seminarin Papnor të Shkodrës, kurse teologjinë në Insbruk (Austri). U shugurua meshtar më 24 prill 1916. Shërbeu në famullitë e maleve të Arqipeshkvisë së Shkodrës. Ishte shumë i zellshëm dhe i devotshëm. Qe torturuar në mënyrë barbare e të pashpirtshme, krejt çnjerëzore. E bënë të sillej përreth famullisë së tij në zonën e Koplikut, pastaj e futën të gjallë në një pus ujërash të zeza dhe e lanë aty derisa vdiq më 26 dhjetor 1948, i torturuar dhe i mbytur nga policia e Koplikut, në veri të qytetit të Shkodrës.
Dom Luigj Prendushi
Lindi në Shkodër, më 24 Janar 1896. Prej shkollës fillore deri në meshtari studioi në seminare të ndryshme të Piemontes, në kolegjet Skarnafacio dhe Sarvano. U shugurua meshtar më 12 mars 1921. U kthye në Shqipëri dhe filloi të shërbejë në Ipeshkvinë e Sapës. U akuzua se ishte “spiun i Vatikanit”, u arrestua në Naraç më 8 dhjetor 1946 dhe për të terrorizuar popullin, u pushkatua në Shelqet në praninë e fshatarëve, më 24 janar 1947.
Atë Ciprian Nika
Lindi në Shkodër, më 19 Korrik 1900. Mbeti jetim, kur ishte pesë vjeç. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në Shkodër, kurse studimet teologjike në Austri. U shugurua meshtar në Romë më 25.07.1924. Qe provincial i françeskanëve në periudhën 1938?1941, u bë guardian i kuvendit të Shkodrës nga viti 1944 deri në vdekje. U arrestua me akuzën se kishte marrë pjesë në vendosjen e armëve në altarin e kishës; gënjeshtër e shpikur për të shkatërruar kuvendin. Fjalët e tij të fundit të shkruara në procesverbalin gjyqësor qenë: “Rrotë Krishti Mbret! I falim armiqtë tanë! Shqipëria nuk vdes me ne!”. U pushkatua më 11 mars 1948.
Atë Serafin Koda
Lindi në Janjevë (Kosovë), më 25 Prill 1893. Meshën e Parë e kremtoi më 30 korrik 1925. Qe famullitar në Lezhë, kur u arrestua dhe u torturua. U arrestua pas një takimi, që bënë françeskanët në Lezhë për arsye ekonomike, të cilit organi i sigurimit donte t’i jepte kuptim politik, sikurse e kishin zakon ata. Kërkonin dëshmi nga Atë Serafini, por ai nuk pranonte t’i akuzonte vëllezërit e vet. Vdiq, në Lezhë, ndër tortura, më 11.05.1947. Ka qenë misionar i zellshëm. Infermierja Marie Ndoja, që e mjekonte në momentet e agonisë, e varrosi fshehtazi nën një ulli të oborrit të kuvendit, e pas dëshmisë së saj, janë gjetur eshtrat e tij më 16 shtator 1994.
Atë Gasper Suma
Lindi në Shkodër, më 23 Mars 1897. Shkollën e mesme e kreu te françeskanët, kurse teologjinë në Insbruk (Austri). U shugurua meshtar, më 31 korrik 1921 dhe shërbyu gjithmonë në zonat më të vështira malore: Theth, Brigje të Hotit dhe Gomsiqe. Pati një shpirt të madh sakrifice. U arrestua dhe vdiq në burgun e Shkodrës më 14 prill 1950. Eshtrat e tij pushojnë në Kishës Françeskane të Shkodrës.
Dom Anton Muzaj
Lindi në Vrnakollë (Kosovë), më 19 Mars 1921. Shkollën e mesme e kreu në Seminarin Papnor Shqiptar në Shkodër. Në vitin 1938 shkoi në Romë në Kongregatën Propaganda Fide dhe studioi teologji në Universitetin Gregorian. U shugurua meshtar më 19 mars 1944. Në vitin 1946, u kthye në atdhe. Në vitin 1948 u arrestua dhe pas shumë torturave u lirua. Vdiq në Arqipeshkvinë e Shkodrës, për shkak të pasojave të torturave, në pranverë të vitit 1948. Pra: është vrarë “in odium fidei”. Ishte i devotshëm dhe i zellshëm; si karakter gjithmonë i gatshëm dhe shumë i përvuajtur.
Dom Dede Maçaj
Lindi në Mal të Jushit (Shkodër), më 5 Shkurt 1920. Mësimet e para i mori në Seminarin Papnor të Shkodrës, kurse teologjinë në Romë. U shugurua meshtar më 19 mars 1944 dhe u emërua zëvendës famullitar i Shkodrës. U mor në shërbimin ushtarak, pastaj u arrestua si spiun i Vatikanit më 10 mars 1947. Pas torturave të papërshkrueshme u pushkatua më 28 mars 1947, në Përmet. Gjatë shërbimit ushtarak edhe pse i disiplinuar, për shkak të fesë së tij katolike, qe gjithmonë i përçmuar dhe i keqtrajtuar, siç kanë dëshmuar shokët e tij.
Dom Dede Malaj
Lindi në Mali Kolaj (Velipojë), më 16 Nëntor 1917. Pas shkollës fillore dhe të mesme, që kreu në Seminarin Papnor Shqiptar vazhdoi studimet në Itali. U shugurua meshtar në Castel Gandolfo (Romë), më 20 dhjetor 1942. U kthye në Shqipëri në Ipeshkvninë e Shkodrës për të shërbyer në zonën e Dajçit të Bregut të Bunës. Pasi dërgoi jashtë shteti listën e meshtarëve të pushkatuar, u arrestua dhe u dënua me vdekje. In odium fidei ? Vox Populi. [Prej urrejtjes ndaj fesë ? është zëri i popullit]. Përballë gjyqit rinovoi me guxim shpalljen e tij të fesë katolike dhe paditi padrejtësitë e regjimit komunist. U pushkatua më 12 maj 1959, në moshën 42 vjeçare.
Mark Çuni, seminarist
Lindi në Rranxa të Bushatit (Shkodër), më 30 shtator 1919. Pas shkollës fillore, kryer në fshatin e vet, shkollën e mesme e kreu në Shkodër dhe tetëmbëdhjetëvjeçar, vazhdoi studimet në Seminarin Papnor në Shkodër. Qe themelues klandestin i organizatës politike “Bashkimi Shqiptar” brenda seminarit. Eprorët e tij nuk e dinin një gjë të tillë. Kur organizata u zbulua nga qeveria, u arrestuan Atë Fausti e Atë Dajani, si eprorë dhe përgjegjës të Seminarit. Pastaj seminaristi u arrestua dhe u dënua me vdekje, bashkë me eprorët e vet. U pushkatua më 4 mars 1946.
Atë Bernardin Palaj
Lindi në Shllak, famulli e Ipeshkvnisë së Shkodrës, më 2 Tetor 1894. Teologjinë e kreu në Insbruk (Austri). Qe një ndër mitologët më të mirë shqiptarë; qe profesor dhe shkrimtar. Pati një kulturë të gjerë letrare dhe muzikore, qe pianist i shquar. Në 1946 u arrestua dhe vdiq ndër tortura, para se të dënohej, më 8 dhjetor 1947 në Shkodër. E lidhën me tela të ndryshkur, dhe kështu vdiq nga tetanozi.
Atë Daniel Dajani
Lindi në Blinisht (Zadrimë), më 2 Dhjetor 1906. Pas shkollës fillore, të cilën e kreu në fshatin e tij, shkoi në Torino ku ndoqi kurset e fi lozofi së dhe të teologjisë. U shugurua meshtar në Kieri (Itali), më 15 korrik 1938. U rikthye në Shqipëri dhe dha mësimin e latinishtes në Seminar. Meshtar shumë i ndershëm dhe i zellshëm, i kujdesshëm për të mirën e shpirtrave, e mbi të gjitha për formimin e seminaristëve, me të cilët ishte shumë i afërt dhe i gatshëm, ishte si një vëlla; shumë i dashur nga të gjithë. U arrestua bashkë me Atë Faustin, u dënua me vdekje dhe u pushkatua më 4 mars 1946. U torturua në mënyrë çnjerëzore.
Gjelosh Lulashi (laik)
Lindi në Shosh (Dukagjin), më 2 Shtator 1925. Qe besimtar i thjeshtë, laik. Qe oficer ushtarak në spitalin e Shkodrës. Qe anëtar i organizatës politike “Bashkimi Shqiptar”. U arrestua dhe pushkatua më 4 mars 1946, së bashku me Atë Gjon Shllaku o.f.m., Atë Giovanni Fausti s.j., Atë Daniel Dajanin s.j. i tërhequr dhe i forcuar prej shokëve të tij heroikë, me të cilët vuajti dhe vdiq, tha këto falë të fundit: “I thoni babës të më falë se e kam trazue. Nanës të fala dhe të m’i puthë vllaznit. Rroftë Krishti Mbret! Rroftë Shqipëria!”
Dom Mikel Beltoja
Lindi në Beltojë, më 9 Maj 1935. Shkollën fi llore e kreu në fshatin e tij dhe disa klasë të shkollës së mesme. U përgatit nga ana filozofike e teologjike privatisht nga Ipeshkvi i Shkodrës, Imzot Ernest Çoba. U shugurua meshtar më 8 dhjetor 1961. Qe shumë i zellshëm në shërbimin e tij meshtarak. Pas mbylljes së kishave në mars 1967, pa marrë parasysh ndalimet e regjimit, shkonte nga njëri fshat në tjetrin dhe në mënyrë të veçantë në male, duke ofruar me guxim shërbimin e tij fetar. U arrestua në Beltojë, më 19 prill 1973. Qe torturuar në mënyrë shtazarake, por rezistoi me vendosmëri dhe heroizëm. Për ta bërë të heshtte në sallën e gjyqit, pasi që e kishin zhveshur, e therën disa herë me zumça. U pushkatua më 10 shkurt 1974.
Dom Ndre Zadeja
Lindi në Shkodër, më 3 Nëntor 1892. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në Seminarin Papnor të Shkodrës, kurse teologjinë në Insbruk (Austri). U shugurua meshtar në Shkodër më 24 prill 1916. Një ndër Meshët e para të tij, e kremtoi në Shenjtëroren e Zojës së Këshillit të Mirë (rrëzë Kalasë së Shkodrës). Shkroi shumë drama. Qe sekretar i Arqipeshkvit të Shkodrës dhe pastaj famullitar në famulli të ndryshme të Dioqezës. Qe i pari meshtar, që u pushkatua në Shkodër nga komunistët, të cilët sapo kishin ardhur në pushtet, më 25 mars 1945.
Dom Mark Gjani
Lindi në Shën Gjergj (Pulaj), më 10 korrik 1909. Shkollën e mesme e kreu në Seminarin Papnor të Shkodrës, kurse teologjinë në Bobio (Itali), ku edhe u shugurua meshtar më 21 mars 1942. U arrestua në vitin 1947 në Kalivare, vdiq në Shën Pal të Mirditës, pas torturave çnjerëzore, në vitin 1947. Kur e torturonin, kërkonin prej tij të mallkonte Jezu Krishtin dhe ai përgjigjej duke bërtitur: “Rroftë Jezu Krishti!”, e kjo për disa ditë rresht, derisa vdiq ndër këto tortura shtazarake. Këto fjalë të Dom Mark Xhanit janë treguar me lot në sy, nga një person që quhej Nikollë Perndoj nga Kthella e Oroshit, që kishte qenë në të njëjtën qeli me të. Trupi i tij u hodh në një kanal dhe u shqye nga qentë.
Dom Dede Plani
Lindi në Shkodër, më 21 Janar 1891. Shkollën e mesme e kreu në Seminarin Papnor të Shkodrës, kurse teologjinë në Insbruk (Austri). U shugurua meshtar në Primiz (Austri) më 3 gusht 1919. Pas shugurimit të tij meshtarak u rikthye në atdhe. Ishte i mirë dhe i zellshëm. U arrestua në vitin 1947 në Rrenc (Shkodër). Vdiq ndër tortura para se të gjykohej, më 30 prill 1948.
Dom Ejell Deda
Lindi në Shkodër, më 22 Shkurt 1917. Studimet e para i kreu tek françeskanët, pastaj kaloi në Seminarin Papnor të Shkodrës, ku studioi edhe teologjinë. U shugurua meshtar më 24 shkurt 1943 në kishën e jezuitëve (Shkodër), ku kremtoi edhe Meshën e Parë të nesërmen, më 25 shkurt. Qe famullitar i Bushatit (Shkodër). U arrestua më 12 nëntor 1947. Vdiq në burg, më 12 maj 1948. “In odium fidei”. Ishte i përshpirtshëm, i zellshëm dhe një meshtar shembullor.
Dom Jak Bushati
Lindi në Shkodër, më 7 Gusht 1890. Studimet i kreu në Seminarin Papnor të Shkodrës, sikurse edhe filozofi në dhe teologjinë. U shugurua meshtar më 29 maj 1915. Shërbeu në zonën e Mirditës për 26 vjet. Qe i respektuar nga të gjithë. Ishte i devotshëm dhe i zellshëm. U arrestua në vitin 1949. Pas shumë torturash vdiq në burg më 12 shtator 1949, para se të gjykohej. Është një martir i vërtetë me një jetë të shenjtë.
Papa Josif Mihali
Lindi në Elbasan, më 23 Shtator 1912. Studimet i kreu në seminarin “Benedikti XI”, në Grotaferrata (Itali). Dha një shembull shumë të mirë. Studimet e filozofi së dhe të teologjisë i kreu në seminarin e shën Atanazit (Romë). U shugurua në Romë, më 1 dhjetor 1935. Në Shqipëri erdhi në vitin 1936 dhe u caktua famullitar i Kishës së shën Pjetrit në Elbasan. U arrestua në vitin 1945, sepse ishte prift katolik dhe u dërgua me punë të detyruar në Korçë. I rraskapitur nga lodhja, meqë nuk mund të punonte më, e varrosën të gjallë në kënetën e Maliqit, më 26 tetor 1948.
Dom Marin Shkurti
Lindi në Samrish, më 1 Tetor 1933. Shkollën fillore e kreu në Dajç të Bregut të Bunës, kurse studimet e tjera tek famullitari Pjetër Gruda. U shugurua meshtar në katedralen e Shkodrës, nga Imzot Çoba, më 8 dhjetor 1961. Pas mbylljes së kishave, ka zhvilluar fshehurazi shërbesën e tij në fshatra e qytete. Kërkoi strehim në Jugosllavi, por u tradhëtua dhe iu dorëzua komunistëve shqiptarë, të cilët e pushkatuan në vitin 1969.
Dom Ndoc Suma
Lindi në Nënshat, më 31 korrik 1887. Studimet filozofi ke dhe teologjike i kreu në Seminarin Papnor të Shkodrës. Në Insbruck (Austri) bëri edhe dy vite të tjera studim. U shugurua meshtar më 21 shtator 1911 në Kapelën e Kolegjit Saverian. Meshën e Parë e kremtoi në Nënshat, më 24 shtator 1911. Shërbeu si famullitar në Kçirë, Koman, Naraç, Laç të Vaut të Dejës dhe në Pistull. Më 8 dhjetor 1946 u arrestua, ndërsa kremtonte Meshën e shenjtë. U akuzua rrejshëm, e pastaj u dënua me 30 vjet burg. Pas një paralyze në vitin 1953 dhe pasi bëri tetë vite burg, u lirua më 27 nëntor 1954. Njihej si një etnograf i madh. Kishte mbledhur shumë tregime mitologjike e tradita të vjetra shqiptare. Vdiq më 22 prill 1958.
Dom Pjetër Çuni
Lindi në Shkodër, më 9 Korrik 1914. Shkollën fillore dhe liceun e kreu në Seminarin Papnor të Shkodrës, kurse teologjinë në Kongregatën Propaganda Fide (Romë). U shugurua meshtar më 23 mars 1940. Shërbeu në famullitë e maleve përreth Shkodrës: Reç e Lohe (Shkrel). U arrestua pa motive në Rrjoll më 27 korrik 1948. Egërsisht i torturuar, qe futur për së gjalli në një pus ujërash të zeza, ku vdiq më 26 dhjetor 1948. Qe një meshtar shembullor, i zellshëm dhe bari i mirë për grigjën e vet. Qe i paluhatshëm kundër diktaturës. Është një martir i vërtetë, bashkë me Dom Aleksandër Sirdanin.
Dom Shtjefen Kurti
Lindi në Ferizaj (Kosovë), më 25 Dhjetor 1898. U shugurua meshtar në Romë më 13 maj 1921. Erdhi në Shqipëri më 6 janar 1930, bashkë me Dom Luigj Gashin e Dom Gjon Bisakun. U arrestua në Tiranë më 28 tetor 1946, dhe u dënua me njëzet vjet burg. Pas mbylljes së kishave u dërgua në Gurëz (Milot). U arrestua përsëri më 11 qershor 1970 dhe u dënua me vdekje “in odium fidei”, pse pagëzoi një fëmijë. U pushkatua më 20 tetor 1971.
Fran Mirakaj (laik)
Lindi në Iballë (Pukë), më 13 Gusht 1916. Qe blegtor dhe shitës. Kishte të afërm e kushërinj jashtë shtetit, për këtë arsye u fut në lojën e Sigurimit. Gjykata e Tiranës, e kryesuar nga gjykatësi Frederik Nosi me Prokurator Nezat Haznedarin, aprovoi dënimin e shpallur në Shkodër më 22 shkurt 1946. U pushkatua në moshën 29 vjeçare, në shtator të vitit 1946.
Vëlla Gjon Pantalia
Lindi në Prizren (Kosovë), i afërm me Nënë Terezën, më 2 Qershor 1887. Erdhi në Shqipëri në vitin 1906 në shkollën e jezuitëve, si vëlla në shoqërinë e Jezusit. Ka studiuar edhe në Soresina (Itali). Të gjithë ata që e kanë njohur fl asin me respekt të madh për të. Ai ka pasur një rol të madh në jetën e kolegjit. Ishte një njeri i mençur dhe i zellshëm. Pas arrestimit të Etërve Fausti dhe Dajani, qe udhëheqësi shpirtëror i Kongregatës. U arrestua në vitin 1946 në Kuvendin e Fretërve (Gjuhadol) dhe pësoi tortura të tmerrshme. Vdiq ndër tortura, më 31 tetor 1947.
Qerim Sadiku (laik)
Lindi në Vuthaj (Shkodër), më 12 Shkurt 1919. Qe anëtar i organizatës politike “Bashkimi Shqiptar” dhe ishte ndërlidhës mes malit e qytetit. U arrestua më 3 dhjetor 1945 dhe i duroi torturat me një guxim të madh. U dënua me vdekje dhe u pushkatua, në grup, bashkë me Atë Gjon Skllaku, Atë Giovanni Fausti dhe Atë Daniel Dajani, më 4 mars 1946. Fjalët e tij të fundit qenë: “I fali ata që kanë mundur të më bëjnë keq. I fali ata që më kanë dënuar me vdekje e ata që do të më pushkatojnë”.
Atë Luigj Paliq
Lindi në Janjevë, në Arqipeshkvinë Shkup?Prizren, më 21 Shkurt 1879. Pas shkollës fillore në vendin e lindjes, u transferua në Kuvendin e Troshanit (Lezhë). Vazhdoi studimet filozofi ke në Itali gjatë viteve 1896?1901. U shugurua meshtar më 21.09.1901. Pas shugurimit shërbeu në Kosovë, në famullinë e Pejës dhe të Gllogjanit, si edhe në shenjtëroren e Shën Antonit në Gjakovë. Pas shugurimit u ndal në Romë edhe për dy vite të tjera për studimi pas?universitare. Gjatë viteve 1905?1907, qe famullitar në Arqipeshkvinë e Shkodrës. Gjatë viteve 1907?1912 u emërua rektor i shenjtërores së shën Antonit të Gjakovës (Kosovë). U martiziua në fshatin Janosh afër Gjakovës më 7 mars 1913.