“Shën Jozefi” Fushë – Arrës

Famullitar

P. Andreas Waltermann, Kapuçin
Cel.: 0683646786
E-Mail: andreas.waltermann@gmail.com

Asistent pastoral

Franc Doda
Cel.: 0692525535

Motrat Françeskane

M. Gratias Ruf
Cel.: 0682353062
E-mail: sr.gratias@gmail.com

Histori e shkurtër e famullisë

Pas vitit 1992 ka filluar me punën baritore në Fushë-Arrëz dhe në fshatrat përreth Atë Gjon Gibson, që ka shërbyer këtu. Don Ernest Troshani ishte prej vitit 1994 përgjegjës për ndërtimin e famullisë dhe me vonë Don Marcello nga Kroacia, Don Giovanni Fiocchi nga Puka dhe pastaj Don Stefanito Lazzaro, të cilët kanë punuar këtu deri në vitin 2008.
Me datën 26.04.1995 kanë ardhur dy Motrat Françeskane gjermane në Fushë-Arrëz, M. Gratias Ruf dhe M. Bernadette Ebenhoch. Këto motra kanë ndërtuar stacionin e misionit katolik me kopshtin dhe ambulancen, dhe në vitin 2001 deri në 2005 me përkrahjen e Dioqezes së Orvieto – Todi-t në Itali kishën e famullisë Shën Jozefi.
Me datën 19.10.2008 famullitari u bë P. Andreas Waltermann, Kapuçin nga Gjermania.
Famullia ka edhe një asistent pastoral, Franc Doda.
Famullisë së Shën Jozefit i përkasin qyteti i Fushë-Arrëzit me rreth 4.200 katolikë dhe fshatrat Lumardh, Bardhet, Tuç, Lumbardh, Kodërkeqe, Mollëkuqe, Srriqe dhe Armiraj.
Në vitin 2009 famullia e Shën Eufemisë në Breg me fshatrat Breg, Lumzi, Kavlinaj, Bicaj dhe Vaushënkoll ishte e bashkuar dhe në vitin 2012 edhe famullia e Shën Mëhillit me Kryezi, Qaf Mali, Orosh dhe Flet. Së bashku kanë famullia e Fushë-Arrëzit, e Bregut dhe e Kryeziut rreth 6.000 Katolikë.