Kjo kishë i ka rezistuar regjimit të egër të komunizmit deri në vitet’90. Një dëshmitar thotë se, në vitin 1961, Kisha ishte e mbyllur dhe brenda kishte shumë trupore dhe figura të shenjtërve te grumbulluara nga kishat e tjera. Në fillimin e viteve ’90, tavani i kishës është veteshkatërruar. Me mbështetje të bamirësve, në vitin 2000 filluan punimet për ndërtimin e kishës së re dhe u shugurua në vitin 2002.
Në Curraj Epërm (gjithmonë në Komunën Lekbibaj) ekziston një kishë e vogël që nuk ishte shkatërruar. Pas vizitës së Ipeshkvit Mons. Lucjan Avgustini , ne Korrik të vitit 2011, është ribërë tavani i ri. Kjo zonë baritore përfshin gjithë zonën Nikaj – Mertur ku shtrihen fshatrat Lekbibaj, Shën Gjergj, Curraj Epërm, Curraj Poshtë, Tetaj, Markaj, Mulaj, Gjopepaj, Btoshe, Peraj, Palç, Salcë, Brisë. Është zona më e thellë malore e Dioqezws. Historikisht edhe kjo zonë ka qenë shërbyer nga Etërit Françeskanë.