Pas periudhës që kaluam nga pandemia Covid – 19, Caritas Sapa tashmë ka filluar aktivitetet e saj intensive në edukimin dhe formimin e brezave të rinjë. Një ndër këto aktivitete është edhe projekti “Të lirë për të ikur, të lirë për të qëndruar”. Në kuadër të këtij projekti Caritasi, organizoi formimin për përgatitjen e animatorëve të rinjë të famullive të Dioqezës Sapë, financuar nga Konferenca Ipeshkvore e Italisë CEI. Ky formim u organizua në faza të ndryshme, me pjesëmarrjen e 35 të rinjëve përfaqësues nga 5 famullitë e dioqezës,  si Blinisht-Gjader, Dajç-Mabë, Shelqet-Dejë, Hajmel-Nënshat dhe Vau Dejës.

Janë këto djem dhe vajza të moshës 15-20 vjeç, të cilët kanë shprehur dëshirën për të qenë sa më afër kishës duke dhënë kontributin e tyre në forma të ndryshme.

Me mbështetjen edhe të stafit të Caritas Shqiptar, kryesisht të ekspertes znj. Enkeleda Qama, e cila është relatorja kryesore e këtij formimi, ky projekt gjeti zbatimin e tij kohërent me të gjitha strukturat formuese. Formimi ishte i ndarë në 4 sesione me nga dy ditë formimi në fundjavë, dhe me një program të mirëpërgatitur dhe të larmishëm.

Në fund të këtij formimi këtyre të rinjëve iu dorëzuan edhe çertifikatat përkatëse të këtij kursi, si shenjë mirënjohjeje dhe vlerësimi për pjesëmarrjen e tyre.

Gjithashtu, vlen të theksohet se këto të rinjë, me mbështetjen e Caritasit Dioqezan Sapa, do të organizojnë kampet verore të kësaj vere me fëmijët e famullive ku ato jetojnë.

Është një pasuri që ju ofrohet këtyre të rinjëve, të cilët vërtetë e duan vendin e tyre dhe duan të qëndrojnë në vendlindje. Dhe gjithmonë Caritas Sapa ka në fokus të tij këto formime duke ju siguruar një  mbështetje kryesore për këto kategori të rinjësh. E dhashtë Zoti që të bëjmë më të mirën e mundshme për besimtarët tanë dhe për vendin tonë, Shqipërinë.

Violeta Marashi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here