Bijtë e vërtetë nuk e harrojnë kurrë vendlindjen. Ata ikin por nuk harrojnë prej nga erdhen.
Dy prej djemve të fshatit Plet kurorëzuan me sukses rikonstruksionin e plotë të Kishës shekullore të Sh’Lleshdrit ( shën Aleksandrit) duke u bërë shkak që të gjithë banorët e larguar të rikthehen dhe një herë sot si dikur në vendlindjen e tyre për inagurimin e kishës së restauruar.
Mesha shenjte me rastin e rikonstruksionit të kishës u celebrua nga ipeshkëvi i dioqezës së Sapes, Mons. Simon Kulli dhe nga famullitari i Pukës, Dom Zef Marku të cilët nder të tjera vlerësuan aktin human të dy prej djemve të fshatit Plet.
Kisha është ndërtuar në Shek XIX dhe rindertimi i saj është bërë nga banoret e Pletit në vitin 1992 pas shkatërrimit që i bëri komunizmi për t’u restauruar dhe kthyer në pamjen e saj fillestare pikërisht ktë vit, me datën 15 gusht 2022.