Krishtlindja në Sapë është kremtuar dhe përjetuar edhe në një formë krejt ndryshe që tashmë prej katër vitesh është kthyer në traditë, duke themeluar Betlehemin e gjallë, me pamje reale, e duke na kthyer pas në kohë, pikërisht në kohën e Lindjes së Krishtit.
Rreth 250 besimtarë të grupmoshave të ndryshme të famullisë “Shën Pali &Pjetri” në Hajmel, prej ditësh janë organizuar për të improvizuar qytetin e Betlehemit.
Nën kujdesin e Etërve Kapuçinë në bashkëpunim me Motrat Stigmatine, ato kanë ofruar për vizitorët pamje reale të asaj kohe, ku spikasin shumë veshja, traditat dhe mënyra e të jetuarit. E në të njëjtën kohë, ofrohet ikja e popullit të Egjiptit drejt tokës së premtuar dhe rrugëtimi i Marias dhe Lindja e Jezusit fëmijë.
Sipas regjisorit, birit të kësaj famullie, z. Markerid Hilaj, ai tregon se e gjithë kjo është për t’u treguar njerëzve se jo gjithçka është luksi. Ta shohin me sytë e tyre se si sfumohet nga pallatet e mermerta drejt thjeshtësisë. Ndërsa për pader Reoland Marku, ky organizim është mjaft domethënës ku së bashku ne shohim se Zoti me Lindjen e Krishtit, na përfshin edhe ne me natyrën e tij Hyjnore. Ka qenë e mrekullueshme edhe Krishti fëmijë, ku fëmija tre muajsh ka luajtur këtë rol të mahnitshëm.
I gjithë ky organizim sjellë një mesazh paqeje dhe dashurie që na vlen të gjithëve, ku në plan të parë është jeta, dhurata e Zotit bërë ndër ne dhe familja e shenjtë, bërthama e njerëzimit. Betlehemi i gjallë pritet të vizitohet nga mijëra njerëz të cilët kanë mundësinë ta vizitojnë jo vetëm me 26 dhjetor por edhe me 1 janar 2023..
Teksti & fotografia: Violeta Marashi 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here