Këtë fillim jave të fundit të qershorit, (25. 06. 2018), në famullinë “Shën Gjon Bosko” në Shelqet, filluan punimet për ndërtimin e Qendrës më të re Baritore, një vepër kjo e projektuar prej kohësh dhe tani sapo ka filluar të realizohet.

Me bekimin e  Zotit, në praninë e famullitarit Dom Kastriot Gjoka dhe firmës ndërtuese, ipeshkvi i vendit, Imzot Simon Kulli bëri bekimin e themelit të kësaj qendre, e cila do të shërbejë si një qendër edukimi moral e shpirtëror për fëmijët dhe të rinjtë e famullisë “Shën Gjon Bosko”.

Ky projekt ka ndihmën financiare pjesërisht nga shoqata e donatorëve “Renovabis”, dhe donatorë të tjerë, dhe parashikohet të përfundojë në qershor të vitit 2019.

Zoti, me ndërmjetësinë e shenjtit që i dedikohet kjo famulli, Shën Gjon Boskos i shoqëroftë punimet e këtij objekti që do të shërbejë si palestër formimi dhe rekreacioni të mbushur me dashuri e vëllazëri për brezat e ardhshëm.

Violeta Marashi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here