Sacramentum caritatis

Letra apostolike passinodale

Sacramentum caritatis

e Shenjtërisë së Tij

Papa Benedikti XVI

drejtuar ipeshkvijve, klerit, personave të shuguruar
dhe laikëve që besojnë në Krishtin mbi Eukaristinë
si burim dhe lajm i jetës dhe misionit të Kishës

HYRJE

  1. Sakramenti i dashurisë:[1] Eukaristia e Shenjtë është dhuratë e vetëflijimit të Jezu Krishtit, me të cilën ai na zbulon dashurinë e pafund të Hyjit ndaj çdo njeriu. Në këtë Sakrament të mrekullueshëm tregohet dashuria “më e madhe” që e shtyn atë “ta japë jetën e vet për miqtë e vet” (krhs. Gjn 15,13). Jezusi me të vërtetë i donte të vetët “deri në pikën e fundit” (Gjn 13,1). Me këtë formulim ungjilltari na udhëzon në gjestin e përvujtërisë së pafund që ka bërë Jezusi: Para se të vdiste në kryq për ne, i rrethuar me një peshqir, ua lau këmbët nxënësve të vet. Në të njëjtën mënyrë Jezusi vazhdon të na dojë edhe neve në sakramentin eukaristik “deri në plotëni” deri në sakrificën e korpit dhe të gjakut të tij. Çfarë çudie duhet t’i ketë kapluar zemrat e apos­tujve përballë gjesteve dhe fjalëve të Zotërisë gjatë asaj darke! Çfarë çudie duhet të shkaktojë misteri eukaristik në zemrën tonë!

 

Ushqimi i së vërtetës

  1. Në sakramentin e altarit Zotëria e takon njeriun e krijuar si përngja­sim të Hyjit (krhs. Zan 1,27) dhe bëhet shoqëruesi i tij. Në këtë sakrament domethënë Zotëria bëhet ushqim për njeriun që është i uritur për të vër­tetën dhe lirinë. Meqenëse vetëm e vërteta mund të na çlirojë me të vërtetë (krhs. Gjn 8,36), Krishti bëhet për ne ushqim i së vërtetës. Me një kuptim të thellë të realitetit njerëzor, Shën Augustini na ka sqaruar se si njeriu lëvizet spontanisht dhe jo me detyrim kur ka të bëjë me diçka që e tërheq ose që ia çon dëshirën. Kur ipeshkvi i shenjtë pasta j e pyet veten se çfarë do ta lëvizte njeriun fundja në brendinë e tij më të thellë, ai thotë: “çfarë dëshiron zemra më shumë se të vërtetën?”[2]Me të vërtetë çdo njeri bart në vete dëshirën e papushueshme për të vërtetën e fundit. Për këtë arsye Jezusi, Zotëria, “Udha, e Vërteta dhe Jeta” (Gjn 14,6) i drejtohet zemrës përvëluese të njeriut që ndjehet si shtegtar që e mundon etja, zemrës që ka mall për burimin e jetës, zemrës që lufton për të vërtetën. Jezu Krishti në të vërtetë është e vërteta e bërë person që e tërheq në vete botën. “Jezusi është ylli polar i lirisë së njeriut; pa të ajo e humb orientimin, sepse pa njohjen e së vërtetës zvetënohet liria, ajo izolohet dhe bëhet arbitraritet steril. Me Jezusin gjendet e vërteta prapë”.[3] Në Sakramentin e Eukaristisë Jezusi na tregon veçanërisht të vërtetën e dashurisë që është thelbi i vetë Hyjit. Kjo e vërtetë e bazuar në Ungjill ka të bëjë me çdo njeri dhe me tërë njeriun. Kisha, e cila në Eukaristi e gjen qendrën e vet jetësore, mundohet për këtë arsye në vazhdimësi t’ua predikojë të gjithëve se Hyji është dashuri, pa marrë parasysh se a dëshirojnë të dëgjojnë të tjerët a jo (krhs. 2 Tim 4,2).[4] Pikërisht për arsye se Krishti është bërë për ne ushqim i së vërtetës, Kisha i drejtohet njeriut dhe e fton atë ta pranojë me liri dhuratën e Hyjit.

 

Zhvillini i ritit eukaristik

 

  1. Kur e vështrojmë historinë dymijëvjeçare të Kishës së Hyjit, e cila u udhë­heq me anë të veprimit të urtë të Shpirtit Shenjt, e admirojmë me mirënjohje të plotë zhvillimin e formave rituale që janë rregulluar gjatë kohës, në të cilat përkujtojmë ngjarjen e shëlbimit tonë. Nga format e llojllojshme të shekuj­ve të parë që rrezatojnë ende në ritet e Kishave të Vjetra të Lindjes deri te përhapja e ritit Romak; nga udhëzimet e qarta të Koncilit të “Trientit dhe të Mesharit të Shën Piut V deri te forma liturgjike e frymëzuar nga Koncili II i Vatikanit: Në çdo epokë të historisë së Kishës lëshon dritë kremtimi i Eukaristisë si burim dhe kulm i jetës dhe misionit të saj në ritin liturgjik në tërë begatinë e këtij kremtimi të larmishëm. Asambleja e Përgjithshme e XI e Rregullt e Sinodit të Ipeshkvijve që është mbajtur në Vatikan nga data 2 deri më 23 tetor 2005, duke marrë parasysh këtë histori, ajo e ka shprehur falënderimin e saj të thellë ndaj Hyjit dhe ka deklaruar se në të ishte me ndi­kim udhëheqja e Shpirtit Shenjt. Në veçanti Etërit sinodalë kanë konstatuar dhe afirmuar ndikimin e bekuar që ka ushtruar në jetën e Kishës forma e liturgjisë e realizuar që nga Koncili II i Vatikanit.[5] Sinodi ipeshkvor pati mundësinë ta vlerësojë receptimin e saj pas Asamblesë konciliare. Kishte jashtëzakonisht shumë vlerësime të mira. Siç u konfirmua, disa vështirësi dhe disa keqpërdorime të përmendura nuk mund ta errësojnë vlerën dhe efika­sitetin e formës liturgjike, e cila në gjirin e vet fsheh shumë pasuri që ende nuk janë hulumtuar plotësisht Konkretisht bëhet fjalë për atë se ndryshimet e qëllimshme të Koncilit duhet kuptuar brenda tërësisë që e karakterizon zhvillimin historik të vetë ritit, pa futur aty thyerje jonatyrore.[6]

Sinodi Ipeshkvor dhe Viti i Eukaristisë

  1. Veç tjerash është e nevojshme ta theksojmë lidhjen mes Sinodit më të ri Ipeshkvore mbi Eukaristinë dhe asaj që ka ndodhur në vitet e fundit në jetën e Kishës. Pikësëpari duhet të kthehemi në mendje në jubileun e madh të viti 2000, me të cilin paraardhësi im i dashur, Shërbëtori i Hyjit Gjoni Pali II e ka futur Kishën në mijëvjeçarin e tretë të krishterë. Viti jubilar ishte pa dyshim i karakterizuar shumë me Eukaristinë. Përveç kësaj nuk duhet të harrojmë se Sinodit Ipeshkvor i parapriu Viti i Eukaristisë që e deshi Gjoni Pali II me një largpamësi të madhe për gjithë Kishën dhe i cili në njëfarë mënyre edhe e ka përgatitur. Ky interval kohor që pati filluar me Kongresin Ndërkombëtar Eukaristik në Guadalajara në tetor 2004, u krye në fund të Asamblesë së 11 sinodale me shenjtërimin e pesë të lumturve, të cilit ishin karakterizuar veçanërisht me përshpirtëri eukaristike: Ipeshkvi Jozef Bilczewski, priftërinjtë Gaetano Catanoso, Zygmunt Gorazdowski dhe Alberto Hurtado Cruchaga dhe kapucini Fra Felice da Nicosia. Në bazë të doktrinave të parashtruara në Letrën Apostolike Mane Nobiscum Domine[7] të Gjoni Palit II dhe duke iu falënderuar propozimeve të çmueshme të Kongregatës për Meshën e Shenjtë dhe Disiplinën e Sakramenteve[8], dioqezat dhe organizata të ndryshme kishtare kanë marrë nisma të ndryshme për ta ringjallur dhe për ta zgjeruar fenë eukaristike te besimtarët, me qëllim që ta rritur kujdesin te celebrimet dhe për ta përkrahur adhurimin eukaristik, për të inkurajuar për një solidaritet veprues, i cili i arrin të nevojshmit duke u nisur nga Eukaris­tia. Në fund duhet ta përmendim edhe enciklikën Ecclesia de Eucharistia[9] të paraardhësit tim të nderuar, me të cilën na ka lënë një pikëmbështetje të sigurt doktrinore për doktrinën eukaristike dhe një dëshmi të fundit për atë se çfarë roli qendror ka luajtur ky sakrament hyjnor në jetën e tij.

Qëllimi i kësaj shkrese

 

  1. Kjo shkresë passinodale e ka për qëllim që të shfrytëzojë pasurinë e shumëllojshme të reflektimeve dhe propozimeve që kanë lindur në të fundit Asamble të Përgjithshme të Zakonshme të Sinodit Ipeshkvor – nga Lineamenta nëpër Instrumentum Laboris, pastaj Relationes ante et post disceptationem, kontributet e etërve të Sinodit, të Auditores dhe të të Dërguarve të Kishave Simotra e deri te Propositiones, me qëllimin që të formulohen disa vija themelore orientimi që tentojnë ta zgjojnë një zell dhe impuls të ri eukaristik në Kishë. Duke qenë të vetëdijshëm për trashëgiminë e përgjithshme doktrinale dhe disciplinore që është grumbulluar gjatë shekujve lidhur me këtë salcrament,[10] do ta shfrytëzoj në këtë dokument dëshirën e Etërve të Sinodit[11] dhe para së gjithash do ta apeloj popullin e krishterë për një thellim mendor të lidhjes mes misterit eukaristik, veprimit liturgjik dhe Shërbesës së re shpirtërore që del nga Eukaristia si sakrament i dashurisë ndaj të afërmit Në këtë aspekt do ta lidh këtë shpresë me enciklikën time të parë Deus caritas est, në të cilën kam folur disa herë për sakramentin e Eukaristisë, me qëllim që ta sqaroj lidhjen e tij me dashurinë e krishterë ndaj Hyjit dhe të afërmit: “Hyji i mishëruar na tërheq të gjithëve. Nga kjo vetëkuptohet se Agape tani bëhet edhe emërtim i Eukaristisë: Në të vjen te ne me korp Agape-ja e Hyjit me qëllim që të veprojë më tutje në ne dhe nëpërmjet nesh”.[12]

 

 

 

Pjesa e parë

EUKARISTIA, MISTER QË BESOHET NE TË

Vepra që Hyji kërkon është kjo:
besoni në Atë që Ai e dërgoi (Gjn G,29)

 

Feja eukaristike e Kishës

  1. “Misteri i fesë!” Me këtë thirrje menjëherë pas fjalëve të konsekracionit prifti shpall misterin e kremtuar dhe e shpreh çudinë e vet për shndërrimin thelbësor të bukës dhe verës në korpin dhe gjakun e Krishti – një realitet që tejkalon gjithë intelektin njerëzor. Në të vërtetë, Eukaristia është thjesht “mister i fesë”: Ajo është “përmbledhja dhe shuma e fesë sonë”[13] Feja e Kishës në thelb është fe eukaristike dhe e merr ushqimin e vetë në një mënyrë të veçantë te darka e Eukaristisë. Feja dhe sakramentet janë dy aspekte të jetës kishtare që plotësojnë njëri-tjetrin. I zgjuar me shpalljen e Fjalës së Hyjit, feja ushqehet dhe rritet në takimin e pasur me hir me Zotërinë e ringjallur, takim ky që realizohet në sakramente: ‘Feja shprehet në rit, e riti e gjallëron dhe e forcon fenë’:[14] Për këtë arsye, sakramenti i altarit qëndron gjithmonë në qendër të jetës kishtare; “falë Eukaristisë Kisha rilind gjithnjë e gjith­monë!”[15] Sa më e gjallë të jetë feja eukaristike në popullin e Hyjit, aq më e thellë është pjesëmarrja e tij në jetën kishtare me anë të një përkrahjeje të bindur të misionit, që Krishti ua ka dhënë përsipër nxënësve të vet. Këtë e dëshmon vetë historia e Kishës. Secila reformë e madhe në ndonjë mënyrë a tjetër është e lidhur me rizbulimin e besimit ne prezencën eukaristike të Hyjit në mes të popullit të vet.

TRINIA E TEJETSHENJTË DHE EUKARISTIA

Buka që zbret prej qiellit

 

  1. Përmbajtja kryesore e fesë eukaristike është vetë misteri i Hyjit që është dashuri trinitare. Në bisedën e Jezusit me Nikodemin, lidhur me këtë gjejmë një thënie të qartë: “Vërtet, Hyji aq fort e deshi botën, sa që dha një të vetmin Birin e vet, kështu që, secili që beson në të, të mos birret, por të ketë jetën e pasosur. Në të vërtetë Hyji nuk e dërgoi Birin që ta dënojë botën, por që bota të shpëtojë nëpër të”: (Gjn 3, 17-17). Këto fjalë tregojnë rrënjën më të thellë të hirit të Hyjit. Jezusi në Eukaristi nuk dhuron “diçka’; por vetveten; ai e çon fli korpin e vet dhe e derdh gjakun. Në këtë mënyrë ai dhuron veten në tërësinë e ekzistencës së vet dhe zbulon burimin origjinal të kësaj dashurie. Ai është Biri i përjetshëm që u flijua për ne nga Ati. Pas ushqimit të turmës së njerëzve me anë të shumimit të bukëve dhe të peshqve iu thotë bashkëbiseduesve të vet që e ndiqnin deri në sinagogën e Kafarnaumit: “Ati im jua jep bukën prej qiellit, atë të vërtetën: sepse buka e Hyjit është Ajo, që zbret prej qiellit dhe që i jep botës jetën” (Gjn 6,32-33). Dhe ai shkon aq larg, sa që e identifikon veten, mishin dhe gjakun e vet me këtë bukë: “Unë jam buka e gjallë që zbriti prej qiellit: nëse ndokush ha këtë bukë, do të jetojë për amshim. E buka që unë do të jap është trupi im – për jetën e botës” (Gjn 6,51). Në këtë mënyrë Jezusi zbulohet si buka e jetës që ia dhuron njeriut Ati i amshuar.

 

Dhurata e lirë e Trinisë së  tejetshenjtë

  1. Në Eukaristi zbulohet plani i dashurisë që përcakton tërë historinë e shël­bimit (krhs. Ff 1,10; 3,8-11). Deus Trinitas, i cili në vete është dashuri (krhs. 1 Gjn 4,7-8) në të hyn tërësisht në gjendjen tonë shpirtërore njerëzore. Në Bukë dhe verë, në format e të cilave na dhuron Krishti veten në darkën e Pashkës (krhs. Lk 22,14-20; 1 Kor 11,23-26), në formën e sakramentit vjen te ne tërë jeta hyjnore dhe na ndahet. Hyji është bashkësia e përsosur e dashurisë së ndërsjellë mes Atit, Birit dhe Shpirtit Shenjt. Qysh në krijim njeriu merr thirrjen të merr pjesë në njëfarë mase në frymën e jetës së Hyjit (Krhs. Zan 2,7). Mirëpo, në Krishtin e vdekur dhe të ringjallur dhe në dërgimin e Shpirtit Shenjt, që jepet pa masë (krhs Gjn 3,34), bëhemi pjesëmarrës në thellësitë më të brendshme të Hyjit.[16] Jezu Krishti, i cili nëpër Shpirtin e amshuar ia flijoi vetveten Hyjit porsi fli të panjollë” (Heb 9,14), në dhuntinë eukaristike na kumton pra jetën e vet hyjnore. Bëhet fjalë për një dhunti absolutisht të lirë, e cila plotëson vetëm premtimet e Hyjit dhe këto i përmbush mbi çdo masë. Në dëgjesën besnike Kisha i pranon këto dhunti, i kremton ato dhe i adhuron. “Misteri i fesë” është mister i dashurisë trinitare, në të cilën jemi të thirrur nga hiri të marrim pjesë. Edhe ne prandaj duhet të thërrasim me Augustinin: “Nëse e sheh dashurinë, e sheh Trininë”.[17]

EUKARISTIA: JEZUSI, QENGJI 1 VËRTETË 1 FLISË

Besëlidhja e re dhe e amshuar në gjakun e qengjit

 

  1. Misioni për të cilin ka ardhur Jezusi te ne, plotësimin e vet e arrin në Misterin e Pashkës. Para se “të japë shpirt”, nga lartësia e kryqit thotë, nga e cila i tërheq të gjithë njerëzit (krhs. Gjn 12,32): “Gjithçka u krye!” (Gjn 19,30). Në misterin e dëgjesës së tij deri në vdekje, deri në vdekjen në kryq (krhs. Fil 2,8) u realizua Besëlidhja e Re dhe e amshuar. Në këtë trup të kryqëzuar janë takuar definitivisht liria e Hyjit dhe liria e njeriut në një lidhje që s’mund të prishet dhe vlen përgjithmonë. Edhe mëkati i njeriut me anë të Birit të Hyjit është shlyer njëherë e përgjithmonë. (Krhs. Heb 7,27; 1 Gjn 2,2; 4,10). Siç e kam theksuar tashmë në një vend tjetër, “në vdekjen e tij në kryq re­alizohet ajo kthesë e Hyjit kundër vetvetes, në të cilën ai dhuron veten për ta ngritur njeriun përsëri dhe për ta shpëtuar – dashuri në formën e saj më radikale”.[18] Në misterin e Pashkës çlirimi ynë nga e keqja dhe vdekja është bërë vërtetë realitet. Te themelimi i sakramentit të altarit Jezusi foli vetë për “Besëlidhjen e Re dhe të amshuar” që u lidh në gjakun që e derdhi ai (krhs. Mt 26,28;.Mk 14, 24; Lk 22,20). Ky qëllim i fundit i misionit të tij ishte shumë i qartë që në fillim të jetës së tij publike. Domethënë kur Gjon Pagëzuesi e pa Jezusin përtej Jordanit se po vinte te ai, bërtiti: “Ja, Qengji i Hyjit! Ky ia shlyen mëkatin botës!” (Gjn 1,29). Është karakteristike që po kjo fjalë kthehet përsëri ne kremtimin e Meshës në atë moment, kur prifti fton për marrjen e kungimit: “Ja, Qengji i Hyjit! Ky i shlyen mëkatet e botës! Të lumtë ata që janë të grishur në tryezën e Qengjit!” Jezusi është Qengji i vërtetë i Pashkës që e ka flijuar vetveten si fli për ne dhe kështu e ka realizuar Besëlidhjen e re dhe të amshuar. Eukaristia përmban në vete këtë risi radikale që na ofrohet në çdo kremtim të Meshës.[19]

 

Thellimi i Eukaristisë

  1. Në këtë mënyrë e marrim një udhëzim për të menduar për fillimin e themelimit të Eukaristisë gjatë Darkës së fundit. Ajo ndodhi brenda një gostie rituale që paraqiste festën e përkujtimit të ngjarjes së themelimit të popullit të Izraelit, çlirimit nga robëria e Egjiptit. Kjo gosti rituale e lidhur me flijimin e qengjave (krhs. Dal 12, -28.43-51) ishte përkujtim. i së kaluarës, por njëkohësisht edhe një përkujtim profetik, domethënë paralajmërim i një çlirimi të ardhshëm. Populli, më saktë, kishte mësuar se ai çlirim nuk kishte qenë çlirimi përfundimtar, sepse historia e tij qëndron tepër nën shenjat e skllavërisë dhe mëkatit. Kështu u hap përkujtimi i çlirimit të vjetër të lutjes dhe pritjes së një shpëtimi më të thellë, që do të ishte më themeltar, më i përgjithshëm dhe përfundimtar. Në këtë kontekst Jezusi e shton risinë e dhuratës së vet. Në lavdërim, në Berakah, Jezusi i falënderon Atit të vet jo vetëm për ngjarjet e mëdha të së kaluarës, por edhe për “ngritjen” e vet. Duke e themeluar sakramentin e Eukaristisë, Jezusi e parathotë flinë e kryqit dhe ngadhënjimin e ringjalljes dhe të dyja i bashkon në një sakra­ment. Njëkohësisht ai zbulohet si qengji i vërtetë i flisë që ishte parashikuar në planin e Atit që nga fillimi i botës, sikurse thekson Letra e Parë e Pjetrit (krhs. 1,18-20). Duke e vënë dhuratën e vet në këtë kontekst, ai e shpall kuptimin shpëtimprurës të vdekjes dhe ngjalljes së tij, të këtij misteri që në këtë mënyrë bëhet fakt, i cili e rinon historinë dhe tërë universit dhe të botës. Me të vërtetë themelimi i Eukaristisë tregon se si kjo vdekje në vete e dhunshme dhe absurde, në Jezusin është bërë akti më i madhërishëm i dashurisë dhe për çlirimin e njerëzimit nga e keqja.

 

 

Figura transit in veritatem

  1. Në këtë mënyrë Jezusi e fut risinë (novum) e tij të thellë në brendinë të darkës së vjetër hebraike të flisë. Ajo gosti për ne të krishterët nuk ka nevojë për përsëritje. Me të drejtë thanë Etërit se “Figura transit in veritatem”: Ajo që i paralajmëroi përpara realitetet që vinin, tani i ka bërë vend të vërtetës vetë. Riti i vjetër është plotësuar dhe është tejkaluar përfundimisht me ndihmën e dhuratës së dashurisë të Birit të mishëruar të Zotit. Ushqimi i të vërtetës, Krishti i flijuar për ne, dat figuris tertium.[20] Me porosinë: “Bëni këtë në përkujtimin tim!” (Lk 22,19; 1 Kor 11,25) ai na fton që t’i përgjigjemi dhuratës së tij dhe ta paraqesim sakramentalisht. Me këto fjalë Zotëria i shpreh si të thuash shpresën se Kisha e tij, që ka dalë nga flija e tij, do ta merr këtë dhuratë dhe do ta zhvillojë formën liturgjike të këtij sakramenti me udhëheqjen e Shpirtit Shenjt. Festa përkujtimore e dhuratës së tij per­fekte nuk qëndron në përsëritjen e thjeshtë të Darkës së Fundit, por enkas në Eukaristi, më saktë në risinë radikale të kultit të krishterë. Kështu Jezusi na ka lënë detyrën që të hyjmë në “orën” e tij: “Eukaristia na tërheq në aktin e sakrificës së Jezusit. Ne nuk e marrim vetëm statikisht Logos-in e inkar­nuar, por merremi edhe në dinamikën e sakrificës së tij”[21] Ai “na fut në vetvete”.[22] Shndërrimi substancial i bukës dhe verës në korpin dhe gjakun e tij sjell në krijim parimin e një ndryshimi më të thellë, si njëfarë “ndamjeje nukleare” – që të përdorim një imazh të njohur për ne sot -, që është bartur në brendinë më të thellë të qenies, një ndryshim ky që është përcaktuar për të shkaktuar një proces të shndërrimit të realitetit, qëllimi i fundit i të cilit është transfigurimi i gjithë botës deri në atë gjendje, në të cilën Hyji do të jetë gjithçka në të gjithë (krhs. 1 Kor 15,28).

 

SHPIRTI SHENJT DHE EUKARISTIA

Jezusi dhe Shpirti Shenjt

 

  1. Me fjalën e vet dhe me bukën dhe verën Zotëria vetë na ka dhuruar el­ementet thelbësore të kultit të ri. Kisha, nusja e tij, është e thirrur ta festojë për çdo ditë gostinë eukaristike në përkujtim të tij. Në këtë mënyrë ajo e shkruan flinë shpëtimtare të dhëndrit të saj në histori të njeriut dhe bën që ajo të bëhet sakramentalisht prezente në të gjitha kulturat. Ky mister i madh festohet në forma liturgjike, të cilat Kisha, e udhëhequr nga Shpirti Shenjt, i zhvillon në kohë dhe hapësirë.[23] Në këtë kontekst është e rëndësishme që ta zgjojmë në vete vetëdijen e rolit vendimtar që luan Shpirti Shenjt për zhvillimin e formës liturgjike dhe për thellimin e fshehtësive hyjnore. Para­kliti (Shpirti Shenjt), dhurata e parë dhënë besimtarëve,[24] që ishte në vepër edhe gjatë krijimit (krhs Zan 1,2) është krejt prezent në tërë jetën e Fjalës së mishëruar: Jezu Krishti në të vërtetë u lind nga Virgjëra Mari për virtyt të Shpirtit Shenjt (krhs. Mt 1,18; Lk 1,35); në fillim të misionit të tij publik ai e sheh atë përtej Jordanit në formën e një pëllumbi që bie mbi të (krhs. Mt 3,16 dhe paralelet); në po këtë Shpirt ai vepron, flet dhe klith plot hare (krhs. Lk 10,21); dhe në të mund ta flijojë vetveten si fli (krhs. Heb 9,14). Në të ashtuquajturat “fjalimet e ndarjes” që i ka shkruar Gjoni, Jezusi e bën një lidhje të qartë mes sakrificës së jetës vet në Misterin e Pashkës dhe dhuratës së Shpirtit të Vetëve (krhs. Gjn 16,7). Si i ringjallur që i bart në trupin e vet shenjat e vuajtjes, mund ta përhap Shpirtin me hukatjen e vet (krhs. (Gjn 20,21). Shpirti pastaj do t’ua mësojë nxënësve të gjitha dhe do t’iu përkujtojë gjithçka iu ka thënë Jezusi (krhs. Gjn 14,26), sepse si Shpirt i së Vërtetës (krhs. Gjn 16,13) i takon t’i udhëzojë nxënësit në gjithë të Vërtetën (krhs. Gjn 16,13). Veprat e Apvstujve raportohet se Shpirti ka rënë mbi apostuj ditën e Rrëshajave që ishin të mbledhur gjithë së bashku bashkë me Marinë (krhs. 2,1-4) dhe i ndez me detyrën që t’ua shpallin gjithë popujve Lajmin e Gëzuar. Për këtë arsye ndodh për virtyt të Shpirtit Shenjt që Krishti vetë të mbetet prezent dhe veprues në Kishë, nga mesi i saj vital, që është Eukaristia.

 

Shpirti Shenjt dhe celebrimi eukaristik

  1. Nga kjo prapavijë bëhet e kuptueshme roli vendimtar i Shpirtit Shenjt në celebrimin eukaristik dhe veçanërisht lidhur me transsubstanciacionin. Një vetëdije përkatëse mund ta dëshmojmë dhe te Etërit kishtar. Shën Kirili nga Jerusalemi në Katekezat e tij na përkujton se ne “e thërrasim Hyjin e mëshirshëm ta dërgojë Shpirtin e vet të Shenjtë mbi dhuratat e flisë që i kemi përpara që ta shndërrojë bukën në korpin e Krishtit dhe verën në gjakun e Krishtit. Ajo që e prek Shpirti Shenjt shenjtërohet dhe shndërrohet plotë­sisht”.[25] Dhe Shën Gjon Gojarti na tregon se prifti e thërret Shpirtin Shenjt kur e kremton flinë:[26] Si Elia, Shërbëtori i Hyjit, në atë mënyrë edhe ai e thërret Shpirtin Shenjt – thotë ai -, me qëllim që “nëse bie hiri mbi flinë, ndizen shpirtrat e të gjithëve me të”.[27] Me rëndësinë më të madhe për jetën shpirtërore të besimtarëve është një njohje më e qartë e begatisë së anaforës: Përveç fjalëve të Krishtit të thëna në Darkën e Mbrame, ajo përmban edhe epiklezën si lutje Atit, ta dërgojë dhuratën e Shpirtit Shenjt, me qëllim që buka dhe vera të bëhen korp dhe gjak të Krishtit dhe “e gjithë bashkësia të bëhet gjithnjë e më tepër korp i Krishtit”.[28] Shpirti, të cilin e thërret celebranti të bie mbi dhuratat e bukës dhe verës të vëna mbi altar, është po ai që i bashkon besimtarët në “një trup” dhe që i bën fli shpirtërore që i pëlqen Atit.[29]

EUKARISTIA DHE KISHA

Eukaristia, parimi kauzal i Kishës

 

  1. Nëpërmjet sakramentit eukaristik Jezusi i merr besimtarët në “orën” e vet; në këtë mënyrë ai na tregon lidhjen që e pati për qëllim mes vetes së tij dhe nesh, mes personit të vet dhe Kishës. Me të vërtetë Krishti vetë në flinë e kryqit e ka krijuar Kishën si nuse të vet dhe trup të vet. Etërit e Kishës kanë medituar mjaft për lidhjen mes origjinës së Evës nga brinja e Adamit që flinte (krhs. Zan 2,21-23) dhe Evës së re, Kishës, nga kraharori i hapur i Krishtit, që kishte rënë në gjumin e vdekjes: Nga kraharori i shporuar – tregon Gjoni – rrodhi gjak dhe ujë (krhs. Gjn 19,34), një simbol i sakramenteve.[30] Një shi­kim kontemplativ “në atë … që e shporuan” (Gjn 19,37) na sjell të mendojmë për lidhjen kauzale mes sakrificës së Krishtit, Eukaristisë dhe Kishës. Me të vërtetë: “Kisha jeton prej Eukaristisë”.[31] Meqenëse në të bëhet e pranishme flija shpëtimprurëse e Krishtit, duhet kuptuar para së gjithash se tregohet “një ndikim kauzal i Eukaristisë … në origjinat direkte të Kishës”.[32] Eukaristia është Krishti që na e dhuron veten neve dhe kështu na ndërton gjithnjë si trupin e vet. Për këtë arsye në këtë ndikim të ndërsjellë të Eukaristisë që e ndërton Kishën, dhe vetë Kishës, e cila e realizon Eukaristinë,[33] shkaku i parë është ai që është shprehur në formulën e parë: Kisha mund ta kremton dhe ta adhuron misterin e Krishtit të pranishëm në Eukaristi pikërisht për arsye se së pari Krishti vetë ia ka dhuruar veten asaj në flinë e kryqit. Mundësia e Kishës për ta “realizuar” Eukaristinë është e rrënjosur plotësisht në vetësakrificën e Krishtit kushtuar asaj. Edhe këtu e zbulojmë një aspekt bindës të formulimit të Gjonit: “Ai na deshi më parë” (krhs. 1 Gjn 4,19). Në këtë mënyrë ne e shprehim besimin në çdo kremtim përparësinë e dhuratës së Krishtit. Ndikimi kauzal i Eukaristisë në origjinën e Kishës sqaron fundja jo vetëm prioritetin kronologjik, por edhe atë ontologjik të dashurisë së tij, me të cilën na “deshi më parë”. Ai është për amshim ai që na do më parë.

 

Eukaristia dhe Communio kishtare

  1. Eukaristia, pra, është pjesë përbërëse për të qenit dhe veprimtarinë e Kishës. Për këtë arsye lashtësia e krishterë trupin e lindur nga Virgjëra Mari, trupin eukaristik dhe trupin kishtar të Krishtit i emërtoi me një dhe të njëjtin koncept si Corpus Christi.[34] Ky fakt i përfaqësuar fuqimisht gjatë traditës na ndihmon për një vetëdije më të fortë të pandashmërisë së Krishtit dhe Kishës. Krishti duke e flijuar veten për ne si fli, ka treguar në dhuratën e vet efektivisht në fshehtësinë e Kishës. Është karakteristike që Lutja II eukaristike me epiklezën pas konsekracionit e lidh lutjen për njësinë e Kishës me këto fjalë: “Bën të marrim pjesë në Korpin dhe Gjakun e Krishtit dhe të bëhemi një me anë të Shpirtit Shenjt”. Ky formulim bën të qartë se res-i i Sakramentit eukaristik është njësia e besimtarëve në bashkësinë kishtare. Kështu tregohet Eukaristia në rrënjën e Kishës si fshehtësi e Communio.[35]

Në lidhjen mes Eukaristisë dhe Communio pati tërhequr vëmendjen edhe Shërbëtori i Hyjit Gjoni Pali II në enciklikën e vet Ecclesia de Eucharistia. Kremten e përkujtimit të Krishtit e quajti si “paraqitje më e lartë sakra­mentale të bashkësisë në Kishë”.[36] Njësia e bashkësisë kishtare tregohet konkretisht në bashkësitë e krishtera dhe renovohet në aktin eukaristik, i cili ata i bashkon dhe i dallon në kishat pjesë, “in quibus et ex quibus una et unica Ecclesia catholica exsistit”.[37] Fakti se një Eukaristi kremtohet në çdo dioqezë rreth ipeshkvit të saj, na bën të kuptojmë se si ekzistojnë kishat pjesë vetë in dhe ex Ecclesia. “Uniciteti dhe pandashmëria e trupit eukaristik të Zotërisë përfshin unicitetin e trupit të tij mistik, të një Kishe të vetme dhe të pandashme. Nga qendra eukaristike rezulton çiltërsia e domosdoshme e çdo bashkësie kremtuese, pjesë e çdo kishe: e tërhequr nga krahët e hapur të Zotërisë, bëhet pjesë e trupit të tij të vetëm dhe të pandashëm”.[38] Nga kjo arsye te kremtimi i Eukaristisë çdo besimtar gjendet në Kishën e vet, do të thotë në Kishën e Krishtit. Nga ky aspekt eukaristik i kuptuar drejt del Communio-ja kishtare si një realitet katolik nga vetë natyra.[39] Ta theksosh këtë bazë eukaristike të bashkësisë kishtare mund të jetë edhe një kontribut efektiv për dialogun ekumenik me Kishat dhe bashkësitë kishtare, të cilat nuk qëndrojnë në bashkësinë e plotë me Katedrën e Pjetrit. Eukaristia pikërisht lidh objektivisht një lidhje të fortë të njësisë mes Kishës katolike dhe Kishave ortodokse, të cilat kanë ruajtur thelbin e pafalsifikuar dhe të plotë të misterit të Eukaristisë. Në të njëjtën kohë, theksimi i karakterit eklezial të Eukaristisë mund të bëhet një element i rëndësishëm edhe në dialogun me bashkësitë që kanë dalë nga reformacioni.[40]

EUKARISTIA DHE SAKRAMENTET Sakramentaliteti i Kishës

 

  1. Koncili i Dytë i Vatikanit ka sjellë ndër mend se “me Eukaristinë qënd­rojnë në lidhje edhe sakramentet tjera; ato orientohen sipas saj; kjo vlen edhe për shërbesat tjera kishtare dhe për veprat apostolike. Më e shenjta Eukaristi përmban në të vërtetë pasurinë e shëlbimit të Kishës në krejt plotëninë e saj, vetë Krishtin, Qengjin tonë të Pashkës dhe bukën e gjallë. Nëpërmjet mishit të tij, i cili jeton dhe mundëson jetën për virtyt të Shpirtit Shenjt, ua jep jetën njerëzve; në këtë mënyrë ata inkurajohen dhe udhëzohen që ta flijojnë veten me Të veten, punët e tyre dhe gjithë krijimin”.[41] Kjo më e ngushta lidhje e Eukaristisë me të gjitha sakramentet tjera dhe me jetën e krishterë kuptohet rrënjësisht nëse e konsiderojmë fshehtësinë e Kishës vetë si Sakrament.[42] Koncili në këtë kontekst ka konfirmuar: “Kisha është … në Krishtin si të thuash Sakramenti, domethënë shenjë dhe vegël për bashkimin më intim me Hyjin si dhe për njësinë e gjithë njerëzimit”.[43] Si “popull i bashkuar nga njësia e Atit, Birit, dhe Shpirtit Shenjt”[44] siç thotë Shën Cipriani, ajo është Sakrament i Communio-s trinitare.

Fakti se Kisha është “Sakrament gjithëpërfshirës”[45] i Kishës se si e përcak­ton në fund të fundit “ekonomia” sakramentale mënyrën, në të cilën Krishti, shpëtimtari i vetëm, me ndihmën e Shpirtit e arrin jetën tonë në veçantinë e rrethanave të saj. Kisha e pranon dhe njëkohësisht e shprehet në shtatë Sakramentet, me anë të cilëve vepron konkretisht në qenien e besimtarëve hiri i Hyjit, me qëllim që tërë jeta e shëlbuar prej Krishtit të bëhet kult që i pëlqen Hyjit. Në këtë aspekt dua t’i nënvizoj disa elemente të theksuara prej Etërve të Sinodit, të cilat mund të ndihmojnë për ta kuptuar lidhjen e gjithë sakramenteve me misterin eukaristik.

  1. Eukaristia dhe iniciacioni i krishterë

Eukaristia, plotënia e iniciacionit të krishterë

 

  1. Nëse Eukaristia është me të vërtetë burim dhe kulm i jetës dhe misionit të Kishës, nga kjo rrjedh para së gjithash se procesi i iniciacionit të krishterë është i orientuar drejt krijimit të mundësisë për qasje në këtë Sakrament. Siç thanë Etërit sinodal, në këtë kontekst duhet ta pyesim veten, nëse në bashkësitë tona perceptohet mjaftueshëm lidhja e ngushtë mes Pagëzimit, Krezmimit dhe Eukaristisë.”[46] Pikërisht, nuk duhet të harrojmë kurrë se ne pagëzohemi dhe krezmohemi duke marrë parasysh Eukaristinë. Kjo sjell me vete obligimin se në praktikën pastorale duhet krijuar një të kuptuar që ka para sysh më shumë njësinë e tërë procesit të iniciacionit të krishterë. Sakra­menti i Pagëzimit, në të cilin ne konformohemi me Krishtin,[47] pranohemi në Kishë dhe bëhemi fëmijë të Hyjit, është portë për gjitha sakramentet. Me të ne bëhemi gjymtyrë të trupit të Krishtit (krhs. 1 Kor 12,13), në popullin priftëror. Megjithatë, pjesëmarrja në flinë eukaristike është ajo që na perfek­sionon atë që na u dhurua në Pagëzim. Edhe dhuratat e Shpirtit jepen për ndërtimin e trupit të Krishtit (krhs. 1 Kor 12) dhe për dëshmi më të madhe ungjillore në botë.[48] Për këtë arsye më e shenjta Eukaristi e udhëheq iniciacionin e krishterë për plotëninë e saj dhe paraqet qendrën dhe qëllimin e tërë jetës sakramentale.[49]

 

Rendi i sakramenteve të iniciacionit

  1. Në këtë kontekst është e nevojshme t’i japim vëmendje temës së ren­dit të sakramenteve të iniciacionit. Lidhur me këtë në Kishë ka tradita të ndryshme. Ky ndryshim bëhet i qartë në adetet kishtare të Lindjes,[50] por natyrisht edhe në praktikën perëndimore lidhur me atë që ka të bëjë me iniciacionin e të rriturve[51] në krahasim me atë të fēmijëve[52]. Mirëpo, dife­rencimet e tilla nuk kanë ndonjë vlerë të mirëfilltë dogmatike, por janë të një natyre pastorale. Konkretisht duhet sqaruar se cila praktikë mund t’iu ndihmojë besimtarëve faktikisht më së miri, për ta vënë në qendër Eukaris­tinë si realitet, së cilit i drejtohet tërë iniciacioni. Konferencat ipeshkvore duhet ta testojnë efektshmërinë e proceseve aktuale të iniciacionit në një bashkëpunim të ngushtë me dikasteret kompetente të kurisë romake, me qëllim që besimtarit t’i ndihmohet që rne anë të veprimtarisë mësimore të bashkësive tona, të arrihet në një proces të vazhdueshëm të pjekjes për një qëndrim autentik eukaristik të jetës, me qëllim që kështu të bëhet i aftë që në një mënyrë të përshtatshme për kohën tonë t’i japë përgjigje gjithkujt që kërkon shpresën që neve na përmbush (krhs. 1 Pjt 3,15).

 

Iniciacioni, bashkësia kishtare dhe familja

  1. Gjithmonë duhet ta mbajmë në mend se tërë iniciacioni i krishterë është një proces i kthimit që duhet realizuar me ndihmën e Hyjit dhe në lidhje të vazhdueshme me bashkësinë kishtare, qoftë nëse të rriturit lusin për pranim në Kishë, sikurse ndodh në vendet e ungjillëzimit të parë ose në shumë regjione të shekullarizuara, qoftë kur prindërit kërkojnë sakramentet për fēmijët e tyre. Në këtë kontekst dua të tërheq vëmendjen para së gjithash në lidhjen mes iniciacionit të krishterë dhe familjes. Në veprimtarinë pastorale është shumë e rëndësishme që familja e krishterë të bëhet gjithmonë pjesë e procesit të iniciacionit. Marrja e Pagëzimit, të Krezmimit dhe të Kungimit të Parë të Shenjtë paraqesin momente vendimtare jo vetëm për individin që e merr sakramentin në fjalë, por edhe për gjithë familjen që duhet mbështetur në detyrën e saj pedagogjike nga bashkësia kishtare në komponentët e saj të ndryshëm.[53] Këtu dua ta theksoj rëndësinë e Kungimit të Parë. Shumë besim­tarëve kjo ditë u mbetet me të drejtë e ngulitur thellë në kujtesë si momenti i parë, në të cilin, edhe pse vetëm si fillestar, kanë përjetuar domethënien e takimit personal me Jezusin. Programet pastorale nëpër famulli duhet ta përdorin në një mënyrë adekuate këtë rast aq të rëndësishëm.
  2. Eukaristia dhe sakramenti i pajtimit

 

Lidhja e tyre e brendshme

 

  1. Me të drejtë kanë deklaruar Etërit sinodal se dashuria ndaj Eukaristisë çon atje që edhe sakramenti i Pajtimit të çmohet gjithnjë e më shumë.[54] Në bazë të lidhjes mes këtyre sakramenteve, një katekezë autentike për kuptimin e Eukaristisë s’mund të jetë e ndarë nga inkurajimi për një proces të pendesës (krhs. 1 Kor 11,27-29). Sigurisht, konstatojmë se besimtarët në kohën tonë janë zhytur në një kulturë që tenton ta shlyejë ndjenjën e mëkatit,[55] duke mbështetur ajo një qëndrim sipërfaqësor që bën të harrohet domosdoshmëria për të qenë në hirin e Hyjit me qëllim që pastaj të merret kungimi me dinji­tet.[56] Në të vërtetë humbja e vetëdijes për mëkatet sjell me vete edhe njëfarë cektësie në të kuptuarit e dashurisë së Hyjit. Për besimtarët është me dobi të madhe që t’ia sjellin ndër mend vetes elementet që shprehin qartë vetëdijen e mëkatit personal brenda ritit të Meshës së shenjtë dhe njëkohësisht vetë­dijen e mëshirës së Hyjit.[57] përveç kësaj, lidhja mes Eukaristisë dhe Pajtimit na sjell ndër mend faktin se mëkati nuk është kurrë një punë ekskluzivisht individuale; mëkati sjell me vete edhe një lëndim brenda bashkësisë kishtare, në të cilën bashkësi jemi bërë pjesë falë Pagëzimit. Për këtë arsye, Pajtimi, siç thanë Etërit, është laboriosus qidam baptismus,[58] me çka ata nënvizuan se ngjarja e procesit të kthimit paraqet edhe rimëkëmbje të bashkësisë së plotë kishtare që shprehet në kthimin kah Eukaristia.[59]

 

Disa udhëzime pastorale

  1. Sinodi ka përkujtuar se detyra pastorale e ipeshkvit është që në dioqezën e vet të nxit një rigjallërim të vendosur të katekezës për kthim që del nga Eukaristia dhe ta përkrahin rrëfimin e shpeshtë ndër besimtarë. Të gjithi priftërinjtë duhet t’i kushtohen në mënyrë zemërgjerë me angazhim dhe kompetencë ndarjes së sakramentit të Pajtimit.[60] Në këtë kontekst duhet pasur vëmendje që rrëfyestoret në kishat tona të jenë mjaft të dukshme dhe ato e shprehin rëndësinë e këtij sakramenti. I lus barinjtë ta mbikëqyrin me vëmendje mënyrën e realizimit të sakramentit të Pajtimit dhe që praktikën e faljes së përgjithshme të mëkateve ta kufizojnë ekskluzivisht për rastet e paracaktuara enkas,[61] sepse vetëm rrëfimi personal paraqet formën e rregullt.[62] Duke marrë parasysh nevojën e rizbulimit të faljes sakramentale, në të gjitha dioqezat duhej të ishte gjithmonë edhe penitenciari.[63] Së fundi, një praktikë e balancuar dhe e thelluar e indulgjencës, qoftë për vete ose për të vdekurin, mund të jetë edhe një ndihmë e çmueshme për rivetëdijësimin e lidhjes mes Eukaristisë dhe Pajtimit. Por, kjo nënkupton se besimtari me këtë e merr “para Hyjit faljen e dënimit kohor për mëkatet, të cilat – për sa i përket fajit – tashmë janë falur”.[64] Përdorimi i indulgjencave na ndihmon të kuptojmë se ne vetëm me forcat tona nuk do të ishim kurrë në gjendje ta përmirësojmë të keqen që kemi bërë dhe që mëkatet e çdo individi i shkaktojnë dëme tërë bashkësisë. Përveç kësaj, praktika e indulgjencës që involvon jo vetëm doktrinën e meritave të pafundme të Krishtit, por edhe ato të bashkësisë së shenjtërve, na përkujton se “sa intimisht jemi të bashkuar me Krishtin dhe sa shumë mund t’iu jetë në dobi të tjerëve jeta mbinatyrore e çdo individi”.[65] Meqenëse kushtet për ta marrë indulgjencën inkludojnë shkuarjen në rrëfim dhe marrjen e kungimit, ushtrimi i saj mund t’i përkrah efektivisht besimtarët ne procesin e kthimit dhe te zbulimi i centralitetit të Eukaristisë në jetën e krishterë.

 

III. Eukaristia dhe Vajimi i të sëmurëve

  1. Jezusi jo vetëm që i ka dërguar nxënësit e vet për t’i shëruar të sëmurët (krhs. Mt 10,8; Lk 9,2; 10,9), por për ta e themeloi edhe një sakrament të veçantë: Vajimin.[66] Letra e Jakobit na dëshmon prezencën e këtij akti sakra­mental qysh në bashkësinë e parë të krishterë (krhs. 4, 14-16). Kur Eukaristia tregon se si janë shndërruar në dashuri vuajtja dhe vdekja e Krishtit, atëherë Vajimi i të sëmurëve e bashkon atë që vuan me vetëflijimin e Krishtit për shpëtim të të gjithëve, kështu që edhe ai mund të merr pjesë ne misterin e bashkësisë së shenjtërve në shëlbimin e botës. Lidhja e këtyre sakramenteve përveç tjerash bëhet e qartë duke marrë parasysh përkeqësimin e sëmundjes: “Kisha iu ofron atyre që janë në prag të vdekjes përveç Vajimit edhe Eukaris­tinë si bukë për udhë”.[67] Në udhëtimin te Ati, bashkimi me korpin dhe gjakun e Krishtit dëshmohet si farë e jetës së amshuar dhe për virtyt të ringjalljes: “Kush ushqehet me trupin tim dhe pi gjakun tim, ka jetën e pasosur. Unë atë do ta ringjall në ditën e fundit”. (Gjn 6,54).. Meqenëse buka e shenjtë për udhë ia involvon të sëmurit plotëninë e misterit të Pashkës, duhet siguruar dhënien e saj.[68] Kujdesi i përkushtuar pastoral që i jepet të sëmurëve, sjell me vete natyrisht një fitim shpirtëror për tërë bashkësinë. Siç dihet, çkado kemi bërë për më të voglin, kemi bërë për vetë Jezusin (krhs. Mt 25,40).

 

  1. Eukaristia dhe sakramenti i Urdhrit të Shenjtë

In persona Christi capitis

 

  1. Lidhja e brendshme mes Eukaristisë dhe sakramentit të Shugurimit meshtarak del nga fjalët e vet Jezusit në sallën e Darkës së fundit: “Bëni këtë në përkujtimin tim!” (Lk 22,19). Jezusi për të vërtetë e ka themeluar Eukaristinë në mbrëmjen para se të vdiste dhe njëkohësisht Priftërinë e Besëlidhjes së Re. Ai është prift, viktimë dhe altar: Ndërmjetësues mes Hyjit At dhe popullit (krhs. Heb 5, 5-10), flija pajtuese (krhs. 1 Gjn 2,2; 4,10) që e flijon veten në altarin e kryqit. Askush nuk mund të thotë: “Ky është korpi im” dhe “Ky është kelku i Besëlidhjes së re, gjaku im”; përveç në emër dhe në personin e Krish­tit, Kryepriftit të vetëm të Besëlidhjes së re dhe të amshuar (krhs. Heb 8-9). Sinodi ipeshkvor ka trajtuar temën e rendit të priftërinjve edhe në asambletë tjera, qoftë lidhur me identitetin e shërbesës,[69] qoftë lidhur me shkollimin e kandidatëve.[70] Me këtë rast dhe në dritën e dialogut brenda Asamblesë së fundit sinodale më shtyn të përkujtoj edhe disa pika tjera që kanë të bëjnë me lidhjen mes sakramentit eukaristik dhe Shugurimit meshtarak. Së pari është e nevojshme të përforcojmë se lidhja mes Shugurimit meshtarak dhe Eukaristisë bëhet e dukshme pikërisht në Meshë, celebrimit të së cilës i prin ipeshkvi ose prifti në personin e Krishtit si të kreut.

Sipas doktrinës kishtare Shugurimi meshtarak është kusht i pashmang­shëm për kremtimin e vlefshëm të .Eukaristisë.[71] Sepse “Krishti vetë është i pranishëm në shërbesën kishtare të priftit të shuguruar në Kishën e tij si kokë e Trupit të vet, Bari i grigjës së vet, Kryeprift i. flisë së shëlbimit”.[72] Natyrisht se “prifti i shuguruar vepron në emër të tërë Kishës kur ia drejton Hyjit lutjen e Kishës, para së gjithash kur e paraqet flinë eukaristike”.[73] Për këtë arsye priftërinjtë duhet të jenë të vetëdijshëm për faktin se tërë shërbesa e tyre nuk duhet t’i vë në rend të parë ata vetë ose mendimet e tyre personale, por Jezu Krishtin. Çdo përpjekje për ta bërë veten protagonist të aktit liturgjik, e kundërshton esencën e të qenit prift. Prifti në rend të parë është shërbëtor dhe duhet të mundohet gjithnjë të veprojë duke qenë shenjë që tregon në Krishtin, pikërisht të jetë një instrument i nënshtruar në duart e Zotërisë. Kjo shprehet sidomos në përvujtëri, me të cilën duke iu bindur besnikërisht ritit ai e udhëheq aktin liturgjik, i përgjigjet atij në shpirt dhe në zemër dhe i shmanget gjithçkaje që do të mund ta zgjonte përshtypjen e një theksimi të jashtëzakonshëm të personalitetit të tij. Për këtë arsye i rekomandoj klerit ta bëjnë gjithnjë e më të vetëdijshëm faktin se shërbesa vetjake eukaristike është shërbesë e përvuajtur për Krishtin dhe për Kishën e tij. Të qenit prift – siç thotë Shën Augustini – është amoris officium,[74] të qenit prift paraqet shërbesë të bariut të mirë që jep jetën për delet (krhs. Gjn 10,1415).

Eukaristia dhe celibati priftëror

  1. Etërit sinodal kanë theksuar se priftëria ministeriale me Shugurim kërkon një barastrajtshmëri të plotë me Krishtin. Me gjithë respektin për praktikën e ndryshme dhe traditën e Kishave të lindjes, megjithatë është e nevojshme ta riafirmojmë kuptimin e thellë të celibatit priftëror, i cili me të drejtë konsiderohet si një begati e paçmueshrne; në Kishat e lindjes ai e gjen konfirmimin e vet në faktin se ata e bëjnë zgjedhjen e kandidatëve për ipeshkëv vetëm mes priftërinjve që jetojnë jetë celibati dhe që celibati që e jetojnë vullnetarisht shumë priftërinj gëzon një respekt të madh. Pikërisht, në këtë zgjedhje të priftit, në një mënyrë të llojit të vet shprehen sakrifica c tij, e cila e bën të një trajte me Krishtin, dhe vetëflijimi i tij ekskluzivisht për mbretërinë e Hyjit.[75] Fakti se Krishti, Kryeprifti i amshuar, ka jetuar vetë misionin e vet deri në flinë e kryqit në gjendjen e virgjërisë, jep një pikëmbështetje të fortë për ta kapur kuptimin e traditës së Kishës latine në këtë çështje. Për këtë arsye nuk mjafton për ta kuptuar celibatin priftëror me aspekte të pastra funksionale. Në realitet ai paraqet një barazim të veçantë me stilin e jetës së vetë Krishtit. Një zgjedhje e tillë ka para së gjithash kara­kter dasmor; ajo është një identifikim themeltar me zemrën e Krishtit si të Dhëndrit që jep jetën e vet për Nusen. Njësia me traditën e madhe kishtare, me Koncilin e Dytë të Vatikanit[76] dhe me paraardhësit e mi në papat,[77] po e riafirmoj bukurinë dhe rëndësinë e një jete të jetuar në celibat si shenjë të qartë të flijimit të plotë dhe ekskluzive kushtuar Krishtit, Kishës dhe mbretërisë së Hyjit dhe si për pasojë konfirmoj karakterin e tij obligativ për traditën latine. Celibati priftëror i jetuar në pjekuri, gëzim dhe sakrificë është bekim i madh për Kishën dhe për vetë shoqërinë.

Mungesa e priftërinjve dhe pastorali i thirrjes

 

  1. Në dritën e kontekstit të lidhjes mes Shugurimit dhe Eukaristisë, Sinodi ka shqyrtuar situatën e vështirë, në të cilën gjenden disa dioqeza kur bëhet fjalë për t’u konfrontuar me mungesën e priftërinjve. Kjo nuk ndodh vetëm në disa regjione të Ungjillëzimit të parë, por edhe në shumë kombe me një traditë të gjatë të krishterë. Sigurisht që për zgjidhjen e problemit do të ndih­monte një shpërndarje e drejtë e klerit. Për këtë arsye ka nevojë për punë të përgjithshme të një sensibilizimi. lpeshkvijtë do të duhej t’i përfshinin në fushën e nevojës pastorale institutet e që ia kanë kushtuar jetën Hyjit dhe grupimet e reja kishtare duke marrë parasysh karizmin e tyre individuale dhe duhet t’ua tërheqin vëmendjen të gjithë pjesëtarëve të klerit për një gatishmëri më të madhe, për t’i shërbyer Kishës aty ku është e nevojshme, edhe nëse kjo ka nevojë për sakrificë.[78] përveç kësaj në Sinod u diskutua edhe për masat pastorale që duhet marrë, me qëllim që të krijohen lehtësira sidomos tek të rinjtë për një çiltërsi të brendshme ndaj thirrjes meshtarake. Kjo situatë nuk mund të zgjidhet vetëm me anë të vendimeve të pastra prag­matike. Në asnjë mënyrë ipeshkvijtë nuk duhet që të mos ndërmarrin, nën presionin e brengave krejt të kuptueshme funksionale për shkak të mung­esës së priftërinjve sqarime të thirrjes dhe nuk duhet t’i lejojnë të marrin shkollimin specifik dhe të shugurohen kandidatët që nuk posedojnë vetitë e nevojshme për shërbesën meshtarake.[79] Një kler i shkolluar me defekte që është lejuar të shugurohet pa kontrollin e duhur, nuk do të mund të ofrojë ndonjë dëshmi që është e përshtatshme për ta zgjuar dëshirën tek të tjerët për ta pasuar thirrjen e Krishtit me zemërgjerësi. Pastorali i thirrjes duhet të përfshijë përnjëmend tërë bashkësinë e krishterë në të gjitha fushat e saj.[80] Natyrisht se kjo punë në të gjitha nivelet përfshin edhe sensibilizimin c familjeve, të cilat idesë së një thirrjeje meshtarake i qëndrojnë shpeshherë në mënyrë indiferente, nëse jo edhe në mënyrë refuzuese. Ato duhet t’i hapen zemërgjerësisht dhuratës së jetës dhe t’i edukojnë fëmijët për disponim ndaj vullnetit të Hyjit. Me një fjalë: ata kanë nevojë para së gjithash për kurajë që ta vënë para të rinjve radikalitetin e pasimit të Krishtit, duke iu treguar atyre se çfarë fascinimi qëndron aty.

 

Mirënjohja dhe shpresa

  1. Në fund është e nevojshme që të besohet në nismën e Hyjit me më shumë fe dh.e shpresë. Edhe pse në disa regjione ka mungesë priftërinjsh, kurrë nuk duhet humbur shpresën se Krishti edhe më tutje do të vazhdojë të frymëzojë meshkuj që lënë gjithçka pas vete dhe i kushtohen plotësisht kremtimit të mistereve të shenjta, predikimit të Ungjillit dhe shërbesës pastorale. Me këtë rast dua të shpreh mirënjohjen e tërë Kishës ndaj të gjithë ipeshkvij­ve dhe priftërinjve, të cilët me përkushtim besnik dhe angazhim të plotë përmbushin misionin e tyre. Natyrisht se falënderimi i Kishës iu drejtohet edhe diakonëve, të cilët e kanë marrë shugurimin “jo për të qenë priftërinj, por për të shërbyer”[81]. Në bazë të rekomandimit të Asamblesë sinodale një falënderim të veçantë po ua drejtoj priftërinjve Fidei-donum, të cilët në shërbim të misionit të Kishës, me kompetencë dhe përkushtim zemërgjerë ndërtojnë bashkësinë, duke ia shpallur asaj Fjalën e Hyjit dhe të cilët e thyejnë Bukën e jetës, pa i kursyer forcat e veta.[82] Duhet t’i falënderojmë Hyjit për ata shumë priftërinj, të cilët kanë duruar vuajtje deri në flijimin e jetës së tyre për t’i shërbyer Krishtit. Në ata zbulohet me anë të gjuhës së fakteve se çfarë do të thotë të jesh prift. Bëhet fjalë për dëshmi prekëse, të cilat mund t’i gjallërojnë shumë të rinj për ndjekur Krishtin, për ta flijuar jetën e tyre për të tjerët dhe pikërisht ashtu ta gjejnë jetën e vërtetë,
  2. Eukaristia dhe kurora e martesës

Eukaristia, sakrament nusëror

 

  1. Eukaristia, sakramenti i dashurisë, qëndron në një lidhje të veçantë mes burrit dhe gruas, që janë të bashkuar në martesë. Është nevoja pikërisht e kohës sonë që ta thellojmë këtë lidhje.[83] Papa Gjoni Pali II kishte disa herë mundësinë ta rikonfirmojë karakterin nusëror të Eukaristisë dhe lidhjen e veçantë të saj me sakramentin e martesës: “Eukaristia është sakramenti i shëlbimit tonë. Ajo është sakramenti i dhëndrit dhe nuses”.[84] Për më tepër, “tërë jeta e krishterë mban shenjat e dashurisë nusërore të Krishtit dhe të Kishës. Tashmë qysh me Pagëzimin, hyrja në popullin e Hyjit, është një mister nusëror. Ai është si të thuash `banjë nusërore’ që i paraprin dasmës, Eukaristisë”.[85] Eukaristia e forcon në një mënyrë të pashtershme njësinë dhe dashurinë e pandashme të çdo martese të krishterë. Në të, me fuqinë e sakra­mentit, lidhet intimisht lidhja martesore me njësinë eukaristike mes Krishtit dhëndër dhe nuses së tij, Kishës (krhs. Ef 5,31-32). Konsensusi i ndërsjellë që e bëjnë me njëri-tjetrin dhëndri dhe nusja në Krishtin, konsensus ky që e themelon bashkësinë e tyre të jetës dhe dashurisë, ka gjithashtu një dimen­sion eukaristik. Me të vërtetë në teologjinë e Shën Palit dashuria martesore është një shenjë sakramentale e dashurisë së Krishtit ndaj Kishës së vet – një dashurie që e arrin kulmin e vet në kryq, i cili është shenjë i “martesës” së tij me njerëzimin dhe njëkohësisht origjinë dhe qendër e Eukaristisë. Për këtë arsye Kisha manifeston një afërsi të veçantë shpirtërore për gjithë ata që kanë themeluar familjen e tyre në sakramentin e kurorës së martesës.[86] Familja – një kishë shtëpiake [87] është një vend me përparësi i jetës kishtare, në mënyrë të veçantë për shkak të rolit vendimtar në lidhje me edukimin e krishterë të fëmijëve.[88] Në këtë kontekst Sinodi edhe ka rekomanduar që ta pranojmë misionin unik të gruas në familje dhe shoqëri – një detyrë, që duhet mbrojtur, ruajtur dhe përkrahur.[89] Të qenit e saj grua dhe nënë paraqet një realitet të pashmangshëm që nuk duhet nënvleftësuar kurrë.

Eukaristia dhe uniteti i martesës

 

  1. Pikërisht në dritën e kësaj lidhjeje të brendshme të martesës, familjes dhe Eukaristisë mund t’i konsiderojmë disa probleme pastorale. Lidhja besnike, e pandashme dhe ekskluzive që e bashkon Krishtin dhe Kishën dhe që e gjen shprehjen e saj sakramentale në Eukaristi, i përgjigjet një fakti origjinal antropologjik, sipas të cilit burri duhet lidhur definitivisht me një grua të vetme dhe anasjelltas (krhs. Zan 2,24; Mt 19,5). Në këtë kontekst mendor, Sinodi është ballafaquar edhe me temën e praktikës pastorale ndaj atyre që rrjedhin nga kulturat ku praktikohet poligamia, dhe të cilët pastaj kontaktojnë me shpalljen e Ungjillit. Njerëzve të tillë duhet ndihmuar që, nëse i hapen fesë së krishterë, ta integrojnë qëllimin e tyre njerëzor në risinë radikale të Krishtit. Gjatë katekumenatit Krishti i merr nga gjendja e tyre specifike dhe i thërret në drejtim të bashkësisë së përsosur kishtare nëpër procesin e dorëheqjeve të domosdoshme deri te e vërteta e plotë e dashurisë. Kisha i përcjella ata me një pastoral me shumë dashuri të butë dhe njëkohësisht të pakompromis,[90] para së gjithash duke iu treguar atyre në çfarë drite e rrezatojnë natyrën e njeriut dhe ndjenjat njerëzore misteret e krishtera.

Eukaristia dhe pandashmëria e kurorës së martesës

 

  1. Nëse Eukaristia e shpreh paprapësueshmërinë e dashurisë së Hyjit në Krishtin ndaj Kishës së tij, bëhet e kuptueshme pse ajo në lidhjen me sakra­mentin e kurorës së martesës inkludon atë pamundësinë e prishjes, të cilën e dëshiron në mënyrë të pashmangshme çdo dashuri e vërtetë.[91] Për këtë arsye është më shumë se e përligjur vëmendja pastorale, të cilën ua ka kush­tuar Sinodi situatave të dhimbshme, të në cilat gjenden jo pak besimtarë, të cilët janë divorcuar pas një kurorëvënieje sakramentale dhe kanë hyrë në një lidhje të re. Bëhet fjalë për një problem me shumë therra dhe të ndër­likuar pastoral, një pllakosje të vërtetë të mjedisit të sotëm social, e cila po përhapet në një masë që sa vete e shihet edhe në qarqet katolike. Barinjtë janë të obliguar nga dashuria ndaj së vërtetës t’i dallojnë saktësisht situ­atat e ndryshme, me qëllim që kështu t’iu ndihmojnë në mënvrë adekuate shpirtërisht besimtarëve të konfrontuar me këtë problem.[92] Sinodi ipeshkvor ka rikonfirmuar edhe një herë praktikën e Kishës të bazuar në Shkrimin shenjt (krhs. Mk 10,2-12) që të divorcuarit e rimartuar të mos lejohen të marrin sakramentet, sepse statusi dhe gjendja tyre jetësore e kundërshtojnë objektivisht bashkimin e dashurisë mes Krishtit dhe Kishës së tij, bashkim ky që shenjohet dhe realizohet në Eukaristi. Të divorcuarit e rimartuar me gjithë situatën e tyre përkojnë edhe më tutje në Kishë, e cila ata i trajton me një vëmendje të veçantë, duke dëshiruar që ata ta jetojnë sa të jetë e mundur një stil të krishterë jetësor me anë të pjesëmarrjes në Meshën e shenjtë, Edhe pse pa marrë kungimin, në dëgjimin e Fjalës së Hyjit, adhurimin eukaristik, lutje, pjesëmarrje në jetën e bashkësisë, në një bisedë të sinqertë me ndonjë prift ose udhëheqës shpirtëror, në dashurinë e ushtruar me përkushtim, në veprat e pendesës dhe në angazhimin në edukimin e fëmijëve.

Aty ku ngrihen dyshime të bazuara për vlefshmërinë e kurorës së lidhur në mënyrë sakramentale, duhet të ndërmerret ajo që është e nevojshme për ta kontrolluar bazimin e tyre. Pastaj është e nevojshme që të sigurojmë, nën respektimin e plotë të së drejtës kanonike[93], që të kemi të pranishme gjyqet kishtare në çdo territor si dhe karakterin e tyre pastoral dhe veprimin e tyre korrekt dhe të shpejtë.[94] Për një punë të papenguar të gjyqeve kishtare, është e nevojshme që në çdo dioqezë të kemi një numër të mjaftueshme të personave të shkolluar. Po sjell ndër mend se “është detyrë urgjente që t’iu sillet sa më afër besimtarëve veprimi institucional i Kishës nëpër gjyqe”.[95]

Mirëpo, gjithsesi duhet evituar që kujdesi pastoral të keqinterpretohet si kontrapozicion me të drejtën. Për më tepër, duhej që të nisemi nga premisa se pika themeltare e prekjes mes të drejtës dhe pastoralit është dashuria ndaj së vërtetës: Kjo domethënë nuk është kurrë abstrakte, por “futet në procesin njerëzor dhe të krishterë të çdo besimtari”.[96] Aty ku asgjësimi i kurorës së martesë nuk pranohet përfundimisht, dhe ku janë të dhëna kushte objek­tive, të cilat jetën e përbashkët e bëjnë me të vërtetë të pakthyeshme, Kisha i inkurajon ata besimtarë ta jetojnë lidhjen e tyre në pajtim me kërkesat e ligjit të Hyjit si miq, si vëllezër dhe motra; në këtë mënyrë – duke marrë parasysh praktikën e dëshmuar kishtare – mund të marrin pjesë përsëri në gostinë eukaristike. Me qëllim që të jetë i mundshëm dhe të bëhet i frytshëm një proces i tillë, ai duhet mbështetur nga ana e ndihmës së pastorëve dhe me anë të nismave përkatëse kishtare, ku gjithsesi duhet evituar që të bekohen këto lidhje, me qëllim që ndër besimtarë të mos ngrihen huti lidhur me vlerën e kurorës së martesës.[97]

Duke marrë parasysh ndërlikueshmërinë e kontekstit kulturor, në të cilin jeton Kisha në shumë vende, Sinodi ka rekomanduar lidhur me këtë se në parapërgatitjen e kandidatëve për kurorëzim dhe në provimin paraprak mbi pikëpamjet e tyre mbi obligimet që janë të pashmangshme për vlefshmërinë e sakramentit të Kurorës së martesës, duhet dëshmuar kujdesin më të madh pastoral. Nëpërmjet një sqarimi serioz në këtë pikë mund të evitohet fakti se impulset emotive ose arsyet e cekëta i çojnë dy kandidatët për martesë në marrjen e përgjegjësive, të cilat më vonë nuk mund t’i plotësojnë.[98] E mira, që e presin Kisha dhe tërë shoqëria nga martesa dhe nga familja që bazohet në të, është tepër e madhe, për të mos u angazhuar deri në fund në këtë fushë pastorale. Martesa dhe familja janë institucione që duhet përkrahur dhe duhet mbrojtur kundër çdo keqkuptimi lidhur me të vërtetën e tyre bazore, sepse çdo dëm që iu bëhet atyre, në të vërtetë është një plagë që i shkaktohet bashkëjetesës njerëzore si të tillë.

EUKARISTIA DHE ESKATOLOGJIA

Eukaristia: dhuratë kushtuar njeriut në udhëtimin e tij

 

  1. Nëse është e vërtetë se sakramentet janë pjesë e Kishës në shtegtimin e saj,[99] e cila shkon përballë zbulimit të plotë të fitores së Krishtit të ringjallur, është gjithashtu e vërtetë se – në mënyrë të veçantë në liturgjinë eukaristike – na garantohet një ide e plotësimit eskatologjik, drejt së cilit shkon çdo njeri dhe gjithë krijimi (krhs. Rom 8,19 et seq.). Njeriu është i krijuar për lumturinë e vërtetë dhe të amshuar, të cilën mund ta japë vetëm dashuria e Hyjit. Por liria jonë e dëmtuar do të humbej po të mos ishte e mundur të përjetojmë qysh tash diçka nga përmbushja e ardhme. Për më tepër, çdo njeri duhet të drejtohet drejt cakut të fundit, me qëllim që të mund të shkojë në drejtimin e duhur. Ky cak i fundit është në të vërtetë Krishti vetë, Zotëria, fitimtari mbi mëkatin dhe vdekjen, i cili për ne bëhet prezent në një mënyrë të veçantë në kremtimin e Eukaristisë. Kështu, Edhe pse ende “të huajt dhe shtegtarë në këtë botë” (1 Pjt 2,11), në fe tashmë marrim pjesë në plotëninë e jetës së ringjallur. Duke treguar gostia eukaristike një dimension shumë të fortë eskatologjik, ajo gosti i ndihmon lirisë sonë, e cila është ende në proces.

 

Gostia eskatologjike

  1. Nëse mendojmë lidhur me këtë fshehtësi, mund të themi se Jezusi me ardhjen e tij është vendosur afër pritjes, e cila është e pranishme në popullin e Izraelit, në krejt njerëzimin dhe në parim madje edhe në krijim. Me vetëfli­jimin e tij ai e ka hapur objektivisht epokën eskatologjike. Krishti ka ardhur për ta bashkuar në një popullin e shpërndarë të Hyjit (krhs. Gjn 11,52), dhe e ka bërë të qartë qëllimin e vet për ta mbledhur bashkësinë e Besëlidhjes për t’i përmbushur premtimet e Hyjit që ua ka dhënë Etërve (krhs. Jer 23,3; 31,10; Lk 1,55.70). Me thirrjen e Dymbëdhjetë Apostujve – një referencë në dymbëdhjetë fiset e Izraelit – dhe në detyrën që ua besoi atyre gjatë Darkës së fundit para vuajtjes së tij shëlbuese, që ta kremtojnë përkujtimin e tij, Jezusi ka treguar se atë porosinë, për të qenë në histori shenjë dhe instru­ment i mbledhjes eskatologjike të filluar në të, deshi ta transmetojë në tërë bashkësinë që e themeloi ai vetë. Për këtë arsye, në një mënyrë sakramentale realizohet në çdo kremte eukaristike mbledhja eskatologjike e popullit të Hyjit. Gostia eukaristike për ne është një zbulim i parakohshëm i gostisë përfundimtare të festës, të cilën e paralajmërojnë profetët (krhs. Is 25,6-9), kurse në Besëlidhjen e re përshkruhet si “Dasma e Qengjit” (krhs. Zb 19,79); ajo duhet festuar në gëzimin e bashkësisë së shenjtërve.[100]

 

Lutja për të vdekurit

  1. Kremtimi i Eukaristisë, në të cilën e shpallim vdekjen dhe ngjalljen e Zotërisë dhe presim ardhjen e tij, është një peng për lumturinë e tij të ardh­shme, në të cilën do të lumturohet edhe trupi ynë. Duke e festuar përkujtimin e shëlbuesit tonë, ne në forcohet shpresa për ringjalljen e mishit dhe për mundësinë t’i takojmë fytyrë për fytyrë ata që na kanë paraprirë në shenjën e fesë. Nga kjo pikëpamje, bashkë me Etërit sinodal, dua t’i përkujtoj të gjithë besimtarët për rëndësinë e lutjes për të vdekurit – sidomos të Meshës -, me qëllim që të mund të arrijnë në dritën e shikimit të lumturuar të Hyjit.[101] Kur ta rizbulojmë dimensionin eskatologjik që e ka në brendi Eukaristia e lutur dhe e adhuruar, kjo do të na ndihmojë të qëndrojmë në rrugën tonë dhe na ngushëllon në shpresë për lavdi (krhs. Rom 5,2; Tit 2,13).

EUKARISTIA DHE VIRGJËRA MARI

  1. Nga lidhja mes Eukaristisë dhe sakramenteve tjera veç e veç dhe nga rëndësia eskatologjike e mistereve del profile i ekzistencës së krishterë në tërësinë e saj – një ekzistence që është e thirrur të jetë një akt i shërbesës shpirtërore, një fli e vetëdhurimit që i pëlqen Hyjit. Dhe nëse edhe ne të gjithë jemi ende duke udhëtuar drejt përmbushjes së tërësishme të shpresës sonë, kjo nuk do të thotë se ne nuk mund ta pranojmë qysh tash me mirënjohje faktin se gjithçka na ka dhuruar Hyji, e ka gjetur realizimin e plotë në Vir­gjërën Mari, nënës së Hyjit dhe nënës sonë: Pranimi i saj në qiell me trup dhe shpirt për ne është një shenjë e shpresës së sigurt, në kuptimin që ajo shenjë na tregon neve shtegtarëve në kohë atë cak eskatologjik, për të cilin na jep një ide qysh tash sakramenti i Eukaristisë.

Në Virgjërën e shenjtë e shohim të plotësuar tërësisht edhe mënyrën sakramentale, me të cilën Hyji e prek krijesën njeri dhe e inkludon nismën e tij shëlbuese. Që nga Lajmërimi e deri te Rrëshajat Maria tregohet si personi, liria e së cilës i përshtatet plotësisht vullnetit të Zotit. Ngjizja e saj e papër­lyer zbulohet në kuptimin e mirëfilltë në të disponueshmërinë e pakusht ndaj Fjalës hyjnore. Në çdo moment karakterizohet jeta e saj me një fe të dëgjueshme duke marrë parasysh veprimin e Hyjit. Si Virgjëra që dëgjon ajo jeton në pajtim të përsosur me vullnetin hyjnor; fjalët që i vijnë prej Hyjit, ajo i ruan në zemrën e sai, duke i bashkuar ato si në një mozaik, mëson t’i kuptojë më thellë (krhs. Lk 2,19.51); Maria është Besimtarja e madhe, e cila me plotë besim e dorëzon veten në duart e Zotit dhe i jepet vullnetit të tij.[102] Kjo fshehtësi thellohet deri në involvimin e plotë në porosinë e shëlbimit të Jezusit. Siç ka deklaruar Koncili II i Vatikanit, “Virgjëra Mari shkoi rrugën e shtegtimit të fesë. Njësimin e saj me Birin e mbajti në besnikëri deri në kryq, ku nuk qëndroi pa qëllim hyjnor (krhs. Gin 19,25), vuajti fort me të Njëlindurin e saj dhe u lidh me flinë e tij në shpirtin mëmësor, duke pranuar me plotë dashuri flijimin e atij që e lindi. Dhe në fund Krishti Jezu vetë, kur vdiq në kryq, ia dha atë nxënësit si nënë me fjalët: Grua, ja, yt bir”.[103] Që nga Lajmërimi e deri te Kryqi, Maria është ajo që e mori Fjalën – e cila në të mishërohet dhe në fund fashitet në heshtje e vdekjes. Ajo është në fund të fundit ajo që e merr në duart e veta trupin tashmë të pajetë të atij, i cili i ka dashur të vetët me të vërtetë “deri në pikën e fundit” (krhs. Gjn 13,1).

Kështu, gjithmonë kur e marrim korpin dhe gjakun e Krishtit në kremten e Eukaristisë, i drejtohemi edhe asaj që e ka pranuar flinë e Krishtit me pajtim të plotë për tërë Kishën. Me të drejtë Etërit sinodal kanë rikonfirmuar se “Maria e hap pjesëmarrjen e Kishës në flinë e Shëlbuesit”.[104] Ajo është e Papërlyera, e cila e pranon dhuratën e Hyjit pa kushte dhe në këtë mënyrë merr pjesë në veprën e shëlbimit. Maria nga Nazareti, ikona e Kishës që krijohet, është model për atë se si duhet pranuar secili prej nesh dhuratën, çka e ka bërë Jezusi veten.

Pjesa e dytë

EUKARISTIA, NJË MISTER QË DUHET CELEBRUAR

 

Përnjëmend, përnjëmend  po ju them: Nuk jua dha Moisiu bukën  prej qiellit; por Ati im jua jep bukën prej qiellit, atë të vërtetën (Gjn 6,32)

 

Lex orandi dhe lex credendi

  1. Sinodi ipeshkvor ka reflektuar shumë mbi lidhjen mes fesë eukaristike dhe kremtes liturgjike. Me atë rast ajo ka nënvizuar lidhjen mes lex orandi dhe lex credendi dhe ka theksuar përparësinë e veprimit liturgjik. Eukaristia duhet përjetuar si mister i fesë i celebruar autentikisht, me vetëdijen e qartë se “intellectus fidei qëndron gjithmonë dhe në parim në lidhje me veprimin liturgjik të Kishës”.[105] Në këtë fushë refleksioni teologjik nuk mund ta lë jashtë vëmendjes rendin sakramental që e ka themeluar vetë Krishti. Në anën tjetër, veprimi liturgjik nuk mund të konsiderohet kurrë në mënyrë të përgjithshme, pavarësisht nga fshehtësia e fesë. Burimi i fesë sonë dhe e liturgjisë eukaristike është në të vërtetë një dhe e njëjta ngjarje: dhurata e Krishtit e Vetvetes që e bëri në Misterin e Pashkës.

 

Bukuria dhe liturgjia

 

  1. Lidhja mes misterit të besuar dhe të celebruar tregohet në një mënyrë të veçantë në vlerën teologjike dhe liturgjike të bukurisë. Liturgjia, më saktë, sikurse veç tjerash edhe zbulimi i krishterë ka një lidhje të brendshme me bukurinë: Ajo është veritatis splendor. Në liturgji shndrit misteri i Pashkës, me anë të cilit Krishti vetë na tërheq prej vetes dhe na thërret për bashkësi. Në Jezusin e kontemplojmë bukurinë dhe shkëlqimin në burimin e tij – siç kishte zakon të thoshte Shën Bonaventura.[106] Kjo karakteristikë, në të cilën thirremi ne, nuk është estetizëm i pastër, por një mënyrë se si vjen te ne e vërteta e dashurisë së Hyjit në Krishtin, na fascinon, na ngazëllen dhe kështu ndikon që të dalim nga vetja jonë dhe të tërhiqemi nga thirrja e vërtetë e jona: te dashuria.[107] Qysh në krijim Hyji bën që të mund ta marrim me mend në bukurinë dhe harmoninë e kozmosit (krhs. Ur 13,5; Rom 1,19-20). Në Besëlidhjen e Vjetër gjejmë pastaj shenja të thella të shkëlqimit të pushtetit të Hyjit, i cili me lavdinë e vet zbulohet nëpërmjet mrekullive, i cili bën që ato të ndodhin në popullin e zgjedhur (krhs. Dal 14; 16,10; 24,12-18; Num 14,20-23). Në Besëlidhjen e Re kjo epifani e bukurisë e gjen plotësimin e vet përfundimtar në vetëdëftimin e Hyjit në Jezu Krishtin:[108] Ai është zbulesa e plotë e lavdisë hyjnore. Në lëvdimin e Birit ndriçon lavdia e Atit dhe bartet (krhs. Gjn 1,14; 8,54; 12,28; 17,1). Mirëpo, kjo bukuri nuk është vetëm harmoni e pastër formash; “Më i pashmi ndër bijtë e njerëzve” (Ps 45/44,3) në mënyrë të mistershme është gjithashtu ai që nuk kishte “s’kishte bukuri as hijeshi, që të mund ta vërenim në të” (Is 53,2). Jezusi na tregon se si e vërteta e dashurisë mund ta transformojë edhe fshehtësinë e errët të vdekjes në dritën rrezatuese të ringjalljes. Këtu shkëlqimin i lavdisë së Hyjit tejkalon çdo bukuri botërore. Bukuria e vërtetë është dashuria e Hyjit që na është zbuluar përfundimisht në misterin e Pashkës.

Bukuria e liturgjisë është pjesë e kësaj fshehtësie; ajo është shprehja më e lartë e lavdisë së Hyjit dhe në njëfarë kuptimi paraqet një përkulje të qiellit mbi tokë. Festa e përkujtimit të flisë së shëlbimit bart në vete tiparet e asaj bukurie të Jezusit, për të cilat na kanë dëshmuar Pjetri, Jakobi dhe Gjoni, kur Mjeshtri u shndërrua para tyre në rrugë për në Jerusalem (krhs. Mk 9,2). Prandaj, bukuria nuk paraqet ndonjë faktor dekorativ të veprimit liturgjik; ajo është për më tepër element konstitutiv për të, me aq sa është një prej vetive të Hyjit vetë dhe të zbulesës së tij. Gjithë këto shqyrtime duhet të na bëjnë të kuptojmë se çfarë kujdesi duhet pasur që veprimi liturgjik pastaj të shkëlqen sipas natyrës së tij.

 

CELEBRIMI I EUKARISTISË, NJË VEPËR E CHRISTUS TOTUS”

Christus totus in capite et in corpore

 

  1. Subjekti i mirëfilltë i bukurisë së liturgjisë është Krishti i ringjallur dhe i lavdëruar në Shpirtin Shenjt, i cili e përfshin Kishën në veprimin e tij.[109] Në këtë kontekst është mjaft mbresëlënëse t’i rikujtojmë fjalët e Shën Au­gustinit, të cilat në një mënyrë efektive e përshkruajnë dinamikën e fesë që e ka Eukaristia. Shenjti i madh nga Hipo thekson pikërisht lidhur me misterin eukaristik se si na merr në vete Krishti: `Buka që e shihni në altar, e shenjtëruar me anë të Fjalës së Hyjit, është korpi i Krishtit. Kelku, ose më mirë: ajo që përmban kelku, e shenjtëruar me anë të Fjalës së Hyjit, është gjaku i Krishtit. Me këto [shenja] Krishti, Zotëria, deshi të na besojë korpin e tij dhe gjakun e tij që e ka derdhur për faljen e mëkateve. Nëse të dyja i keni marrë në mënyrë të drejtë, ju jeni vetë ajo që keni marrë”.[110] Për këtë arsye, “ne nuk jemi bërë vetëm të krishterë, por jemi bërë vetë Krishti”.[111] Prandaj, nga kjo mund të kontemplojmë veprimin misterioz të Hyjit që çon në një njësi të thellë mes nesh dhe Jezusit, Zotërisë: “Domethënë nuk duhet të besojmë se Krishti është në kokë, pa qenë edhe në trup: Ai është plotësisht në kokë dhe në trup”.[112]

 

Eukaristia dhe Krishti i ringjallur

  1. Meqenëse liturgjia eukaristike në thelb është një actio Dei, e cila na çon në Krishtin nëpërmjet Shpirtit Shenjt, themeli i saj nuk është në disponimin e vullnetit tonë arbitrar dhe nuk duhet të mësojë presion nga ana e rrymave të modës së çastit. Edhe këtu vlen thënia e paluajtshme e Shën Palit: “Askush nuk mund të vërë tjetër themel, përveç atij që është vënë, e ai është Jezu Krishti” (1 Kor 3,11). Dhe prapë është apostulli i popujve ai që na siguron lidhur me Eukaristinë se ai nuk na trashëgon një mësim që zhvilloi ai vetë, por atë që edhe ai vetë e ka marrë (krhs. 1 Kor 11,23). Celebrimi i Eukaristisë pikërisht involvon trashëgiminë e gjallë. Kisha e celebron flinë eukaristike në dëgjesë ndaj porosisë së Krishtit, duke u nisur nga përvoja e të Ringja­llurit dhe të dërgimit të Shpirtit Shenjt. Nga kjo arsye mblidhet bashkësia e krishterë për fractio panis qysh në fillim në ditën e Zotërisë. Dita kur është ringjallur Krishti nga të vdekurit, e diela, është gjithashtu edhe dita e parë e javës, ditë kjo, në të cilën tradita e Besëlidhjes së Vjetër e shihte fillimin e krijimit. Dita e krijimit tani është bërë dita e “krijimit të ri”, dita e çlirimit tonë, në të cilën përkujtojmë Krishtin e vdekur dhe të ringjallur.[113]

ARS CELEBRANDI

  1. Gjatë vijimit të punës së Sinodit është treguar disa herë shprehimisht do­mosdoshmëria për ta tejkaluar çdo ndarje të mundshme mes ars celebrandi, d.m.th. të artit të kremtimit të drejtë dhe pjesëmarrjes së plotë aktive dhe të frytshme të të gjithë besimtarëve. Në fakt, metoda më e përshtatshme për ta lehtësuar pjesëmarrjen e popullit të Hyjit në ritin sakral është që riti vetë të celebrohet në mënyrë të përshtatshme. Ars celebrandi është kushti më i mirë për actuosa participatio.[114] Ars celebrandi buron nga dëgjesa besnike ndaj normave liturgjike në plotëninë e tyre, sepse pikërisht kjo mënyrë e kremtimit është ajo që garanton qysh dy mijë vjet jetën e fesë së të gjithë besimtarëve, të cilët janë të ftuar për ta përjetuar kremtimin si popull i Hyjit, si meshtari mbretërore, si komb i shenjtë (krhs. 1 Pjt 2,4-5,9).[115]

 

Ipeshkvi, mishërimi i liturgut

  1. Megjithëse tërë populli i Hyjit merr pjesë në liturgjinë eukaristike, tmegjithatë lidhur me artin korrekt të kremtimit, ata që kanë marrë sakramen­tin e shugurimit kanë një detyrë të pashmangshme. Ipeshkvijtë, meshtarët dhe diakonët – secili sipas gradës së tij – duhet ta konsiderojnë kremtimin si detyrë kryesore të tyre.[116] Kjo ka të bëjë posaçërisht me ipeshkvin dioqezan: Ai pikërisht është “shpërndarësi kryesor i mistereve të Hyji në kishën pjesë që i është besuar, ai është udhëheqësi, mbështetësi dhe mbrojtësi i tërë jetës liturgjike”.[117] Gjithë kjo është vendimtare për jetën e kishës pjesë, jo vetëm për arsye se bashkësia me ipeshkvin paraqet kushtin për vlefshmërinë e çdo kremtimi në territorin e tij, por edhe për arsye se vetë ai është mishërimi i liturgut në dioqezën e tij.[118] Eshtë detyra e tij ta ruajë njësinë harmonike të kremtimit në dioqezën e tij. Për këtë arsye, “është puna e tij të kujdeset që meshtarët, diakonët dhe laikët që besojnë në Krishtin ta kuptojnë gjithnjë e më thellë kuptimin e mirëfilltë të riteve dhe teksteve liturgjike dhe në këtë mënyrë të udhëzohen në kremtimin aktiv dhe të frytshëm të Eukaristisë”.[119] Veçanërisht paralajmëroj që të bëhet çka është e nevojshme që kremtimet liturgjike që i mban ipeshkvi në katedrale të ndodhin duke respektuar e plotësisht ars celebrandi, në mënyrë që ato të mund të konsiderohen si model për të gjitha kishat e shpërndara në dioqezën e tij.[120]

Respekti për librat liturgjik dhe për pasurinë e shenjave

  1. Me theksimin e rëndësisë të ars celebrandi, si për pasojë bëhet e qar­të edhe rëndësia e dispozitave liturgjike.[121] Ars celehrandi duhet ta nxit ndjenjën për atë që është e shenjtë dhe të shërbehet me forma të jashtme që edukojnë për të pasur këtë ndjenjë, për shembull me harmoninë e ritit, me petkat liturgjike, me pajisjet dhe me vendin e shenjtë. Atje ku meshtarët dhe përgjegjësit për pastoralin liturgjik mundohen t’i bëjnë të njohura librat liturgjikë dhe dispozitat përkatëse dhe ta nënvizojnë pasurinë e madhe të Hyrjes së përgjithshme në Mesharin romak dhe të Rendi i leximit për kremtimin e Meshës shenjte, kjo i sjell shumë përparësi kremtimit të Eukaristisë. Ndoshta e marrim si të dhënë se bashkësitë tona kishtare i njohin dhe i çmojnë drejtë këto burime, por shpeshherë pa të drejtë. Në të vërtetë këto janë tekste që përmbajnë burime të çmueshme, të cilat e ruajnë dhe e paraqesin fenë dhe procesin e popullit të Hyjit në dymijë vitet e historisë së tij. Po ashtu e rëndë­sishme për një ars celebrandi të drejtë është respektimi i të gjitha formave të shprehjes që i parasheh. liturgjia: Fjala dhe këndimi, gjestet dhe heshtja, lëvizjet, ngjyrat liturgjike dhe ornamentet. Liturgjia posedon përnjëmend nga natyra e saj një shumëllojshmëri të regjistrave për kumtim, të cilat asaj ia mundësojnë synimin e involvimit të tërë njeriut. Thjeshtësia e gjesteve dhe kthjelltësia shenjave të bëra në një rend të paraparë dhe në momentin e dhënë ndërmjetësojnë me shumë dhe inspirojnë më fort, sesa shtojcat artificiale dhe të pa vend. Respektimi dhe ndjekja e strukturës vetanake të ritit shprehin njohjen e karakterit të Eukaristisë si dhuratë dhe njëkohësisht zbulojnë vullnetin e meshtarit për ta pranuar në përvujtëri dhe mirënjohje dhuratën e papërshkrueshme.

 

Arti në shërbim të kremtimit

  1. Lidhja e thellë mes bukurisë dhe liturgjisë duhet të na nxisë për një vë­mendje të të gjitha mjeteve artistike të shprehjes që janë vënë në shërbim të kremtimit.[122] Një komponentë e rëndësishme e artit sakral është natyrisht arkitektura e kishave,[123] në të cilat duhet të dalë në pah njësia e elementeve të veçanta të prezbiterit – altari, kryqi, tabernakulli, amboja dhe selia. Në këtë kontekst duhet marrë para sysh se qëllimi i arkitekturës sakrale qëndron aty që kishës, e cila i kremton sakramentet e fesë – e veçanërisht Eukaristinë – t’ia japë hapësirën më të përshtatshme për zhvillimin adekuat të veprimit të saj liturgjik.[124] Esenca e shtëpisë së krishterë të Zotit pikërisht definohet me anë të vetë veprimit liturgjik, i cili involvon mbledhjen e besimtarëve (ecclesia), të cilët janë gurë të gjallë të tempullit (krhs. 1 Pjt 2,5).

I njëjti parim vlen në përgjithësi për krejt artin sakral, sidomos për pik­turën dhe skulpturën, në të cilat ikonografia religjioze duhet të orientohet sipas mistagogjisë sakramentale. Një njohje e thellë e formave, të cilat i ka krijuar arti sakral gjatë shekujve, mund t’iu ndihmojë shumë atyre, të cilët ndaj arkitektëve dhe artistëve kanë përgjegjësinë e ndarjes së porosive për vepra artistike që kanë të bëjnë me veprimin liturgjik. Për këtë arsye, është e nevojshme që në shkollimin e seminaristëve dhe të meshtarëve si disiplinë e rëndësishme përket historia e artit, me një theks të veçantë ne ndërtimet e kultit në dritën e dispozitave liturgjike. Shkurt, është e domos­doshme që në gjithçka ka të bëjë me Eukaristinë, duhet të sundojë shije e mirë për atë që është e bukur. Duhet pasur kujdes dhe përkushtim edhe për ornamentet, veglat kishtare dhe enëve kishtare, me qëllim që, të lidhur organikisht mes tyre dhe të harmonizuar me njëri-tjetrin, e mbajnë të gjallë habinë përballë misterit të Hyjit, e sqarojnë unitetin e fesë dhe e përforcojnë përshpirtërinë.[125]

 

Këndimi liturgjik

  1. Një vend të rëndësishëm në ars celebrandi e merr këndimi liturgjik.[126] Me të drejtë konfirmon Shën Augustini në një prej fjalimeve të tij të fam­shme: “Njeriu i ri e di cila është kënga e re. Këndimi është shprehje e gëzimit – dhe nëse mendojmë edhe pak me më kujdes mbi këtë – ai është shprehje e dashurisë”.[127] Populli i Hyjit që është mbledhur për kremtim, këndon lavdin e Hyjit. Në historinë e vet dymijëvjeçare, Kisha ka krijuar muzikë instrumentale dhe vokale – dhe krijon ende -, që paraqet trashëgim feje dhe dashurie që nuk duhet të humbasë. Në liturgji me të vërtetë nuk mund të themi se të gjitha këngët janë baras të mira. Në këtë kontekst duhet evituar improvizimin e cekët ose futjen e llojeve muzikale, të cilët nuk e marrin para­sysh kuptimin e liturgjisë. Në vetinë e saj si element liturgjik, kënga duhet të përshtatet në formën e veçantë të kremtimit.[128] Si për pasojë, gjithçka – në tekst, në melodi dhe në realizimi – duhet t’i përgjigjet kuptimin të misterit të celebruar, pjesëve të ritit dhe kohëve liturgjike.[129] Në fund, Edhe pse i marr para sysh orientimet e ndryshme dhe traditat e ndryshme që janë për lëvdatë, dua që në pajtim me lutjen e Etërve sinodal, të vijë në shprehje në mënyrë adekuate korali gregorian, [130] sepse kjo është kënga e mirëfilltë e liturgjisë romake.[131]

STRUKTURA E KREMTIMIT TË EUKARISTISË

  1. Pasi që i kam përmendur elementet s fokusohem më thellësisht në disa pjesë të strukturës së kremtimit eukaristik, të cilat në kohën tonë kanë nevojë për një kujdes të veçantë, me qëllimin që t’i mbetemi besnik kërkesës themelore të renovimit liturgjik të nxitur nga Koncili II i Vatikanit, në vazh­dimësi me tërë trashëgiminë e madhe kishtare.

 

Uniteti i brendshëm i veprimit liturgjik

  1. Pikësëpari është e nevojshme të reflektojmë mbi njësinë e ritit të Meshës së shenjtë. Si në katekezë, ashtu edhe në mënyrën e kremtimit duhet shmangur të ndërmjetësohet mbresa e dy pjesëve të vëna pranë njëri tjetrit. Shërbesa e fjalës dhe liturgjia eukaristike – përveç riteve të hyrjes dhe të përfun­dimit – janë “aq të lidhur me njëri-tjetrin, sa që ato formojnë një njësi të Meshës”.[132] Me të vërtetë ekziston një lidhje e brendshme mes fjalës së Zotit dhe Eukaristisë. Gjatë dëgjimit të fjalës së Hyjit feja nxjerr sythe ose ajo forcohet (krhs. Rom 10,17); në Eukaristi Fjala e mishëruar na dhurohet si shujtë shpirtërore.[133] Kështu ndodh që “Kisha ta merr bukën e jetës nga dy tryezat e fjalës dhe të korpit të Krishtit dhe t’ua ofrojë ato besimtarëve”.[134] Për këtë arsye gjithnjë duhet të kemi parasysh se fjala e Hyjit që e lexon Kisha dhe e shpall në liturgji, çon në Eukaristi si në një qëllim që është i një natyre me të.

Shërbesa e Fjalës së Zotit

 

  1. Bashkë me Sinodin lutem që Shërbesa e fjalës së Zotit të përgatitet dhe të jetohet siç ka hije. Për këtë arsye rekomandoj urgjentisht që në liturgji duhet pasur kujdes që fjalën e Zotit ta lexojnë lektorët e përgatitur mirë. Mos të harrojmë kurrë: “Kur t’i lexojë dikush Shkrimet e shenjta në liturgji, Hyji vetë i flet popullit të vet dhe Krishti, i pranishëm në fjalën e tij, e shpall Ungjillin”.[135] Nëse në rrethana të caktuara duket së është me vend, mund të ofrohen disa fjalë udhëzuese që iu ndihmojnë besimtarëve që ta fokusojnë vëmendjen e tyre. Për ta kuptuar fjalën e Zotit në mënyrë të drejtë, ajo duhet dëgjuar dhe pranuar me bindje kishtare dhe në vetëdijen e njësisë se fjalës hyjnore me sakramentin eukaristik. Fjala që e shpallim dhe e dëgjojmë në të vërtetë është Fjala e mishëruar (krhs. Gjn 1,14); ajo posedon një refer­encë të brendshme me personin e Krishtit dhe me mënyrën sakramentale të prezencës së tij të vazhdueshme. Krishti nuk flet në të kaluarën, por në kohën e tashme, njëjtë sikurse është i pranishëm në veprimin eukaristik. Në këtë aspekt sakramental të zbulesës së krishterë[136], të kuptuarit dhe studimi i fjalës së Zotit na ndihmojnë ta çmojmë, ta kremtojmë dhe ta jetojmë më mirë Eukaristinë. Edhe këtu del në të vërtetën e saj të plotë thënia se “mos­njohja e Shkrimit është mosnjohje e Krishtit”[137]

Për këtë qëllim është e nevojshme që besimtarëve t’iu ndihmohet nëpër­mjet iniciativave pastorale, shërbesave të fjalës dhe leximit shpirtëror (lectio divina) për ta çmuar begatinë e Shkrimit Shenjt, që është e pranishme në leksionar. përveç kësaj nuk duhet harruar t’i mbështesim format e lutjes që i ka konfirmuar tradita: Lutja e orëve – para së gjithash ajo e mëngjesit, e mbrëmjes dhe kompletori – si dhe kremtimet e vigjiljes. Lutja e psalmeve, leximet e Biblës dhe tekstet e parashtruara në orët e leximit të breviarit të traditës së madhe mund të çojnë në një përvojë të thelluar të ngjarjes së Krishtit dhe të ekonomisë së shëlbimit, e cila nga ana e saj mund ta pasurojë kuptimin dhe pjesëmarrjen e brendshme të kremtimit të Eukaristisë.[138]

 

Homelia

  1. Në lidhje me rëndësinë e fjalës së Hyjit ngrihet domosdoshmëria për ta përmirësuar cilësinë e homelisë. Ajo pikërisht është “pjesë e veprimit liturgjik”[139] dhe ka për detyrë ta nxisë një kuptim më të thellë dhe një efektshmëri më gjithëpërfshirëse të fjalës së Zotit në jetën e besimtarëve. Për këtë arsye, priftërinj duhet “ta përgatisin homelinë me kujdes, duke u bazuar në njohjen e adekuate të Shkrimit shenjt”.[140] Duhet evituar pre­dikimet e përgjithshme ose abstrakte. Në veçanti iu lutem predikatarëve që të kujdesen që homelia ta sjell fjalën e Zotit në lidhje të tillë të ngushtë me kremtimin eukaristik [141] dhe me jetën e bashkësisë, që fjala e Zotit për Kishën përnjëmend të bëhet mbështetje dhe jetë.[142] Për këtë arsye le të merret parasysh qëllimi kateketik dhe paralajmërues i homelisë. Duket se është me vend që besimtarëve t’iu mbahen homeli të qëllueshme tematike – duke u nisur nga leksionari në tri vite liturgjike -, homeli këto që gjatë vitit liturgjik i trajtojnë temat e mëdha të fesë së krishterë dhe me atë rast i kthehen asaj që propozon autoritetshëm Magisteriumi në “katër shtyllat” e Katekizmit të Kishës Katolike dhe në Kompendiumin e botuar më vonë: në Besojmën, në kremtimin e misterit të krishterë, në Jetën në Krishtin dhe në Lutjen e krishterë.[143]

 

Sjellja e dhuratave

  1. Etërit sinodal kanë tërhequr vëmendjen në sjelljen e dhuratave. Nuk bëhet fjalë thjesht për njëfarë “Intermezzo” mes Shërbesës së Fjalës dhe liturgjisë eukaristike. Kjo përveç tjerash nuk do t’i përgjigjej kuptimit të një riti të përbërë nga dy pjesë. Në këtë veprim të përvujtë dhe të thjeshtë shprehet në fakt një domethënie shumë e thellë: në bukën dhe verën që i sjellim te altari, gjithë krijimi pranohet nga Krishti shëlbues, me qëllim që të shndërrohet dhe t’i paraqitet Atit.[144] Shikuar në këtë mënyrë, ne e bartim edhe gjithë vuajtjen dhe dhembjen e botës në altar, me sigurinë se në sytë e Hyjit gjithçka është e çmueshme. Me qëllim që ky veprim të përjetohet në domethënien e tij autentike, nuk ka nevojë të nënvizohet komplikime të pavend. Ky veprim lejon që të vlerësohet pjesëmarrja origjinale, të cilën Hyji e kërkon prej njeriut, për ta plotësuar veprën hyjnore në të, dhe në këtë mënyrë t’i jepet kuptimi i fundit punës njerëzore: që me anë të kremtimit të Eukaristisë të bashkohemi me flinë shëlbuese të Krishtit.

Lutja eukaristike

 

  1. Lutja eukaristike është “qendër dhe kulm i tërë kremtimit”.[145] Rëndës­ia e saj e meriton ta nënvizojmë në mënyrë adekuate. Lutjet e ndryshme eukaristike që përmban Meshari na i ka dorëzuar tradita e gjallë e Kishës; ato karakterizohen me anë të një pasurie të pashtershme teologjike dhe shpirtërore. Duhet udhëzuar besimtarët që këtë pasuri ta çmojnë në mënyrë të përshtatshme. Lidhur me këtë na ndihmon Hyrja e përgjithshme në Meshar­in Romak, duke na i përkujtuar elementet bazore të çdo lutjeje eukaristike: Falënderimi, aklamacioni, epikleza, lajmi i themelimit, shugurimi, anam­neza, sjellja e dhuratave, intercesionet (lutjet e besimtarëve) dhe doksologjia përfundimtare.[146] Përshpirtëria eukaristike dhe reflektimi teologjik ndriço­hen në mënyrë të veçantë nëse e shikojmë njësinë e thellë në anaforën mes thirrjes së Shpirtit Shenjt dhe lajmit të themelimit[147], ku “realizohet flija që ka themeluar Krishti vetë në Darkën e Mbrame”.[148] Me të vërtetë Kisha, me anë të thirrmave të veçanta, arrin ta përgjërojë fuqinë e Shpirtit Shenjt me qëllim që dhuratat që i kanë sjellë njerëzit të shugurohen, që do të thotë të bëhen Trup dhe Gjak i Krishtit dhe kështu dhurata e pastër e flisë, që e marrim në Kungim, të bëhet shëlbim për ata që marrin pjesë në të”.[149]

Shenja e paqes

 

  1. Eukaristia sipas natyrës së saj është sakrament i paqes. Ky dimension i misterit eukaristik, në kremtimin liturgjik e gjen shprehjen e vet të veçantë në ndarjen e shenjës së paqes. Pa dyshim se bëhet fjalë për një shenjë me vlerë të madhe (krhs. Gjn 14,27). Në kohën tonë aq të ngarkuar me konflikte të tmerrshme, ky gjest e merr një kuptim të veçantë edhe nën aspektin e ndjenjës së përgjithshme, në kuptimin që Kisha gjithnjë e merr si detyrë të veten, ta përgjërojë prej Zotërisë dhuratën e paqes dhe të njësisë për veten dhe për tërë familjen njerëzore. Paqja është sigurisht një dëshirë në zemrën e çdo individi, dëshirë kjo që s’duhet ndrydhur. Kisha bëhet udhëheqëse e fjalës për këtë lutje për paqe dhe pajtim, që vjen nga brendia e çdo njeri vullnetmirë, dhe i drejtohet atij që është “Paqja jonë” (Ef 2,14), dhe i cili, aty ku dështojnë përpjekjet njerëzore, mund t’i pajtojë edhe popujt dhe individët veç e veç mes tyre. Nga gjithë kjo kuptohet intensiteti, me të cilin kuptohet shpeshherë riti i paqes në kremtimin liturgjik. Megjithatë në këtë kontekst në Sinodin ipeshkvor u theksua se bën kuptim që të mbahet brenda kufijve ky gjest, i cili mund të ekzagjerohet dhe mund të nxisë huti pikërisht drejtpërdrejt para Kungimit. Është mirë të përkujtojmë se vlera e madhe e gjestit nuk zvogëlohet aspak me anë të kthjelltësisë që është e nevojshme për ta ruajtur një atmosferë që i ka hije kremtimit; për shembull shenja e paqes mund të kufizohet në ata që qëndrojnë afër nesh.[150]

Ndarja dhe marrja e Eukaristisë

  1. Një moment tjetër i kremtimit që duhet shprehur ka të bëjë me ndarjen dhe marrjen e Kungimit të shenjt. I lus të gjithë, posaçërisht bartësit e shu­guruar të shërbesës dhe ata, të cilët – të përgatitur në mënyrë përkatëse – në rast të nevojës së vërtetë janë autorizuar për shpërndarjen e Eukaristisë, të bëjnë gjithçka që akti, me thjeshtësinë e të domethënies së tij, t’i përgjigjet takimit personal me Zotërinë Jezus në sakrament. Për sa i përket dispozi­tave për praktikën korrekte, referoj në dokumentet e botuara në kohën e fundit.[151] Të gjitha bashkësitë e krishtera duhet t’iu përmbahen besnikërisht normave në fuqi dhe ta shohin në to shprehjen e fesë dhe të dashurisë, të cilën të gjithë duhet ta kemi ndaj këtij sakramenti madhështor. Përveç kësaj nuk duhet neglizhuar koha e çmueshme pas Kungimit: përveç realizimit të një kënge të përshtatshme mund të jetë shumë e dobishme që të qëndrojmë të përqendruar në heshtje.[152]

Në këtë kontekst dua të tërheq vëmendjen në një problem pastoral, të cilin e hasim shpeshherë në ditët e sotme. Kam ndërmend faktin se te disa raste, si për shembull te kremtimet e Meshës me rastin e kurorëzimeve, va­rrimeve ose të ngjarjeve të ngjashme, në kremtim janë të pranishëm përveç Katolikëve praktikues edhe njerëz tjerë, të cilët eventualisht nuk e kanë marrë Kungimin vite me radhë, ose të cilët ndoshta gjenden në raporte jetësore, të cilat nuk e lejojnë qasjen në sakramente. Në raste tjera ndodh që të jenë të pranishëm anëtarët e konfesioneve tjera të krishtera ose madje edhe të religjioneve tjera. Rrethana të ngjashme janë të dhëna edhe në Kisha, të cilat – posaçërisht në metropolet e mëdha të artit – janë qëllim të rrymimeve të vizitorëve. Është e vetëkuptueshme se në atë rast duhet gjetur mundësi që shkurt dhe me efikasitet t’iu rikujtohet të gjithëve kuptimi i Kungimit sakramental dhe kushtet për marrjen e tij.

Aty ku janë të dhëna situata, në të cilat nuk mund të jepet sqarimi i nevoj­shëm lidhur me rëndësinë e Eukaristisë, duhet peshuar se a ka më shumë kuptim që në vend të kremtimit të Eukaristisë të mbahet një Shërbesë e Fjalës.[153]

Lëshimi: “Ite, missa est”

 

  1. Në fund dua të komentoj shkurt atë që kanë thënë Etërit sinodal lidhur me lëshimin në fund të kremtimit të Eukaristisë. Pas bekimit diakoni ose prifti e përcjell popullin me fjalët: “Ite, missa est”. Në këto fjalë mund ta shohim lidhjen mes Meshës së kremtuar dhe misionit të krishterë në botë. Në antikë nënkuptonte “missa” thjesht “Lëshim”. Mirëpo, në përdorimin e krishterë ka marrë një domethënie gjithnjë e më të thellë, kështu që “missa” gjithnjë e më tepër kuptohet si “missio” dhe kështu lëshimi bëhet dërgim. Këto fjalë e shprehin shkurtimisht natyrën misionare të Kishës. Për këtë arsye është mirë që t’i ndihmohet popullit ta thellojë këtë dimension konstitutiv të jetës kishtare, duke lejuar që të nxitet nga liturgjia. Në këtë aspekt mund të jetë e dobishme të disponojmë me tekste të aprovuara në mënyrë përkatëse për lutjen mbi popullin dhe bekimin përfundimtar, tekste këto që e shprehin qartë këtë lidhje.[154]

ACTUOSA PARTICIPATIO

Pjesëmarrja autentike

 

  1. Koncili II i Vatikanit ka folur me të drejtë me urgjencë të posaçme për pjesëmarrjen aktive dhe të plotë të tërë popullit të Hyjit në kremtimin e Eukaristisë.[155] Sigurisht që renovimi i realizuar në këto vite ka lehtësuar përparime të konsiderueshme në drejtimin e dëshiruar nga Etërit konciliarë.­ Megjithatë nuk duhet ta lëshojmë pa e parë faktin se aty nganjëherë është treguar një keqkuptim pikërisht në këtë kuptimin e mirëfilltë të kësaj pjesëmarrjeje. Për këtë arsye duhet të sqarohet se me këtë nocion nuk është nënkuptuar një aktivitet i thjesht i jashtëm gjatë kremtimit. Në të vërtetë pjesëmarrjen aktive të dëshiruar nga Koncili duhet kuptuar në një kuptim shumë më substancial, duke filluar prej një vetëdijshmërie më të thellë të misterit që po festohet dhe raportit të tij me jetën e përditshme. Është ende i vlefshëm plotësisht rekomandimi i Kushtetutës konciliare Sacrosanctum Concilium, e cila i thërret besimtarët të mos marrin pjesë në liturgjinë eu­karistike “si njerëz që rrinë jashtë dhe si shikues të heshtur”, por ta kremtojnë “aktin e shenjtë në mënyrë të vetëdijshme, të pëishpirtshme dhe aktivisht”[156]. Koncili vazhdoi duke i zhvilluar këto përsiatje: Besimtarët duhet “të lejojnë t’i formojë Fjala e Zotit” dhe “të gjejnë forcim në tryezën e Zotërisë. Ata duhet t’i falënderojnë Hyjit dhe ta sjellin flinë e panjollë jo vetëm nëpërmjet duarve të priftit, por edhe bashkë me të dhe kështu të mësojnë ta japin vetveten. Në këtë mënyrë nëpër Krishtin, Ndërmjetësuesin, nga dita në ditë ata duhet të bëhen gjithnjë e më të bashkuar në njësi me Hyjin dhe mes tyre”.[157]

 

Pjesëmarrja dhe shërbesa priftërore

  1. Bukuria dhe harmonia e liturgjisë gjejnë një shprehje signifikante në rendin, në të cilin është i ftuar secili të marrë pjesë aktivisht. Kjo përmban në vete pranimin e roleve të ndryshme hierarkike, që janë të përfshira në celebrimin vetë. Ndihmon shumë të rikujtojmë se pjesëmarrja aktive në të nuk është domosdoshmërisht e barasvlershme me ushtrimin e një shërbese të veçantë. Para së gjithash, pjesëmarrja aktive e besimtarëve laikë nuk përfiton nga hutia që do të shkaktohej me anë të pazotësisë për të dalluar, brenda bashkësisë së Kishës, funksionet e ndryshme që i përkasin secilit.[158] Në veçanti është e domosdoshme që të sundojë qartësia lidhur me detyrat specifike të priftit. Sikurse konfirmon tradita e Kishës, ai është në një mënyrë të pazëvendësueshme ai, i cili e udhëheq tërë kremtimin eukaristik, nga shenja e hapjes e deri te bekimi i fundit. Në bazë të Shugurimit të shenjt që e ka marrë, ai përfaqëson Jezu Krishtin, Kokën e Kishës, dhe në një mënyrë të veçantë, edhe vetë Kishën.[159] Secilin “kremtim të Eukaristisë e udhëheq ipeshkvi, ose vetë ai, ose nëpërmjet priftërinjve si ndihmesa të tij”.[160] Një ndihmë e gjen edhe te diakoni, i cili në kremtim ka disa detyra specifike: Përgatitjen e altarit, asistimi i priftit, shpallja e Ungjillit, eventualisht pre­dikimi, udhëheqja e bashkësisë gjatë lutjeve, shpërndarja e Kungimit.[161] Të lidhura me këto detyra, të cilat nga ana e tyre janë të lidhura me Shu­gurimin, qëndrojnë edhe funksionet tjera për shërbesën liturgjike, të cilat i ushtrojnë në mënyrë të dobishme rregulltarët dhe laikët e përgatitur në mënyrë përkatëse.[162]

Kremtimi eukaristik dhe inkulturimi

  1. Në bazë të pohimeve fundamentale të Koncilit II të Vatikanit, Etërit sinodal kanë theksuar disa herë domethënien e pjesëmarrjes aktive e besim­tarëve në flinë eukaristike. Për të bërë lehtësira për këtë përfshirje, mund t’iu jepet hapësirë disa përshtatjeve, të cilat janë të përshtatshme për kontekstet dhe kulturat e ndryshrne.[163] Fakti se lidhur me këtë kanë ekzistuar disa keqpërdorime, nuk e turbullon qartësinë e këtij parimi që duhet ruajtur përkatësisht me nevojat reale të Kishës; ajo Jeton dhe kremton një dhe të njëjtin mister të Krishtit në situata të ndryshme kulturore. Jezusi, Zotëria, pikërisht, duke u lindur si njeri i plotë prej një gruaje (krhs. Gal 4,4), pikërisht në fshehtësinë e mishërimit është vërë në lidhje të drejtpërdrejtë jo vetëm me pritjet e pranishme brenda Besëlidhjes së vjetër, por edhe me shpresat e mbajtura nga të gjithë popujt. Me këtë ai ka treguar se Hyji dëshiron të na arrijë në kontekstin tonë jetësor. Për këtë arsye, për një pjesëmarrje më efikase të besimtarëve në misteret e shenjta është i dobishëm vazhdimi i procesit të inkulturimit në korniza të kremtimit të Eukaristisë. Me atë rast duhet res­pektuar mundësitë e adaptimit që ofron Hyrja e përgjithshme në Mesharin Romak;.[164] ato duhet interpretuar në dritën e kritereve të Instruksionit të katërt të Kongregatës për Shërbesën e Hyjit dhe Rendin e Sakramenteve Varietates legitimae të 25 janarit 1994[165] dhe direktivave që ka shprehur Papa Gjoni Pali II në Shkresën Passinodale Ecclesia in Africa, Ecclesia in America, Ecclesia in Asia, Ecclesia in Oceania dhe Ecclesia in Europa.[166] Për këtë qëllim iu rekomandoj Konferencave Ipeshkvore të krijojnë lehtësira në veprimin e tyre për balancimin e drejtë mes kritereve dhe direktivave tashmë të lëshuara dhe përshtatjeve të reja,[167] përherë në pajtim me Selinë Apostolike.

Kushtet personale për një “pjesëmarrje aktive”

 

  1. Në konsiderimin e temës së actuosa participatio të besimtarëve në ritin e shenjtë, Etërit sinodal kanë diskutuar edhe kushtet personale, në të cilat duhet të jetë secili për një pjesëmarrje të frytshme.[168] Një prej tyre është sigurisht shpirti i kthimit konstant, i cili duhet ta karakterizojë jetën e gjithë besim­tarëve. Nuk mund të presim pjesëmarrje aktive në liturgjinë eukaristike, nëse jemi të pranishëm vetëm sipërfaqësisht, pa e kontrolluar paraprakisht jetën tonë. Një gatishmëri e tillë e brendshme nxitet për shembull me ndihmën e përqendrimit dhe heshtjes, së paku disa momente para fillimit të liturgjisë, me anë të agjërimit dhe, nëse është e nevojshme, me anë të Rrëfimit sakra­mental. Një zemër e pajtuar me Hyjin aftëson për pjesëmarrje të vërtetë. Në veçanti duhet t’i rikujtojmë besimtarët në faktin se actuosa participatio nuk mund të realizohet në qoftë se njeriu nuk përpiqet njëkohësisht të merr pjesë aktivisht në jetën kishtare në tërësinë e saj, gjë që kërkon edhe angazhim misionar për të sjellë në jetën e shoqërisë dashurinë e Krishtit.

Pjesëmarrja e plotë në Eukaristi është e dhënë pa dyshim atëherë kur edhe vetë e marrim Kungimin.[169] Megjithatë duhet pasur kujdes që ky pohim korrekt të mos çojë te besimtarët në njëfarë automatizmi, sikur të kishin të drejtë ose madje edhe për obligim të shkojnë në gosti eukaristike vetëm pse gjenden në kishë gjatë liturgjisë. Edhe nëse nuk është e mundur ta marrin Kungimin sakramental, pjesëmarrja në Meshën shenjte mbetet e domosdoshme, e vlefshme, kuptimplotë dhe e frytshme. Në këto rrethana është mirë për ta bërë zakon dëshirën për bashkim të plotë me Krishtin, për shembull me praktikën e Kungimit shpirtëror, në të cilin përkujton Gjoni Pali II[170] dhe të cilin e rekomandojnë shenjtërit që ishin mjeshtër të jetës shpirtërore.[171]

Pjesëmarrja e të krishterëve jokatolikë

 

  1. Me temën e pjesëmarrjes duhet të flasim patjetër lidhur me të krishterët që iu takojnë Kishave dhe bashkësive kishtare, të cilat nuk qëndrojnë në bashkësi të plotë me Kishën Katolike. Në këtë kontekst duhet thënë se lidhja e brendshme, e cila qëndron mes Eukaristisë dhe unitetit të Kishës, në njërën anë na bën të dëshirojmë me zjarr ditën, në të cilin mund ta kremtojmë Eukaristinë bashkë me të gjithë besimtarët e krishterë dhe në këtë mënyrë do të mund ta shprehim plotëninë e unitetit që ua dëshiroi Krishti nxënësve të vet (krhs. Gjn 17,21). Në anën tjetër, respekti, të cilin ia kemi borxh sakra­mentit të Trupit dhe të Gjakut të Krishtit, na ndalon të bëjmë nga ai vetëm një “mjet” që do të zbatohej pa dallim, për ta arritur pikërisht këtë unitet.[172] Eukaristia në të vërtetë nuk shpreh vetëm bashkimin tonë personal me Jezu Krishtin, por përfshin edhe Communio-n e plotë me Kishën. Ky, pra, është një motiv pse ne me dhembje, por jo pa shpresë, i lusim të krishterët jo katolik ta kuptojnë dhe ta respektojnë bindjen tonë që bazohet në Bibël dhe në Traditë. Ne mendojmë se Kungimi eukaristik dhe Communio-ja kishtare janë aq të lidhura me njëra-tjetrës, sa që për të krishterët jo katolik në përgjithësi është e pamundur ta marrin sakramentin e Kungimit, pa marrë pjesë në Communio. Edhe me e pakuptimtë do të ishte një koncelebrim i vërtetë me ministra të Kishave tjera ose të bashkësive kishtare, të cilat nuk qëndrojnë në bashkësi të plotë me Kishën Katolike. Megjithatë mbetet e vlefshme që duke marrë para sysh shëlbimin e amshuar ekziston mundësia e lejimit të individëve të krishterë jo katolik në Eukaristi, në sakramentin e Pendesës dhe në Vojimin e të sëmurëve. Mirëpo, kjo presupozon se janë të dhëna disa situata të caktuara, të jashtëzakonshme, të karakterizuara me anë të kushteve të sakta.[173] Këto janë të dhëna në mënyrë të qartë në Katekizmin e Kishës katolike[174] dhe në Kompendiumin[175] e tij. Është obligim i secilit t’iu përmbahet besnikërisht këtyre kushteve.

Pjesëmarrja me anë të mjeteve të komunikimit

 

  1. Falë zhvillimit të çuditshëm të mjeteve të komunikimit në dekadat e fundit, fjala “pjesëmarrje” ka marrë një kuptim tjetër, sesa e ka pasur në të kaluarën. Ne të gjithë pranojmë me kënaqësi se këto instrumente hapin mundësi të reja edhe për sa i i përket kremtimit të Eukaristisë.[176] Nga bash­këpunëtorët pastoral në këtë sektor kjo kërkon një përgatitje specifike dhe ndjenjë përgjegjësie. Mesha shenjtë e transmetuar me anë të televizionit pikërisht e merr patjetër një karakter të të qenit shembull. Për këtë arsye, jo vetëm që duhet pasur kujdes që kremtimi të realizohet në vende të denja dhe të përgatitura mirë, por që ai t’i merr parasysh edhe normat liturgjike.

Ajo që në fund ka të bëjë me vlerën e pjesëmarrjes së mundësuar me anë të mjeteve të komunikimit, është që ai që i shikon ato transmetime duhet të dijë se në kushte normale nuk e plotëson obligimin e së dielës. Pamjet vizuale mund ta përfaqësojnë realitetin, por ato nuk e riprodhojnë atë me të vërtetë.[177] Nëse është për t’u lavdëruar që njerëzit e moshuar dhe të sëmurë marrin pjesë në Meshën e së dielës me anë të transmetimeve të radios dhe të televizionit, kjo nuk vlen në të njëjtën mënyrë edhe për ata që do të dëshironin të dispenëzohen me anë të transmetimeve të tilla për të shkuar në kishë, me qëllim që të marrin pjesë në kremtimin e Eukaristisë në mbledhjen e Kishës së gjallë.

Pjesëmarrja aktive e të sëmurëve

 

  1. Duke menduar për gjendjen e atyre, të cilët nuk mund të shkojnë në vendet e Shërbesës së Zotit për shkak të sëmundjes dhe moshës, dua t’ia tërheq vëmendjen tërë bashkësisë kishtare në nevojën pastorale, ta garan­tojnë ndihmën shpirtërore për të sëmurët që janë në shtëpi ose që gjenden në spital. Gjendja e tyre u diskutua disa herë në Sinodin ipeshkvor. Duhet të përkujdesemi që këta vëllezër dhe motra tona të mund ta marrin shpesh. Kungimin e shenjt. Nëse ata e forcojnë në këtë mënyrë lidhjen e tyre me Krishtin e kryqëzuar dhe të ringjallur, mund të ndjejnë se jeta e tyre me flijim e vuajtjes së tyre në bashkim me flinë e Zotërisë sonë është e futur plotësisht në jetën dhe misionin e Kishës. Një vëmendje e veçantë duhet të rezervohet për të hendikepuarit; aty ku gjendja e tyre e lejon, bashkësia e krishterë duhet ta përkrahë pjesëmarrjen e tyre në vendin e Shërbesës së Zotit. Për këtë qëllim duhet të kujdesemi që të mënjanohet pengesat eventuale arkitektonike, të cilat ua vështirësojnë qasjen të hendikepuarve. Në fund, aq sa është e mundur, duhet t’iu garantohet Kungimi edhe atyre me paaftësi mendore, të cilët janë të pagëzuar dhe të krezmuar: Ata e marrin Eukaristinë edhe në fenë e familjes ose të bashkësisë që i përcjell ata.[178]

 

Kujdesi për të burgosurit

  1. Tradita shpirtërore e Kishës, duke u bazuar në fjalën e qartë të Krishtit (krhs. Mt 25,36) ka shënuar vizitën e të burgosurve një prej veprave trupore të mëshirës. Ata që gjenden në këtë situatë, kanë nevojë të veçantë t’i vizi­tojë Zotëria me sakramentin e Eukaristisë. Në një pjesë aq të veçantë dhe të dhembshme të jetës, ta përjetojnë afërsinë e bashkësisë kishtare dhe ta marrin Kungimin e shenjt, sigurisht që mund të kontribuojë në cilësinë e procesit të tyre fetar dhe mund ta lehtësojë rehabilitimin e plotë social. Duke i marrë rekomandimet e bëra në Mbledhjen e Sinodit, i lus dioqezat që në suazat e të mundshmes të përkujdesen për një angazhim të mjaftueshëm të forcave në veprimtarinë pastorale të orientuar kah kujdesi shpirtëror i të burgosurve.[179]

 

Migrantët dhe pjesëmarrja në Eukaristi

  1. Kur Sinodi e preku problemin e atyre që për arsye të ndryshme janë detyruar të ikin nga vendi i tyre, ai ua ka shprehur një falënderim të veçantë atyre që janë të angazhuar në pastoralin e migrantëve. Në këtë kontekst duhet fokusuar vëmendjen posaçërisht te ata emigrantë, të cilët iu takojnë Kishave katolike të Lindjes dhe për të cilët përveç ndarjes nga vendlindja e tyre ekziston edhe vështirësia tjetër se nuk mund të marrin pjesë në liturgjinë eukaristike sipas ritit të vet që i takojnë. Për këtë arsye le t’iu lejohet, aty ku është e mundur, që të kenë përkujdesje nga ana e priftit të ritit të tyre. Sidoqoftë i lus ipeshkvijtë, t’i marrin këta vëllezër dhe motra në dashurinë e Krishtit. Takimi i besimtarëve të riteve të ndryshme mund të bëhet edhe rast për pasurim të ndërsjellë. Veçanërisht mendoj në dobinë, e cila – para së gjithash për klerin – mund të dalë nga njohja e traditave të ndryshme.[180]

Koncelebrimet e mëdha

  1. Sinodi e shqyrtoi hollësisht cilësinë e pjesëmarrjes në koncelebrimet e mëdha, të cilat mbahen me raste të veçanta dhe te të cilat, përveç një numri të madh të besimtarëve, janë të pranishëm edhe shumë meshtarë konce­lebrantë.[181] Në njërën anë mund të shihet lehtë rëndësia e këtyre momenteve, posaçërisht nëse ipeshkvi i paraprin kremtimit i rrethuar me meshtarët dhe diakonët e vet. Në anën tjetër te këto raste mund të paraqiten probleme lidhur me shprehjen e perceptueshme të unitetit të meshtarëve, veçanërisht te lutja eukaristike, dhe lidhur me ndarjen e Kungimit të shenjtë. Duhet evi­tuar që këto koncelebrime të mëdha të shkaktojnë hutim. Për këtë gjë duhet përgatitur me mjete të përshtatshme të koordinimit dhe duke e përgatitur vendin ku mbahet kulti në atë mënyrë që t’ua mundësojë priftërinjve dhe besimtarëve pjesëmarrjen e plotë. Gjithsesi duke pasur parasysh se bëhet fjalë për koncelebrime që posedojnë një karakter përjashtimor dhe që duhet kufizuar në situata të jashtëzakonshme.

 

Gjuha latine

 

  1. Mirëpo, këto pohime s’duhet ta zvogëlojnë vlerën e këtyre liturgjive të mëdha. Në këtë moment mendoj posaçërisht në celebrime që bëhen sot gjatë takimeve gjithnjë e më të shpeshta ndërkombëtare. Ato duhet përdorur në një mënyrë të drejtë. Për ta shprehur më mirë njësinë dhe universalitetin e Kishës, do të rekomandoj atë që ka propozuar Sinodi ipeshkvor në pajtim me Koncilin II të Vat:ikanit:[182] Është mirë që përveç leximeve, predikimit dhe lutjeve të besimtarëve kremtimi të mbahet në gjuhën latine; gjithashtu edhe lutjet më të njohura[183] nga tradita e Kishës të recitohen në latinisht dhe eventualisht disa pjesë të realizohen në koralin gregorian. Në përgjithësi lus që priftërinjtë e ardhshëm që nga koha e seminarit duhet përgatitur ta kuptoj­në Meshën e shenjtë në latinisht dhe ta celebrojnë si dhe të përdorin tekste latine dhe koralin gregorian. Nuk duhet lënë anash edhe mundësinë që edhe besimtarët të udhëzohen ashtu që t’i mësojnë lutjet më të përgjithshme në gjuhën latine dhe t’i këndojnë disa pjesë të liturgjisë në stilin gregorian.[184]

 

Kremtimet eukaristike në grupe të vogla

 

  1. Një situatë krejt tjetër është ajo që rezulton te disa raste pastorale, te të cilat, në favor të një pjesëmarrjeje më të vetëdijshme, më aktive dhe më të frytshme, preferohet kremtimi në grupe të vogla. Me gjithë njohjen e vlerës edukative, të cilën e sjell me vete një zgjedhje e tillë, është e nevojshme të bëhet e qartë se këto celebrime duhet akorduar me tërësinë e ofertës pastorale të dioqezës. Këto eksperimente domethënë do ta humbnin karakterin e tyre pedagogjik, po të kishte njeriu ndjenjën se ato janë opozitë ose si paralele e Kishës pjesë. në këtë kontekst Sinodi ka shquar disa kritere, të cilëve duhet përmbajtur: Grupet e vogla duhet të shërbejnë në favor të bashkimit në një të famullisë, e jo ta ndajë atë në copë; kjo duhet të konfirmohet edhe në praktikë; këto grupe duhet të krijojnë lehtësira për pjesëmarrjen e frytshme të tërë mbledhjes dhe me atë rast ta ruajnë aq sa është e mundur njësinë e familjeve veç e veç në jetën liturgjike.[185]

 

KREMTIMI LITURGJIK I PËRJETUAR ME PJESËMARRJE TË BRENDSHME

 

Katekeza mistagogjike

 

  1. Tradita e madhe liturgjike e Kishës na mëson se për një pjesëmarrje të frytshme është e nevojshme që t’i përgjigjemi personalisht misterit të kremtuar duke e dhuruar jetën tonë, në bashkim me flinë e Krishtit, për shëlbimin e mbarë botës. Për këtë arsye Sinodi ipeshkvor ka rekomanduar që të kujdesemi që te besimtarët të kemi një pajtim të thellë të gjendjes së brendshme me gjestet dhe fjalët. Po të mungonte ky pajtim, pa marrë parasysh se sa të gjalla do të ishin liturgjitë tona, ato do të rrezikoheshin të rrëshqasin në ritualizëm. Për këtë arsye duhet nxitur një edukim për fe eukaristike, i cili do t’i përgatiste besimtarët të përjetojnë personalisht atë që kremtohet. Duke marrë parasysh rëndësinë thelbësore të kësaj participatio personale dhe të vetëdijshme, cilat mund të ishin mjetet adekuate të edukimit? Etërit sinodal, lidhur me këtë kanë rekomanduar njëzëri mënyrën e një katekeze me karakter mistagogjik, e cila iu ndihmon besimtarëve që të hyjnë gjithnjë e më mirë në misteret e celebruara.[186] veçanërisht për arsye të lidhjes mes ars celebrandi dhe actuosa participatio duhet konfirmuar se “katekeza më e mirë për Eukaristinë është vetë Eukaristia e celebruar mirë”.[187] Liturgjia, më saktë, nga natyra e saj posedon një efektshmëri pedagogjike për t’i udhëzuar besimtarët në njohjen e misterit të kremtuar. Pikërisht kjo është arsyeja pse, në traditën më të vjetër të Kishës, procesi i formimit të krishterë kishte një karakter përvojor. Ndërkohë që ky karakter nuk e neglizhonte një kuptim sistematik të përmbajtjes së fesë, ai u përqendronte në një takim vital dhe bindës me Krishtin, sikurse u dëshmua me anë të dëshmitarëve autentik. Për këtë arsye, ai që udhëzon në mistere është së pari dëshmitar. Ky takim natyrisht se thellohet në katekezë, dhe burimin dhe kulmin e tij e gjen në kremtimin e Eukaristisë. Nga kjo strukturë themeltare të përvojës së krishterë kërkon një proces të mistagogjisë që duhet të respektojë gjithmonë tre aspekte:
  2. Është fjala para së gjithash për interpretimin e riteve në dritën e ngjar­jeve të shëlbimit, në pajtim me traditën e gjallë të Kishës. Kremtimi i Eukaristisë, në pasurinë e saj të pa fund, përmban referenca konstante në historinë e shëlbimit. Në Krishtin e kryqëzuar dhe të ringjallur mund ta kremtojmë qendrën që bashkon tërë realitetin (krhs. Ef 1,10). Që nga fillimi, bashkësia e krishterë i ka kuptuar ngjarjet e jetës së Jezusit – dhe posaçërisht ngjarjen e misterit të Pashkës – lë lidhur me tërë procesin e Besëlidhjes së vjetër.
  3. Katekeza mistagogjike duhet për përkujdeset përveç kësaj të udhëzojë në kuptimin e shenjave që janë të përmbajtura në rit. Kjo detyrë është urgjente posaçërisht në një kohë shumë të teknizuar siç është koha jonë, në të cilën kanoset rreziku për ta humbur aftësinë e perceptimit të shenjave dhe simboleve. Më shumë se vetëm të informojë, katekeza mistagogjike duhet të rizgjojë dhe të edukojë sensibilitetin e besim­tarëve për gjuhën e shenjave dhe të gjesteve, të cilat të bashkuara me Fjalën krijojnë ritin.
  4. Në fund katekeza mistagogjike duhet të përpiqet ta nxjerrë në pah domethënien e riteve në raport me jetën e krishterë në të gjitha dimensionet e saj: në punë dhe në obligime, në mendim dhe ndijim, në veprimtari dhe qetësi. Procesit mistagogjik i takon ta bëjë të qartë lidhjen e mis­tereve të kremtuara në rit më përgjegjësinë rnisionare të besimtarëve. Në këtë kuptim, rezultati i pjekur i mistagogjisë është vetëdija se jeta jonë shndërrohet në mënyrë progresive me anë të mistereve të shenjta. Qëllimi i tërë edukimit të krishterë, përveç të tjerash, është ta formojë besimtarin si “njeri të ri” drejt një feje të pjekur, e cila atë e aftëson ta dëshmojë në mjedisin e vet shpresën e krishterë që e frymëzon.

Me qëllim që të mund ta kryejmë një detyrë të tillë edukimi në bashkësitë tona kishtare, duhet të kemi persona të shkolluar në mënyrë përkatëse. Naty­risht se i tërë populli i Hyjit duhet të ndjehet i angazhuar në këtë shkollim të mëtutjeshëm. Secila bashkësi e krishterë është e ftuar të jetë vend i udhëzimit pedagogjik në misteret që i festojmë në fe. Lidhur me këtë, gjatë Sinodit Etërit kanë nënvizuar dobinë e një involvimi më të madh të bashkësive që ia kanë kushtuar jetën Zotit, të lëvizjeve dhe të grupimeve, të cilat me forcën e karizmave të tyre veç e veç mund t’i japin sigurisht një vrull të ri formimit të krishterë.[188] Edhe në kohën tonë Shpirti Shenjt nuk kursen me dërgimin e dhuntive të tij për ta përkrahur misionin apostolik të Kishës, së cilës i takon ta përhapë fenë dhe ta formojë deri në maturinë e saj.[189]

 

Veneracioni para Eukaristisë

  1. Një shenjë bindëse për efektin që e ushtron katekeza eukaristike në besimtarët është me siguri aftësia e tyre plotësuese e ndjenjës për misterin e Hyjit të pranishëm ndër ne. Kjo mund të konstatohet me anë të dhënies së veneracioneve specifike ndaj Eukaristisë, në të cilat duhet t’i udhëzojë besimtarët procesi mistagogjik.[190] Këtu po mendoj përgjithësisht për kupti­min e gjesteve dhe qëndrimit si gjunjëzimi gjatë momenteve të rëndësishme të lutjes eukaristike. Në përshtatje me dallueshmëritë legjitime të shenjave që praktikohen në kontekstin e kulturave të ndryshme, çdo njeri duhet ta ketë vetëdijen e gjallë dhe ta shpreh atë se ai në çdo kremtim gjendet para madhështisë së pa fund të Hyjit, e cila vjen te ne në mënyrë të përvuajtur në shenjat sakramentale.

ADHURIMI DHE PËRSHPIRTSHMËRIA EUKARISTIKE

Lidhja e brendshme mes kremtimit liturgjik dhe adhurimit

  1. Një prej momenteve më intensive të Sinodit ishte atëherë kur jemi nisur bashkë me shumë besimtarë te adhurimi eukaristik në Bazilikën e Shën Pjetrit. Me këtë shenjë të lutjes Asambleja e ipeshkvijve deshi ta tërheq më shumë vëmendjen në rëndësinë e lidhjes së brendshme mes kremtimit të Eukaristisë dhe adhurimit eukaristik. Në këtë aspekt kuptimplotë të fesë qëndron një prej elementeve vendimtare të udhëtimit të Kishës që u bë pas renovimit liturgjik të nxitur nga Koncili i Dytë i Vatikanit. Gjatë hapave të parë të kësaj reforme nganjëherë nuk u perceptua mjaft qartë lidhja e brendshme mes Meshës së shenjtë dhe adhurimit eukaristik të më të shenj­tit sakrament. Një kundërshtim atëherë i përhapur u nis nga vërejtja se buka eukaristike nuk na është dhënë për ta shikuar, por për ta ngrënë. Në të vërtetë, në dritën e përvojës kishtare të lutjes, kjo dikotomi doli se është plotësisht e pabazuar. Edhe Shën Augustini pati thënë: “nemo autem islam carnem manducat, nisi prius adoraverit; peccemus non adorando – askush

nuk e ha këtë mish pa e pasë adhuruar paraprakisht;… do të mëkatonim po të mos e adhuronim”.[191] Në Eukaristi na vjen përballë Biri i Hyjit dhe dëshiron të bashkohet me ne; adhurimi eukaristik nuk është gjë tjetër veçse zhvillim natyror i kremtimit të Eukaristisë, i cili në vete është akti më i madh i Kishës.[192] Ta marrim Eukaristinë do të thotë ta adhurojmë atë që e marrim; pikërisht në këtë mënyrë, vetëm në këtë mënyrë bëhemi një me të dhe në njëfarë mënyre e marrim paraprakisht një ide të bukurisë të liturgjisë qiellore. Akti i adhurimit jashtë Meshës së shenjtë e zgjat dhe e intesifikon atë që u bë në vetë kremtimin liturgjik: “Vetëm në adhurim mund të piqet marrja e thellë dhe e vërtetë. Dhe pikërisht në këtë akt personal të takimit me Zotërinë piqet pastaj edhe misioni social që përmbahet në Eukaristi dhe që nuk dëshiron ta thyejë vetëm kufirin mes Zotërisë dhe nesh, por para së gjithash edhe kufijtë që na ndajnë nga njëri-tjetri”.[193]

Praktika e adhurimit eukaristik

 

  1. Për këtë arsye, bashkë me Asamblenë e Sinodit, Barinjve të Kishës dhe popullit të Hyjit ia rekomandoj përzemërsisht adhurimin eukaristik, qoftë në vetmi ose në bashkësi.[194] Në këtë kontekst do të jetë me dobi të madhe një katekezë e përshtatshme, në të cilën do t’iu sqarohet besimtarëve domethë­nia e këtij akti të kultit, i cili e bën të mundur për ta përjetuar kremtimin liturgjik në vete më thellë dhe në mënyrë më frytdhënëse. Në kufijtë e së mundshmes do të duhej pastaj, para së gjithash në territore ku ka më shumë popullatë, të caktohen kisha ose oratore dhe të vihen në dispozicion enkas për adhurimin e amshuar. Përveç kësaj rekomandoj t’iu shtjellohet fëmijëve në mësim kateketik dhe posaçërisht në kurset përgatitore për Kungimin e parë kuptimi dhe bukuria e qëndrimit te Jezusi dhe t’iu ndihmohet ta kul­tivojnë habinë përballë pranisë së tij në Eukaristi.

Këtu dua t’ua shpreh admirimin dhe përkrahjen time të gjitha Instituteve të Jetës së Shuguruar, anëtarët e të cilëve një pjesë signifikante të kohës së tyre ia kushtojnë adhurimit eukaristik. Në këtë mënyrë ata u ofrojnë të gjithëve shembullin e njerëzve, të cilët lejojnë t’i formojë prania e vërtetë e Zotërisë. Po ashtu dua t’i inkurajoj shoqatat e besimtarëve dhe vëllazëritë që kanë marrë përsipër këtë praktikë si obligim të tyre të veçantë; në atë mënyrë ata bëhen ferment kontemplacioni për tërë Kishën dhe shenjë e centralitetit të Krishtit për jetën e individit dhe të bashkësive.

 

 

Format e përshpirtshmërisë eukaristike

  1. Lidhja personale që e bën individi me Jezusin e pranishëm në Eukaristi e orienton atë gjithnjë në tërësinë e bashkësisë kishtare, duke e ushqyer ajo në të vetëdijen e përkitjes së tij në Trupin e Krishtit. Për këtë arsye, nuk i ftoj vetëm besimtarët veç e veç të gjejnë kohë personalisht të qëndrojnë në lutje para sakramentit të altarit, por konsideroj se është obligimi im t’i lus edhe famullitë dhe grupimet tjera kishtare që të formojnë momente të adhurimit të përbashkët eukaristik. Natyrisht se të gjitha format tashmë ekzistuese të përshpirtshmërisë eukaristike e ruajnë vlerën e tyre. Këtu po mendoj për she­mbull në procesionet eukaristike, para së gjithash në procesionin tradicional të Korpit të Krishtit, në praktikën e përshpirtshme të lutjes dyzetorëshe, në kongreset lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare eukaristike dhe në nismat e tjera të ngjashme. Këto forma të përshpirtshmërisë, të aktualizuara në mënyrë përkatëse dhe të përshtatura me rrethana të ndryshme, kanë nevojë të ushtrohen edhe sot.[195]

 

Vendi i tabernakullit në kishë

 

  1. Në lidhje me rëndësinë e adhurimit eukaristik dhe të veneracionit të sakramentit të flisë së Krishtit Sinodi ka shqyrtuar se cili është lokacioni i përshtatshëm i tabernakulit në kishat tona.[196] Pozita e tij korrekte ndihmon pikërisht ta njohim praninë e vërtetë të Krishtit në më të shenjtin sakrament. Është e nevojshme që vendi ku ruhen sendet eukaristike, të shënuara edhe me dritën e amshuar, të mund të vërehen lehtë nga çdokush që hyn në kishë. Për këtë qëllim duhet konsideruar arkitekturën e objektit sakral: në kishat, në të cilat nuk ekziston kapela e sakramentit, dhe ku altari kryesor është i ngjitur me tabernakulin, është e dobishme të shërbehemi me këtë strukturë për ruajtjen dhe adhurimin e Eukaristisë, dhe duhet shmangur faktit që të vendoset një seli e celebrantit para tij. Në kishat e reja është mirë që të plani­fikohet kapela e sakramentit në afērsi të presbiterit; aty ku kjo nuk është e mundur, duhej që tabernakuli të vendoset më së miri në presbiter në një vend të ngritur mjaft lart në pjesën e absidës ose në një vend tjetër ku mund të shihet gjithashtu mirë. Masa të tilla të kujdesshme kontribuojnë që t’i jepet dinjitet tabernakulit, i cili do të duhej të rregullohej me vëmendje edhe nga ana artistike. Natyrisht se është e nevojshme që të merret parasysh gjithçka thotë lidhur me këtë temë Hyrja e përgjithshme në Mesharin Romak.[197] Në çdo rast, gjykimin e fundit në këtë çështje e ka ipeshkvi dioqezan.

Pjesa e tretë

EUKARISTIA, NJË MISTER QË DUHET JETUAR

 

Sikurse mua më dërgoi Ati i gjallë dhe unë jetoj për Atin,
po ashtu edhe ai që më ha mua do të jetojë për mua (Gjn 6,57)

 

FORMA EUKARISTIKE E JETËS SË  KRISHTERË

 

Kulti shpirtëror – logike latreia (Rom 12,1)

 

  1. Jezusi, Zotëria, i cili veten e ka bërë shujtë të së vërtetës dhe të dashurisë, kur flet për dhuratën e jetës së vet, na siguron: “Nëse ndokush ha këtë bukë, do të jetojë për amshim” (Gjn 6,51). Por, kjo “jetë për amshim” fillon në ne qysh në këtë kohë me anë të ndryshimit që e bën në ne dhuntia eukaristike: “Ai që më ha mua do të jetojë për mua” (Gjn 6,57). Këto fjalë të Jezusit bëjnë që të kuptojmë se si misteri “i besuar” dhe “i kremtuar” fsheh në vete një dinamikë, e cila atë e bën burim të jetës së re dhe të formës së krishterë të jetesës. Duke u bashkuar me korpin dhe gjakun e Krishtit, ne më saktë ma­rrim pjesë ne mënyrë gjithnjë e më të matur dhe më të vetëdijshme në jetën hyjnore. Edhe këtu vlen ajo që thotë Shën. Augustini në Rrëfimet e veta për Logos-in e amshuar, shujtën e shpirtit: Mësuesi i shenjtë i Kishës e thekson karakterin paradoksal të këtij ushqimi dume menduar se e dëgjon zërin që i flet: “Unë jam ushqimi i njerëzve të mëdhenj: ti rritesh dhe do të më hash. Dhe ti nuk do të më shndërrosh mua në veten tënde si ushqimin e trupit tënd, por ti do të shndërrohesh në mua”.[198] Me të vërtetë nuk shndërrohet ushqimi eukaristik në ne, por ne jemi ata që ndryshohemi me anë të tij në mënyrë misterioze. Krishti na ushqen, ku duke na bashkuar me vetveten na “tërheq në vete”.[199]

Kremtimi i Eukaristisë del këtu në pah me tërë forcën e saj si burim dhe kulm i jetës kishtare, në kuptimin që ai e shpreh si origjinën ashtu edhe përmbushjen e kultit të ri dhe përfundimtar, logike latreia.[200] Fjalët e Shën Palit lidhur me këtë drejtuar romakëve e formulojnë në formën më të ngje­shur se si Eukaristia e transformon tërë jetën tonë në një kult shpirtëror, i cili i pëlqen Hyjit: “Po ju përbej me mëshirën e Hyjit, o vëllezër, ta kushtoni trupin tuaj fli të gjallë, të shenjtë e të pëlqyeshme Hyjit – porsi kultin tuaj shpirtëror” (Rom 12,1). Në këtë thirrje duket pamja e kultit të ri si dhuratë e plotë e personit të vet në bashkim me tërë Kishën. Insistimi i Apostullit për flijimin e trupit tonë nënvizon konkretësinë njerëzore të një kulti që është gjithçka tjetër përpos jotrupor. Përsëri është shenjti nga Hipo që na përkujton në këtë kontekst në faktin se “kjo është flija e të krishterëve: të jemi shumë dhe njëkohësisht një trup i vetëm në Krishtin. Kisha e kremton këtë fshehtësi me sakramentin e altarit, të cilin besimtarët e njohin mirë, dhe në të cilin asaj i tregohet qartë se në atë që po flijohet, ajo është ajo vetë që po flijohet”.[201] Dhe në këtë mënyrë edhe mësimi katolik konfirmon se Eukaristia në cilësinë e saj si fli e Krishtit është gjithashtu edhe fli e Kishës, dhe me këtë edhe fli e besimtarëve.[202] Këmbëngulja në fli (latinisht: sacrificium, që do të thotë “i shenjtëruar”) e pohon këtu tërë dendësinë ekzistenciale që përmbahet në transformimin e natyrës sonë njerëzore që e ka zënë Krishti (krhs. Fil 3,12).

 

Forca gjithëpërfshirëse ndikuese e kultit eukaristik

  1. Kulti i ri i krishterë përfshin çdo aspekt të ekzistencës dhe e transfiguron atë: “Pra, në qoftë se hani, në qoftë se pini, në qoftë se edhe çkado tjetër bëni, bëni gjithçka në lavdi të Hyjit” (1 Kor 10,31). Në çdo akt të jetës së tij i krishteri është i thirrur ta shprehë adhurimin e vërtetë të Hyjit. Nga kjo pikë e merr formën esenca thellësisht eukaristike e jetës së krishterë. Me aq sa Eukaristia involvon realitetin njerëzor në konkretësinë e tij të përditshme, ajo mundëson, ditë për ditë, shndërrimin progresiv të njeriut, i cili është i thirrur sipas hirit që të reflektojë imazhin e Birit të Hyjit (krhs. Rom 8,29 et seq.). Nuk ekziston asgjë autentikisht njerëzore – mendime dhe ndjenja, fjalë dhe vepra -, që nuk e gjen formën përkatëse në sakramentin e Eukaristisë, për t’u jetuar në plotëni. Këtu del në dritë e tërë vlera antropologjike e risisë që ka sjellë Krishti me Eukaristinë: Kulti në jetën njerëzore nuk mund të ku­fizohet në një moment të veçantë privat, por ai nga natyra e tij ka tendencën ta përshkojë çdo aspekt të realitetit të individit. Kulti që i pëlqen Hyjit në këtë mënyrë bëhet përjetim i ri i të gjitha situatave të ekzistencës, në të cilën çdo hollësi përjeton një përpunim të brendshëm, me aq sa jetohet në raport me Krishtin dhe si fli kushtuar Hyjit. “Lavdia e Hyjit është njeriu i gjallë” (krhs. 1 Kor 10,31). E jeta e njeriut është vizioni i Hyjit”.[203]

 

Iuxta dominicam viventes – të jetosh në pajtim me ditën e Zotit

  1. Kjo risi radikale, të cilën e bart Eukaristia në jetën e njeriut, vetëdijes së krishterë iu ka bërë e qartë qysh në fillim. Besimtarët e kanë kuptuar menjëherë ndikimin e thellë që ushtronte kremtimi i Eukaristisë në stilin e jetës së tyre. Shën Injaci nga Antiokia e shprehi këtë të vërtetë duke i karak­terizuar të krishterët si ata “që kanë arritur te shpresa e re” dhe i paraqiti si ata që “jetojnë në pajtim me ditën e Zotit” (iuxta dominicam viventes).[204] Ky formulim i martirit të madh nga Antiokia e shquan lidhjen mes realitetit eukaristik dhe ekzistencës së krishterë në përditshmërinë e saj. Zakoni karak­teristik i të krishterëve për t’u mbledhur në ditën e parë pas sabbatit për ta kremtuar ringjalljen e Krishtit, – sipas rrëfimit të martirit të shenjtë Justinit[205] – është edhe fakti që e determinon formën e jetës që është e përtërirë me anë të takimit me Krishtin. Formulimi i Shën Injacit – “të jetosh në pajtim me ditën e Zotit” – nënvizon edhe vlerën paradigmatike që e posedon kjo ditë e shenjtë për çdo ditë tjetër të javës. Ai domethënë nuk karakterizohet në bazë të ndërprerjes së thjeshtë të veprimtarive të zakonshme, si një lloj paranteze në ritmin e zakonshëm të ditëve. ‘Të krishterët e kanë përjetuar këtë ditë gjithmonë si ditën e parë të javës, sepse në të mbahet përkujtimi i risisë radikale që ka sjellë Krishti. Për këtë arsye e diela është ajo ditë, në të cilin i krishteri e merr përsëri atë formë eukaristike të jetës së tij, sipas së cilës është i thirrur për të jetuar gjithnjë. “Të jetosh në pajtim me ditën e Zotit” do të thotë të jetosh në vetëdijen e çlirimit të sjellë nga Krishti dhe ta zhvillosh ekzistencën tënde si vetëflijim kushtuar Hyjit, me qëllim që fitorja e tij t’iu bëhet krejt e qartë të gjithë njerëzve me anë të një sjelljeje të ripërtërirë nga brenda.

 

Të jetuarit e obligimit të së dielës

  1. Në dijeni për këtë parim të ri jetësor, që e mbjell Eukaristia në të Krishterët, Etërit sinodal kanë konfirmuar rëndësinë e obligimit të së dielës si burim të lirisë autentike për të gjithë besimtarët, me qëllim që çdo ditë tjetër të mund ta jetojnë në pajtim me atë që kanë kremtuar në “ditën e Zotërisë”. Jeta religjioze pikërisht gjendet në rrezik, nëse nuk ndihet më dëshira për të marrë pjesë në kremtimin e Eukaristisë, në të cilin përkujtojmë fitoren e Pashkës. Kërkohet nga ndërgjegjja e krishterë dhe kjo e formon njëkohë­sisht ndërgjegjen e krishterë: që bashkë me të gjithë vëllezërit dhe motrat, me të cilët përbëjmë një trup në Krishtin, të marrim pjesë në mbledhjen liturgjike të së dielës. Ndjenja për të dielën për ta humbur ditën e Zotërisë që duhet shenjtëruar paraqet një simptomë për aktin se na ka dalë dore kuptimi i mirëfilltë i lirisë së krishterë, të lirisë së fëmijëve të Hyjit.[206] Lidhur me këtë mbesin me plot vlerë vërejtjet që i ka bërë paraprirësi im i nderuar Gjoni Pali II në shkresën apostolike Dies Domini[207] lidhur me dimensionet e ndryshme të së dielës për të krishterët: Kjo ditë është Dies Domini për sa i përket veprës së krijimit; ajo është Dies Christi, sepse është ditë e krijimit të ri dhe e dhurimit të Shpirtit Shenjt që e bën Zotëria i ringjallur; ajo është Dies hominis si ditë e gëzimit, e pushimit dhe e dashurisë vëllazërore.

Një ditë e tillë del në pah prandaj si “ditë e shenjtë primordiale”, në të cilën çdo besimtar në mjedisin ku jeton, mund bëhet shpallës dhe mbrojtës i kuptimit të kohës. Nga kjo ditë dalin domethënë kuptimi i krishterë i jetës dhe një mënyrë e re për ta përjetuar kohën, lidhjet, punën, jetën dhe vdekjen. Për këtë arsye është mirë kur nga ana e Kishës rreth kremtimit të Eukaristisë bëhen organizime të bashkësisë së krishterë: qëndrimi i përbashkët miqësor me njëri tjetrin, nisma për edukimin e fëmijëve, të rinjve dhe të rriturve në fe, shtegtime, vepra të dashurisë ndaj të afërmit dhe orë të ndryshme të lutjes. Edhe pse është e vërtetë se mbrëmja e së shtunës që nga vespera e parë i përket së dielës dhe për këtë arsye është e lejuar që në të të përmbushet obligimi i së dielës, megjithatë për shkak të këtyre vlerave aq të rëndësishme është e nevojshme të rikujtojmë se e diela vetë është ajo që meriton të shenjtërohet, me qëllim që ajo në fund të mos bëhet një ditë

e “boshllëkut të Hyjit”.[208]

 

Kuptimi i pushimit dhe i punës

  1. Në fund, në kohën tonë është shumë urgjente që të rikujtojmë se dita e Zotërisë është edhe ditë e pushimit nga puna. Ne dëshirojmë nga zemra që si të tillë ta pranojë edhe shoqëria civile, kështu që të jetë e mundur që njerëzit të jenë të lirë nga veprimtaria profesionale pa u dënuar për këtë. Me të vërtetë të krishterët – jo pa lidhje me rëndësinë e sabbatit në traditën hebraike – kanë parë ditën e Zotërisë edhe si ditë të pushimit nga mundimet e përditshme. Kjo ka kuptimin e vet shtunë të caktuar, sepse paraqet një relativizëm te punës që është i orientuar kah njeriu: Punë është e për njeriun e jo njeriu për punën. Mund të shihet lehtë se si kjo e mbron njeriun duke i emancipuar ata nga një formë e mundshme e skllavërisë, siç kam theksuar tashmë, “puna posedon një rëndësi primare për realizimin e njeriut dhe për zhvillimin e shoqërisë, dhe për këtë arsye duhet organizuar dhe zhvilluar gjithmonë me respekt të plotë të dinjitetit njerëzor dhe në shërbim të së mirë së përbashkët. Njëkohësisht është e pashmangshme që njeriu të mos lejojë të atë ta skllavërojë puna, që ai të mos e bëjë idhull atë duke menduar se e ka gjetur në të kuptimin e fundit dhe përfundimtar”.[209] Në ditën e shuguruar Hyjit njerëzit e kuptojnë kuptimin e jetës dhe të veprimtarisë së tyre profesionale.[210]

 

 

Takimet të dielën në papraninë e një prifti

  1. Nëse njeriu e rizbulon rëndësinë e kremtimit të së dielës për jetën e të krishterëve, kjo natyrisht çon në një shqyrtim të çështjes për ato bashkësi, në të cilat mungon prifti, dhe ku si për pasojë nuk është e mundur të kremtohet Mesha e shenjtë në ditën e Zotërisë. Lidhur me këtë na duhet të themi se gjendemi para situatave shumë të ndryshme mes tyre. Sinodi besimtarëve iu ka rekomanduar besimtarëve para së gjithash të shkojnë në një prej kishave të dioqezës, ku është e garantuar prania e priftit, edhe në qoftë se kjo kërkon njëfarë sakrifice.[211] Atje ku përkundrazi ku largësitë e mëdha e bëjnë praktikisht të pamundur pjesëmarrjen në kremtimin eukaristik të së dielës, është e nevojshme që bashkësitë e krishtera megjithatë të takohen për ta lavdëruar Zotin dhe ta rikujtojnë ditën e kushtuar atij. Mirëpo, kjo duhet të ndodhë në kontekstin e një mësimi përkatës për dallimin mes Meshës së shenjtë dhe takimeve të së dielës në pritjen e një prifti. Pastorali i Kishës në këtë rast duhet të shprehet në atë mënyrë që ajo të kujdeset që kulti i fjalës të organizohet nën udhëheqjen e një diakoni ose të një përgjegjësi në bash­kësi, të cilit i është bartur kjo detyrë zyrtarisht nga zyra kompetente, dhe që ai të realizohet sipas një rituali specifik, dhe të përpunuar nga konferencat ipeshkvore dhe të aprovuara prej tyre për këtë qëllim.[212] Po sjell ndër mend faktin se është punë e ordinarëve ta japin lejen për ndarjen e Kungimit në këto liturgji, me ç’rast është e nevojshme që ata ta peshojnë me kujdes dobishmërinë e një vendimi të caktuar. Përveç kësaj duhet pasur para sysh se takimet e tilla të mos shkaktojnë huti për sa i përket rolit qendror të priftit dhe mbi komponentin sakramentale në jetën e Kishës. Rëndësia e rolit të laikëve, të cilët meritojnë me të drejtë mirënjohje për zemërgjerësinë e tyre në angazhim për bashkësitë e krishtera, nuk duhet ta mbulojë shërbesën e pazëvendësueshme të priftërinjve për jetën e Kishës.[213] Për këtë arsye duhet qëndruar të zgjuar që takimet në pritjen e një prifti të mos iu japin rast organizimeve ekleziologjike, të cilat nuk janë në pajtim me të vërtetën e Ungjillit dhe me Traditën e Kishës. Ato për më tepër duhet të jenë raste të preferuara për lutje Hyjit që të dërgojë priftërinj të shenjtë sipas zemrës së tij. Në këtë kontekst është mbresëlënëse ajo që shkroi Papa Gjoni Pali II në Letrën drejtuar priftërinjve në të Enjten e Shenjtë 1979. Ai solli ndër mend ato vende ku njerëzit, të cilëve mungonin priftërinjtë e tyre me anë të regjimit diktatorial, takoheshin në një kishë ose në një kishë shenjtnore, e vënin në altar stollën e ruajtur dhe i thoshin lutjet e liturgjisë eukaristike. “Në momentin që i përgjigjej transsubstanciacionit” u ndalnin në heshtje si dëshmi se “sa zjarrshëm i kishte marrë malli t’i dëgjonin fjalët që mund t’i thotë me forcë efektive vetëm goja e një prifti”.[214] Pikërisht nga ky aspekt, duke marrë parasysh të mirën e pakrahasueshme që del nga kremtimi i flisë eukaristike, i lus të gjithë priftërinjtë për një gatishmëri konkrete t’i vizitojnë sa shpesh të jetë e mundur bashkësitë që iu janë besuar pastoralit të tyre, me qëllim që të mos mbesin kohë të gjatë pa sakramentin e dashurisë.

 

Një formë eukaristike e jetës së krishterë, përkatësia kishtare

  1. Rëndësia e së dielës si Dies Ecclesiae na përkujton lidhjen mes fitores së Jezusit mbi të keqen dhe vdekjen dhe përkatësinë tonë në trupin e Kishës. Secili i krishterë pikërisht në ditën e Zotërisë e zbulon dhe dimensionin komunal të jetës së vet të shëlbuar. Të merret pjesë në aktin liturgjik, të komunikohet me trupin dhe gjakun e Krishtit, kjo do të thotë njëkohësisht ta intensifikojmë dhe ta thellojmë gjithnjë e më shumë përkatësinë tonë te ai që ka vdekur për ne (krhs. 1 Kor 6,19 et seq., 7,23).. Me të vërtetë – ai që ha Krishtin, jeton nëpër të. Në lidhje me misterin eukaristik e kuptojmë kuptimin e thellë të communio sanctorum. Kungimi posedon gjithnjë dhe në mënyrë të pandashme një shenjë horizontale dhe vertikale: Bashkësia me Hyjin dhe bashkësia me vëllezërit dhe motrat. Këto dy dimensione takojnë njëra-tjetrën në dhuntinë eukaristike. “Aty ku shkatërrohet bashkësia me Hyjin, bashkësia me Atin, Birin dhe Shpirtin Shenjt, aty shkatërrohet edhe rrënja dhe burimi i bashkësisë ndër ne. Dhe aty ku nuk jetohet bashkësia ndër ne, edhe bashkësia me Hyjin trinitar nuk është e gjallë dhe e vërtetë”.[215] Meqenëse pra jemi të thirrur të jemi gjymtyrë të Krishtit, dhe në këtë mënyrë gjymtyrë që i përkasin njëri-tjetrit (krhs. 1 Kor 12,27 ), formojmë një realitet që ontologjikisht bazohet në pagëzim dhe që ushqehet nga Eukaristia – një realitet që kërkon ta gjejmë një shprehje të dukshme në jetën e bashkësive tona.

Forma eukaristike e jetës së krishterë është pa dyshim një formë kishtare dhe komunitariane. Me anë të dioqezës dhe famullive si struktura themelore të Kishës në një territor të caktuar, çdo besimtarë mund ta përjetojë përvojën konkrete të përkatësisë së tij në Trupin e Krishtit. Shoqatat, lëvizjet kishtare dhe bashkësitë e reja – me gjallërinë e karizmave të tyre, të cilat i dhuron Shpirti Shenjt për kohën tonë – si dhe Institutet e jetës së shuguruar kanë për detyrë ta japin kontributin e tyre të veçantë që ta nxisin te besimtarët ndjenjën e përkatësisë së tyre Zotit (krhs. Rom 14,8). Fenomeni i shekullarizimit që jo rastësisht përmban karakteristika të forta individualiste, ka efektet e tij të dëmshme para së gjithash te personat që veçohen për shkak të një ndjenjeje të dobët të përkatësisë. Krishterimi, që nga fillimi i tij, involvon një bashkim, një rrjet të lidhjeve që gjallërohen në mënyrë konstante nga dëgjimi i fjalës dhe kremtimi i Eukaristisë dhe që frymëzohen nga Shpirti Shenjt.

 

Përshpirtshmëria dhe kultura eukaristike

  1. Është e rëndësishme se Etërit sinodal kanë konfirmuar se “besimtarët e krishterë kanë një nevojë për të kuptuar më thellë lidhjet mes Eukaristisë dhe jetës së përditshme. Përshpirtshmëria eukaristike nuk është vetëm pjesë­marrje në Meshë dhe në adhurimin të të tejetshenjtit sakrament të altarit. Ai e përfshin tërë jetën”.[216] Kjo vërejtje posedon për ne të gjithë sot një rëndësi të veçantë. Duhet pranuar se një prej efekteve më serioze të shekullarizimit që përmendëm më lart qëndron aty se ai e ka margjinalizuar në kufijtë e ekzistencës fenë e krishterë, sikur ajo të mos ishte e nevojshme për zhvillimi konkret të jetës njerëzore. Dështimi i kësaj mënyre për të jetuar “sikur të mos ekzistonte Zoti” tash është i qartë për të gjithë. Sot është e nevojshme të rizbulohet fakti se Jezu Krishti nuk është thjesht një bindje private ose një doktrinë abstrakte, por një person real, hyrja e të cilit në histori është në gjendje ta ndryshojë jetën e të gjithëve. Për këtë arsye Eukaristia si burim dhe kulm i jetës dhe .misionit të Kishës duhet të përkthehet në përshpirtëri, në jetë “sipas Shpirtit” (Rom, 8,4 et seq.; krhs. Gal 5,16,25). Është signifikante që Shën Pali në vend të Letrës drejtuar Romakëve, ku kërkon për ta jetuar kultin e ri shpirtëror, sjell njëkohësisht ndër mend domosdoshmërinë e ndryshimit të mënyrës së vet për të jetuar dhe për të menduar: “Mos iu përshtatni pari­meve të shekullit, por shndërrojeni e ripërtëriteni mendjen tuaj, në mënyrë që ta dalloni vullnetin e Hyjit: çka është e mirë, çka i pëlqen Atij, çka është e përsosur” (12,2). Në këtë mënyrë apostulli i popujve nënvizon lidhjen mes kultit të vërtetë shpirtëror dhe domosdoshmërisë së një mënyre të re për ta kuptuar ekzistencën dhe për ta jetuar jetën. Një pjesë esenciale përbërëse e formës eukaristike të jetës së krishterë është ripërtëritja e të menduarit, “që të mos jemi më foshnja me të cilët luajnë tallazet dhe i çon e i rrëzon çdo erë mësimesh” (Ef 4,14).

 

Eukaristia dhe ungjillëzimi i kulturës

 

  1. Nga ajo që u tha më lart del se fshehtësia eukaristike na çon në dialog me kulturat e ndryshme, por e cila këto edhe i sfidon në njëfarë mënyre.[217] Duhet pranuar karakterin ndërkulturor të këtij kulti të ri, të kësaj logike latreia. Prania e Jezu Krishtit dhe dërgimi i Shpirtit Shenjt janë ngjarje, të cilat mund të bëjnë kompromis me çdo realitet kulturor, për t’.i fermentuar ato sipas mënyrës së Ungjillit. Kjo sjell me vete si pasojë obligimin, për ta nxitur me bindje ungjillëzimin e kulturave, në vetëdijen se Krishti vetë është e vërteta e çdo njeriu dhe e tërë historisë së njerëzimit. Eukaristia bëhet kriter i tërë asaj çka i krishteri takon në format e ndryshme kulturore të shprehjes. Në këtë proces të rëndësishëm mund ta marrim si jashtëzakonisht signifi­kante kërkesën e Shën Palit në Letrën e Parë drejtuar Selanikasve: “Çdo gjë shqyrtojini me kujdes: mbani të mirën!” (5,21).

Eukaristia dhe besimtarët laikë

 

  1. Në Krishtin, Kokën e Kishës, e cila është trupi i tij, të gjithë të krishterët janë “Fis i zgjedhur, meshtari mbretërore, komb i shenjtë, popull të cilin Hyji e fitoi për vete, për t’i shpallur veprat e veta të madhërueshme” (krhs. 1 Pjt 2,9). Eukaristia si një fshehtësi që duhet jetuar çdokujt i ofrohet në pikërisht atë pozitë që e ka secili veç e veç, dhe bën që situata e secilit ekzistenciale të bëhet vend ku individi duhet ta jetojë për çdo ditë risinë e krishterë. Nëse flia eukaristike në ne e ushqen dhe bën të rritet ajo që na u ka dhënë në pagëzim, me të cilin të gjithë jemi të thirrur për shenjtëri,[218] atëherë kjo duhet të dalë në pah dhe të tregohet pikërisht në ato gjendje dhe situata jetësore, në të cilat gjendet çdo individ i krishterë. Ditë për ditë ne bëhemi kult që i pëlqen Hyjit, nëse e jetojmë jetën tonë si thirrje. Duke filluar me mbledhjen liturgjike, sakramenti i Eukaristisë vetë është ai që na obligon në realitetin e përditshëm, që gjithçka të bëjmë në nder e lavd të Hyjit.

Dhe meqenëse bota është “arë” (Mt 13,38), në të cilën Hyji i lëshon fëmijët e vet si farë, të krishterët laikë me fuqinë e pagëzimit dhe të krezmimit dhe të forcuar me Eukaristi janë të thirrur që risinë që e solli Krishti ta jetojnë pikërisht në kushtet e zakonshme të jetesës.[219] Ata duhet ta kultivojnë një dëshirë që Eukaristia të ketë efekt gjithnjë e më të thellë në përditshmërinë e tyre, duke i bërë ata dëshmitarë të identifikueshëm në fushën e tyre të punës dhe në tërë shoqërinë.[220] Një inkurajim të veçantë ua drejtoj familjeve që të marrin nxitje dhe forcë nga ky sakrament. Dashuria mes burrit dhe gruas, pranimi i jetës dhe detyra e edukimit tregohen si fusha të preferuara, në të cilat Eukaristia mund ta tregojë aftësinë e vet për ta shndërruar jetën dhe për të çuar në plotësinë e kuptimit.[221] Barinjtë nuk duhet ta lënë kurrë pas dore përkrahjen e besimtarëve laikë, udhëzimin dhe inkurajimin që ata ta jetojnë plotësisht thirrjen e tyre për shenjtëri në botën, të cilën Hyji e deshi aq fort, sa që flijoi Birin e vet, kështu që ai të bëhet Shëlbuesi i tyre (krhs. Gjn 3,16).

 

Eukaristia dhe përshpirtshmëria priftërore

  1. Forma eukaristike e jetës së krishterë shihet pa dyshim në një mënyrë të veçantë në jetën priftërore. Përshpirtshmëria priftërore në brendinë e vet është përshpirtshmëri eukaristike. Farën e një përshpirtshmërie të tillë e gjejmë tashmë qysh në fjalët që i thotë ipeshkvi në liturgjinë e Rendit të shenjtë: “Merri dhuratat e popullit për kremtimin e flisë. Mendo çfarë bën, imito atë që po e realizon, dhe vëre jetën tënde nën fshehtësinë e kryqit”.[222] Për t’ia dhënë jetës së vet një formë gjithnjë e më të përsosur eukaristike, prifti duhet t’i lë hapësirë të gjerë jetës shpirtërore qysh në kohën e shkollimit dhe pastaj në vitet që pasojnë.”[223] Ai është i thirrur që në mënyrë progresive të jetë kërkues autentik i Hyjit, Edhe pse njëkohësisht duhet të mbetet afër brengave të njerëzve. Në jetë intensive shpirtërore do t’i lejojë atij të bash­kohet më thellë me Zotin, dhe do t’i ndihmojë ta kaplojë dashuria e Hyjit, kështu që ai të bëhet dëshmitar i saj edhe në një gjendje të vështirë dhe të errët. Për këtë qëllim, bashkë me Etërit sinodal, ua rekomandoj priftërinjve “celebrimin e përditshëm të Meshës, edhe nëse qëllon që besimtarët të mos marrin pjesë aty”.[224] Ky rekomandim pikësëpari qëndron në pajtim me vlerën objektivisht të pa fund të çdo kremtimi të Eukaristisë dhe veç kësaj e ka motivin në forcën e saj unike shpirtërore, sepse në qoftë se Mesha e shenjtë përjetohet me vëmendje dhe me fe, ajo atëherë mund të formojë në kuptimin më të plotë të fjalës, meqë ajo e nxit konfigurimin me Krishtin dhe e forcon priftin në thirrjen e tij.

 

Eukaristia dhe jeta e shuguruar

  1. Në kontekstin e lidhjes mes Eukaristisë dhe thirrjeve të ndryshme kishtare shquhet veçanërisht “dëshmia profetike e meshkujve dhe e femrave të shugu­ruara, të cilët, forcën për pasimin radikal të Krishtit të dëgjueshëm, të varfë dhe të pastër, e gjejnë në kremtimin e Eukaristisë dhe në adhurim”.[225] Edhe pse ata bëjnë shumë shërbime në fushën e formimit njerëzor dhe të kujdesit për të varfrit, në arsim ose në kujdesin për të sëmurët, meshkujt dhe femrat që ia kanë kushtuar jetën Hyjit e dinë se qëllimi kryesor i jetës së tyre është “kontemplimi i sendeve hyjnore dhe lidhja konstante me Hyjin”.[226] Kontributi thelbësor që e pret Kisha prej njerëzve që ia kanë kushtuar jetën Hyjit ka të bëjë më shumë me të qenit sesa me të bërit. Në këtë kontekst dua të sjell ndër mend rëndësinë e dëshmisë virgjërore pikërisht në lidhje me fshehtësinë e Eukaristisë. përveç lidhjes me celibatin priftëror misteri eukaristik tregon pikërisht një lidhje të ngushtë me virgjërinë e kushtuar Hyjit, me aq sa kjo është shprehje e sakrificës ekskluzive të Kishës kushtuar Krishtit, të cilin ajo e merr atë si dhëndrin e saj me besnikëri radikale dhe të frytshme.[227] Në Eukaristi e merr virgjëria e shuguruar frymëzimin dhe ushqimin për flinë e plotë kushtuar Krishtit. përveç kësaj ajo merr prej Eukaristisë edhe inkura­jim dhe nxitje, kështu që edhe në kohën tonë të bëhet shenjë e dashurisë së pafajshme dhe të frytshme që e ka Hyji për njerëzimin. Së fundi, jeta e shuguruar, me anë të dëshmisë së saj të veçantë, bëhet objektivisht shenjë dhe parathënie e asaj “dasme të Qengjit” (Zb 19,7-9) që është qëllimi i tërë historisë së shëlbimit. Në këtë kuptim ajo paraqet një shenjë me plotë efekt për atë horizont eskatologjik, për të cilin ka nevojë çdo njeri, me qëllim që të gjejë orientim për vendimet e tij jetësore.

Eukaristia dhe transformimi moral

 

  1. Me zbulimin e bukurisë së formës eukaristike të jetës së krishterë, arrijmë në cakun për të menduar për forcat morale, të cilat i aktivizon kjo formë për mbështetjen e lirisë autentike, të cilën e kanë fëmijët e Hyjit. Me këtë dua të prek një tematikë, e cila ka rezultuar në Sinod dhe e cila ka të bëjë me lidhjen mes formës eukaristike të jetës dhe transformimit moral. Papa Gjoni Pali II ka thënë: “Jeta morale posedon vlerën e një ‘kulti’ (Rom 12, 1; krhs. Fil 3,3), të cilin e ushqen burimi i pashtershëm i shenjtërisë dhe lavdisë së Hyjit, e të cilat janë sakramentet, veçanërisht Eukaristia: Sepse me anë të pjesëmarrjes në flinë e kryqit i krishteri gjendet në një bashkësi me dashurinë e flisë së Krishtit dhe ai aftësohet dhe obligohet ta jetojë të njëjtën dashuri në të gjitha qëndrimet jetësore dhe mënyrat e tij të sjelljes”.[228] Shkurt: “Në vetë `kultin’, në bashkësinë eukaristike përmbahen të qenit i dashur nga dikush tjetër dhe dashuria që duhet përcjellë. Eukaristia, e cila nuk bëhet veprim praktik i dashurisë, në vetvete është e fragmentuar”.[229]

Ky rikujtim në rëndësinë morale të kultit shpirtëror nuk duhet interpretuar në kuptimin moralist. Para së gjithash, është zbulim fatlum i dinamikës së dashurisë në vepër i atij që e pranon dhuratën e Zotit, që i dorëzohet atij plotësisht dhe që e gjen lirinë e vërtetë. Transformimi moral, të cilin e in­volvon kulti i ri që e themeloi Krishti, është një kërkim i brendshëm dhe një dëshirë e zemrës për t’iu përshtatur me tërë ekzistencën vetanake dashurisë së Zotit, Edhe pse e dimë se sa rezistent është njeriu. Ajo për çfarë po flasim pasqyrohet shumë mirë në tregimin e Ungjillit lidhur me Zakeun (krhs. Lk 19,1-10). Pasi e gostiti Jezusin në shtëpinë e vet., tagrambledhësi transformo­het plotësisht: Ai vendos t’ua japë të varfërve gjysmën e pasurisë së vet dhe atyre, prej të cilëve ka kërkuar tepër, t’ua kthejë katërfishin. Synimi moral që del nga marrja e Jezusit në jetën tonë, buron nga falënderimi se e kemi përjetuar afërsinë e Zotit, të cilën nuk e kemi merituar.

 

 

Konsekuenca eukaristike

  1. Është e rëndësishme që ta nënvizojmë atë që Etërit sinodal kanë quajtur konsekuencë eukaristike dhe për çka jemi të thirrur objektivisht. Kulti që i pëlqen Hyjit pikërisht nuk është kurrë vetëm akt privat pa pasoja në marrëdhëniet tona shoqërore. Ai ka nevojë për dëshminë publike për fenë e vet. Kjo vlen natyrisht për të gjithë të pagëzuarit, mirëpo duket se është veçanërisht urgjent për ata, të cilët në bazë të pozitës së tyre shoqërore ose politike duhet të marrin vendime lidhur me vlerat fundamentale, si lidhur me respektimin dhe mbrojtjen e jetës njerëzore para fekondimit deri te vdekja natyrore, lidhur me familjen që bazohet në martesën mes mashkullit dhe femrës, lidhur me lirinë e edukimit për fëmijët dhe lidhur me nxitjen. dhe mbështetjen e të mirës së përbashkët në të gjitha format e saj.[230] Këto vlera janë të panegociueshëm. Për këtë arsye, politikanët dhe ligjvënësit katolikë, duke qenë të vetëdijshëm për përgjegjësinë e madhe shoqërore, dhe nga ndërgjegjja e tyre mjaft e formuar duhet të ndjehen posaçërisht të thirrur që të propozojnë dhe të përkrahin ligje, të cilat janë të frymëzuara nga natyra njerëzore.[231] Meqë ra fjala, aty qëndron një lidhje objektive me Eukaristinë (krhs. 1 Kor 1,27-29). Ipeshkvijtë janë të obliguar t’i sjellin gjithnjë ndër mend këto vlera. Kjo i takon përgjegjësisë së tyre për grigjën që iu është besuar atyre.[232]

EUKARISTIA, NJË MISTER QË DUHET SHPALLUR

 

Eukaristia dhe misioni

  1. Në homeli gjatë kremtimit të Eukaristisë, me të cilën kam marrë postin në mënyrë solemne si pasardhës i Pjetrit apostull, thash: “Nuk ka gjë më të bukur sesa të të gjejë Ungjilli, Krishti. Nuk ka gjë më të bukur, sesa ta njohësh atë dhe t’ua dhurosh të tjerëve miqësinë me të”.[233] Kjo thënie e merr një intensitet edhe më të madh, kur mendojmë në fshehtësinë e Eukaristisë. Me të vërtetë dashurinë që e kremtojmë në sakrament nuk mund ta mbajmë për vete. Nga natyra e saj ajo kërkon ta ndajmë me të gjithë. Ajo që do bota, është dashuria e Hyjit – ta takon Krishtin dhe të besojë në të. Për këtë arsye, Eukaristia nuk është vetëm burimi dhe kulmi i jetës së Kishës, por edhe misioni i saj: “Një Kishë autentikisht eukaristike është Kishë misionare”[234].Edhe ne duhet t’iu themi vëllezërve dhe motrave tona: “Çka pamë e dëgjuam po jua kumtojmë edhe juve që edhe ju të keni bashkësi me ne!” me të vërtetë nuk ka asgjë më të bukur se ta takojmë dhe t’ua bëjmë të njohur Krishtin të gjithëve! Meqë ra fjala, pikërisht themelimi i Eukaristisë na e zbulon paraprakisht atë që e bën zemrën e misionit të Krishtit: Ai është i dërguari i Atit për shëlbimin e botës (krhs. Gjn 3,16-17; Rom 8,32).. Te Darka e fundit Jezusi ua beson nxënësve të vet sakramentin që e bën të pranishme flinë e vetësakrifikimit të tij, të cilën e sjell të Ati në dëgjesë për shëlbimin e të gjithëve. Ne s’mund të shkojmë në gostinë eukaristike, pa lejuar të na tërheq lëvizja e misionit, e cila nga brendia e Hyjit synon t’i arrijë të gjithë njerëzit. Për këtë arsye, synimi misionar është një pjesë themeltare përbërëse e formës eukaristike të jetës së krishterë.

 

Eukaristia dhe dëshmia

  1. Detyra e parë dhe fundamentale që e marrim nga fshehtësitë e shenjta që i kremtojmë është ajo: që të japim dëshmi me jetën tonë. Habia për dhuratën që na e ka dhënë Hyji në Krishtin, ia bart jetës sonë një dinamikë të re, duke na obliguar të jemi dëshmitarë të dashurisë së tij. Ne bëhemi dëshmitarë nëse me anë të veprimit, të fjalëve tona, të ekzistencës sonë duket një njeri tjetër dhe e kumton veten. Mund të themi se dëshmia është mjet, me anë të cilit e vërteta e dashurisë së Hyjit e arrin njeriun në histori dhe e fton ta pranojë në mënyrë të lirë këtë risi radikale. Në dëshmi Hyji i nënshtrohet rrezikut që qëndron në lirinë e njeriut. Jezusi është vetë dëshmitari besnik dhe i be­sueshëm (krhs. Zb 1,5; 3,14); ai ka ardhur për të dëshmuar të vërtetën (krhs. Gjn 18,37). Ne këtë kontekst mendimesh do të dëshiroja të reflektoj edhe një herë për një nocion që e kishin për qejf të krishterët e parë, por që na lë përshtypje edhe neve të krishterëve të sotërn: Dëshmia deri në vetësakrifi­kim, deri në martirizim, në historinë e Kishës është konsideruar gjithmonë si kulm i kultit të ri shpirtëror: “Kushtojeni veten fli” (krhs. Rom 12,1). Le të mendojmë për shembull për raportin e martirizimit të Shën Polikarpit nga Smirna, një nxënësi të Shën Gjonit: E tërë ngjarja dramatike është përshkruar si një liturgji, madje si një bërje-Eukaristi e vetë martirit.[235] Le të mendojmë gjithashtu në vetëdijen eukaristike që e shpreh Injaci i Antiokisë lidhur me martirizimin e vet: Ai e konsideron veten si “grurë të Hyjit” dhe dëshiron të bëhet në martirizim “bukë e pastër e Krishtit”.[236] I krishteri që e jep jetën e vet në martirizim hyn në bashkësinë e plotë me pashkën e Jezu Krishtit dhe në këtë mënyrë bëhet Eukaristi bashkë me vetë atë. Edhe sot në Kishë nuk mungojnë martirët, në të cilët zbulohet dashuria e Hyjit në mënyrën më madhështore. Edhe pse prej nesh nuk kërkohet dëshmia e martirizimit, megjithatë e dimë se kulti i pëlqyeshëm Hyjit e kërkon të jemi përbrenda të përgatitur[237] dhe realizimin e saj e gjen në dëshminë e gëzuar dhe të bindur para botës me anë të një jete konsekuente të krishterë në fushat ku na porozit Zotëria që ta shpallim atë.

 

Krishti Jezus, Shpëtimtari i vetëm

  1. Nënvizimi i lidhjes së brendshme mes Eukaristisë dhe misionit na bën ta zbulojmë edhe përmbajtjen e fundit të shpalljes sonë. Sa më e gjallë që të jetë dashuria ndaj Eukaristisë në zemrën e popullit të krishterë, aq më e qartë bëhet porosia e misionit: Të bartim Krishtin te të tjerët. Jo vetëm një ide ose një etikë të orientuar në të, por vetë dhuratën e personit të tij. Kush nuk ua ndërmjetëson njerëzve të tjerë të vërtetën e dashurisë, nuk ka dhënë ende mjaft. Kështu, Eukaristia si sakrament i shëlbimit tonë, na sjell detyrimisht ndër mend unicitetin e Krishtit dhe na përkujton shpëtimin e realizuar prej tij me çmimin e gjakut të tij. Për këtë arsye, nga misteri eukaristik, në të cilin besojmë dhe të cilin e kremtojmë, del kërkesa për t’i edukuar ne mënyrë konstante të gjithë për angazhim misionar, qendra e të cilit është shpallja e Jezusit si shpëtimtar i vetëm.[238] Kjo do të na ndihmojë t’i shmangemi një të kuptuari reduktiv dhe të pastër sociologjik të veprës vendimtare të ndihmës për zhvillim, të cilën e involvon çdo proces autentik i ungjillëzimit.

Liria e kultit

  1. Në këtë kontekst dua të shpreh atë që kanë thënë Etërit gjatë Mbledhjes së Sinodit lidhur me vështirësitë më të mëdha, të cilat kanë të bëjnë me detyrën e atyre bashkësive të krishtera, të cilat jetojnë në situata të pakicës ose të cilave madje iu hiqet plotësisht liria e religjionit.[239] Ne me të vërtetë duhet t’i falënderohemi Zotit për të gjithë ata ipeshkvij, priftërinj, persona që ia kanë kushtuar jetën Hyjit dhe laikët, të cilët flijohen për shpalljen e Ungjillit dhe e jetojnë fenë e tyre duke e vënë në lojë jetën e tyre. Në jo pak regjione të botës tashmë edhe vetëm një shkuarje në kishë është një dëshmi heroike, që ia nënshtron jetën e atij personi margjinalizimit dhe dhunës. Edhe me këtë rast dëshiroj ta konfirmoj solidaritetin e tërë Kishës me ata që vuajnë nga mungesa e lirisë së kultit. Siç dihet, atje ku nuk ka liri të religjionit, fundja mungon liria më e rëndësishme, sepse në fe njeriu e shpreh vendimin e brendshëm lidhur me kuptimin e mirëfilltë të jetës. Të lutemi për këtë arsye që të hapen hapësirat e lirisë së religjionit te të gjitha kombet, kështu që të krishterët si dhe anëtarët e religjioneve tjera të mund t’i jetojnë në mënyrë të lirshme bindjet e tyre, si personalisht ashtu edhe në bashkësi.

EUKARISTIA, NIE MISTER QË DUHET OFRUAR BOTËS

Eukaristia, buka e thyer për jetën e botës

 

  1. “Buka që unë do të jap është korpi im- për jetën e botës” (Gjn 6,51). Me këto fjalë Zotëria zbulon kuptimin e vërtetë të jetës së tij për të gjithë njerëzit. Ato na tregojnë edhe mëshirën e thellë që e ka për çdo individ. Me të vërtetë Ungjijtë na raportojnë shumë herë për ndjenjat e Jezusit ndaj njerëzve, posaçërisht ndaj të sëmurëve dhe mëkatarëve (krhs. Mt 20,34; Mk 6,34; Lk 19,41). Me anë të një ndjenje thellësisht njerëzore ai e shpreh qëllimin e shëlbimit të Hyjit për çdo njeri, me qëllim që ta merr jetën e vërtetë. Çdo kremtim i Eukaristisë e bën sakramentalisht të pranishëm dhuratën që e ka bërë Zotëria i kryqëzuar në kryq prej jetës së vet – një dhuratë për ne dhe për gjithë botën. Njëkohësisht, në Eukaristi Jezusi na bën dëshmitarë të mëshirës së Hyjit me çdo vëlla dhe motër. Kështu në misterin e Eukaristisë lind shërbesa e dashurisë ndaj të afërmit që qëndron në faktin “që unë edhe njerëzit që në fillim nuk i dua ose që as që i njoh, i dua në Hyjin dhe me Hyjin. Kjo është e mundur vetëm nga takimi i brendshëm me Hyjin, takim ky që është bërë bashkësi vullneti, dhe që përshkon deri edhe ndjenjat e mia. Pastaj këtë njeri të huaj nuk e shoh më vetëm me sytë dhe ndjenjat e mia, por nga perspektiva e Jezu Krishtit”.[240] Në këtë mënyrë ne njerëzit që iu afrohem shoh vëllezër dhe motra, për të cilët Zotëria ka dhënë jetën e vet, sepse i do “deri në pikën e fundit” (Gjn 13,1). Si për pasojë, bashkësitë tona, kur kremtojnë Eukaristinë, duhet të bëhen gjithnjë e më të vetëdijshme se flija e Krishtit është për të gjithë, dhe që Eukaristia për këtë arsye e shtyn çdo besimtarë të krishterë të bëhet vetë “bukë e thyer” për të tjerët dhe, pra, të angazhohet për një botë më të drejtë dhe më vëllazërore. Nëse mendojmë në shumimin e bukëve dhe të peshqve, duhet të shohim se Jezusi sot ende kërkon nga nxënësit e vet të angazhohen personalisht: “Jepuni ju të hanë” (Mt 14,16). Thirrja e çdonjërit prej nesh është përnjëmend kjo që bashkë me Jezusin të bëhemi bukë e thyer për jetën e botës.

Implikimet sociale të misterit eukaristik

 

  1. Bashkimi me Krishtin që realizohet në sakramentin, na aftëson edhe për një risi të marrëdhënieve sociale: “‘Mistika’ e sakramentit ka karakter social … Bashkimi me Krishtin domethënë njëkohësisht është bashkim me të gjithë njerëzit tjerë, të cilëve ai ua dhuron veten. Unë nuk mund ta kem Krishtin vetëm për veten time, unë mund t’i takoj atij vetëm në bashkësi me të gjithë ata që janë bërë ose që dëshirojnë të bëhen njerëzit e tij”.[241] Në këtë kontekst është e nevojshme ta shprehim qartë marrëdhënien mes misterit të Eukaristisë dhe angazhimit social. Eukaristia është sakrament i bashkësisë së vëllezërve dhe motrave që janë të gatshëm të pajtohen në Krishtin – në atë që, prej Judenjve dhe paganëve, ka bërë një popull të vetëm duke e rrëzuar murin e armiqësisë që i ka ndarë ata (krhs Ef 2,14). Vetëm ky kërkim për t’u pajtuar bën të mundur të komunikojmë me dinjitet me trupin dhe gjakun e Krishtit (krhs. Mt 5,23-24).[242] Me anë të kremtimit të përkujtimit të flisë së tij, ai e forcon bashkësinë mes vëllezërve dhe motrave dhe i shtyn posaçërisht ata që janë në konflikt ta përshpejtojnë pajtimin e tyre duke u hapur për dialog dhe për angazhim për drejtësi. Është pa dyshim se restaurimi i drejtësisë, pajtimi dhe falja janë kushte për krijimin e një paqeje të vërtetë.[243] Nga kjo vetëdije krijohet vullneti për t’i shndërruar edhe strukturat e padrejta, për ta garantuar dinjitetin e njeriut që është i krijuar sipas shëmbëlltyrës së Hyjit. Në zhvillimin konkret të kësaj përgjegjësie ndodh që Eukaristia në jetë të bëhet ajo çfarë shenjon në kremtim. Siç e theksova edhe në një vend tjetër, nuk është detyra e Kishës për ta marrë përsipër luftën politike, për ta realizuar shoqërinë mundësisht më të drejtë; megjithatë ajo nuk mund dhe nuk duhet të mbetet jashtë në luftën për drejtësi. Kisha “duhet që me mënyrën e argumentimit të hyjë në luftën e arsyes dhe duhet t’i zgjojë forca shpirtërore, pa të cilat nuk mund të realizohet dhe nuk mund të përparojë drejtësia”.[244]

Lidhur me përgjegjësinë sociale të të gjithë të krishterëve Etërit Sinodal kanë përkujtuar se flia e Krishtit është mister i çlirimit që na shtron pyetje dhe na sfidon gjithnjë. Për këtë arsye ua drejtoj një thirrje të gjithë besim­tarëve të jenë paqebërës dhe shkaktarë të drejtësisë: “pikërisht kush merr pjesë në Eukaristi, duhet të angazhohet ta bëjë paqen ne botën tonë, e cila është e karakterizuar me aq shumë dhunë, luftë dhe – sidomos sot – nga terrorizmi, korrupsioni ekonomik dhe shfrytëzimi seksual”.[245] Të gjitha këto janë probleme të cilat nga ana e tyre nxjerrin fenomene nënçmuese që janë tejet shqetësuese. Ne e dimë se në këto situata nuk mund të ketë zgjidhje sipërfaqësore. Pikërisht me forcën e misterit që e kremtojmë ne duhet të damkosim situatat që kundërshtojnë dinjitetin e njeriut, për të cilin Krishti e ka derdhur gjakun e vet dhe i cili e ka konfirmuar vlerën aq të madhe të çdo personi individual.

Ushqimi i së vërtetës dhe mjerimi i njeriut

  1. Përballë disa procese të globalizimit, të cilët jo rrallë tejet mase e rrisin në botë dallimin mes vendeve të pasura dhe të varfra, nuk mund të rrimë pa vepruar. Na duhet t’i akuzojmë ata që i harxhojnë kot pasuritë tokësore dhe në këtë mënyrë shkaktojnë pabarazi që bërtet deri në qiell (krhs. Jak 5,4). Për shembull është e pamundur të heshtim përballë “pamjeve tronditës të kampeve të mëdha të refugjatëve ose të refugjatëve individual, të cilët – në pjesë të ndryshme të botës – pranohen vetëm sa për ndihmë për t’i ikur fatit më të keq, të cilëve megjithatë u mungon gjithçka. A mos vallë nuk janë këta njerëz vëllezërit dhe motrat tona? A nuk kanë ardhur në botë fëmijët e tyre me të njëjtat shpresa të arsyeshme të lumturisë?”[246] Jezusi, Zotëria, buka e jetës së amshuar, na nxit dhe na tërheq vëmendjen për situatat e mjerimit ku ndodhet edhe një pjesë e madhe e njerëzimit – situata këto, shkaku i të cilave involvon shpeshherë përgjegjësi të qartë dhe shqetësuese të njerëzve. Me të vërtetë mund “të konfirmohet në bazë të të dhënave statistike në dispozicion se më pak se gjysma e shumave jashtëzakonisht të mëdha që përcaktohen në botë për armatim, do të ishte e mjaftueshme për ta çliruar në mënyrë të qëndrueshme mjerimin e pamasë të të varfërve nga skamja. Kjo është një thirrje për ndërgjegjen njerëzore. Popujve, të cilët jetojnë nën kufirin e varfërisë – më shumë për shkak të situatave që varen nga marrë­dhëniet politike internacionale, ekonomike dhe kulturore, sesa për shkak të rrethanave të pakontrolluara – mund dhe duhet t’iu japë më shumë shpresë të re angazhimi ynë në të vërtetën”.[247]

Ky ushqim i së vërtetës na shtyn di damkosim situatat e padenja për njeriun, në të cilat njerëzit vdesin për arsye të mungesës së ushqimit të shkaktuar nga padrejtësia dhe shfrytëzimi, dhe jep një forcë dhe kurajë të re të punojmë pa pushim në ndërtimin e civilizimit të dashurisë. Që prej fillimit, të krishterët mundoheshin t’i ndajnë të mirat e tyre mes vete (krhs. Vap 4,32) dhe t’iu ndihmojnë të varfërve (krhs. Rom 15,26). Lëmosha që mblidhet gjatë takimeve liturgjike paraqet një përkujtim të gjallë në këtë fakt, por edhe një domosdoshmëri shumë aktuale. Institucionet kishtare të mirëqenies, veçanërisht Caritasi, bëjnë shërbime të vyera në nivele të ndry­shme, për t’iu ndihmuar njerëzve në nevojë, para së gjithash më të varfërve. Duke u inspiruar nga Eukaristia, sakramenti i dashurisë, ato bëhen shprehje e tyre konkrete dhe për këtë arsye meritojnë çdo lëvdatë dhe inkurajim për angazhimin e tyre solidar në botë.

 

Mësimi social i Kishës

  1. Fshehtësia e Eukaristisë na aftëson dhe na shtyn të angazhohemi me guxim në strukturat e kësaj bote, për ta bartur në të atë risi të marrëdhënieve që ka burimin e vet të pashtershëm në dhuratën e Hyjit. Lutja që e përsëri­sim në çdo Meshë të shenjtë: “Bukën tonë të përditshme na jep sot”, na obligon të bëjmë gjithçka të mundshme në bashkëpunim me institucionet internacionale, shtetërore dhe private, me qëllim që në botë të ndërpritet ose së paku të zvogëlohet skandali i urisë dhe i mungesës së ushqimit, nën çka vuajnë shumë miliona njerëz para së gjithash në vendet në zhvillim. Sidomos laiku i karakterizuar nga shkolla e Eukaristisë është i thirrur ta sheh në mënyrë direkte përgjegjësinë e tij politike dhe sociale. Me qëllim që të mund ta ushtrojë në mënyrë të drejtë, ai duhet përgatitur me anë të një edukimi konkret për dashuri dhe drejtësi. Për këtë qëllim është e nevojshme – siç theksoi Sinodi – që në dioqezat dhe bashkësitë e krishtera të bëhet i njohur dhe të përkrahet mësimi social i Kishës.[248] Në këtë trashëgimi të vyer që del nga tradita më e vjetër kishtare, i gjejmë ato elemente, të cilat e orientojnë me urti të thellë sjelljen e të krishterëve përballë çështjeve të zjarrta sociale. Ky mësim i pjekur në tërë historinë e Kishës karakterizohet me realizëm dhe balancim dhe ndihmon në këtë mënyrë për të evituar kompromise mashtruese ose utopi boshe.

 

Shenjtërimi i botës dhe ruajtja e krijimit

  1. Me qëllim që ta zhvillojmë një përshpirtshmëri të thellë eukaristike që është në gjendje ta ndikojë në mënyrë signifikante edhe fabrikën e shoqërisë, në fund është e nevojshme që populli i krishterë që thotë falënderimin e vet me anë të Eukaristisë, të jetë i vetëdijshëm ta bëjë atë në emër të të gjithë krijimit, në mënyrë që kështu ta synojë shenjtërimin e botës dhe të angazhohet për të në mënyrë intensive.[249] Eukaristia vet lëshon një dritë të fortë mbi historinë njerëzore dhe në tërë kozmosin. Nga ky vështrim sakra­mental mësojmë ditë për ditë se çdo ngjarje kishtare posedon karakterin e një shenje, me anë të së cilës Hyji e kumton veten dhe na sfidon neve. Në këtë mënyrë, forma eukaristike e jetës mund të na çojë përnjëmend në një shndërrim të vërtetë mentaliteti, në atë mënyrë se si e kuptojmë historinë dhe botën. Liturgjia vetë na edukon për gjithë këtë, kur prifti gjatë përgatitjes së dhuratave lidhur me bukën dhe verën -“fryti i tokës”, “i hardhisë” dhe “i duarve tona” ia drejton Hyjit një lavdërim dhe lutje. Me këto fjalë riti fut gjithë veprimtarinë dhe mundimin njerëzor në flinë e kushtuar Hyjit dhe veç tjerash na nxit ta konsiderojmë tokën si krijesë të Hyjit që jep atë të na nevojitet për jetë. Ajo nuk është një realitet neutral, materie e thjeshtë për përdorim të pa zgjedhje sipas dëshirës njerëzore. Ajo për më tepër ka vendin e vet brenda panit të mirë të Hyjit, me anë të cilit jemi të gjithë të thirrur të jemi bijë dhe bija në të vetmin Birin e Hyjit, Jezu Krishtin (krhs. Ef 1,4-12). Brengat e arsyeshme për shkak të gjendjes ekologjike, në të cilën gjendet krijimi në shumë pjesë të botës, mund të nxjerrë ngushëllim nga perspektiva e shpresës së krishterë që na obligon të punojmë me përgjegjësi për ruajtjen e krijimit.[250] Pikërisht në marrëdhënien mes Eukaristisë dhe kozmosit e zbulojmë njësinë e planit të Hyjit dhe udhëzohemi ta kuptojmë lidhjen e thellë mes krijimit dhe “krijimit të ri”; që ka filluar në ringjalljen e Krishtit, Adamit të ri. Në të marrim pjesë qysh tash falë pagëzimit (krhs. Kol 1,12 et seq.), dhe kështu, jetës sonë të krishterë të ushqyer prej Eukaristisë, i hapet perspektiva drejt botës së re, qiellit të ri dhe tokës së re, ku Jerusalemi i ri, prej Hyjit, zbret prej qiellit “i stolisur porsi nusja e përgatitur për burrin e vet” (Zb 21,2).

 

Dobia e një kompendiumi eukaristik

 

  1. Në fund të këtyre reflektimeve, në të cilat dëshiroja të futem në orientimet që kanë rezultuar nga Sinodi, dëshiroj ta marr edhe lutjen që kanë parashtruar Etërit e Sinodit për t’i ndihmuar popullit të krishterë për ta përmbledhur, kremtuar dhe jetuar në fe më të mirë misterin e Eukaristisë. Nga dikasteret kompetente do të botohet një kompendium që do të mbledh tekste nga Katekizmi i Kishës Katolike, oracione, shtjellime të Lutjeve eukaristike nga Meshari dhe të tjera, e që mund të dalë si i dobishëm për një kuptim korrekt si dhe për kremtimin dhe adhurimin e sakramentit të altarit.[251] Kam shpresën që ky mjet ndihmës të kontribuojë që kujtimi i Pashkës së Zotërisë të bëhet përditë e më shumë burim dhe kulm i jetës dhe misionit të Kishës. Ai do ta nxisë çdo besimtar ta bëjë nga jeta e tij një kult të vërtetë shpirtëror.

PËRFUNDIM

  1. Të dashur vëllezër dhe motra, Eukaristia qëndron në rrënjën e çdo forme të shenjtërisë, dhe çdonjëri prej nesh është i thirrur për plotësinë e jetës në Shpirtin Shenjt. Sa shenjtër e kanë bërë jetën e vet të besueshme në vete falë përshpirtshmërisë së tyre eukaristike! Prej Shën Injacit të Antiokisë deri te Shën Augustini, prej Shën Antonit Abat deri te Shën Benedikti, prej Shën Franë Asizit deri të Shën Tomë Akuini, prej Shën Klarës Asizi deri te Shën Katarinës nga Siena, prej Shën Paskal Baylonit deri te Shën Pier Giuliano Eumard, prej Shën Alfonsit M. de’Liguori deri te i-lumturi Charles de Fou­cauld, prej Shën Gjon Maria Vianejit deri te Shën Tereza nga Lisieux, prej Shën Pio nga Pietrelcina deri te e lumtura Tereza nga Kalkuta, prej të lumturit Piergiorgio Frassati deri te i lumturi Ivan Mertz – për t’i numëruar vetëm disa nga shumë emra – shenjtëria e ka gjetur qendrën e vet gjithmonë në sakramentin e Eukaristisë.

Për këtë arsye është e nevojshme që ky mister i tejetshenjt në Kishë të besohet me të vërtetë, të kremtohet me devocion dhe të jetohet intensivisht. Dhurata e vetvetes që na jep Jezusi në sakramentin e përkujtimit të vuajtjes së vet, na tregon se suksesi i jetës sonë qëndron në pjesëmarrjen në jetën trini­tare, që na jepet në të në mënyrë përfundimtare dhe efektive. Kremtimi dhe adhurimi i Eukaristisë mundësojnë që t’i afrohemi më shumë dashurisë së Hyjit dhe të japim pëlqimin tonë personal të asaj dashurie deri në bashkimin me Zotërinë e dashur. Ofrimi i jetës sonë, Communio me tërë bashkësinë të besimtarëve dhe solidariteti me çdo njeri, janë aspekte të pashmangshme të logike latreia, të kultit shpirtëror, të shenjtë dhe të pëlqyeshëm Hyjit (krhs. Rom 12,1), në të cilin transformohet tërë realiteti ynë konkret njerëzor në lavdi të Hyjit. Për këtë arsye, i ftoj të gjithë barinjtë t’i kushtojnë vëmendjen më të madhe nxitjes së një përshpirtshmërie autentikisht të krishterë eukaristike. Priftërinjtë, diakonët dhe të gjithë që ushtrojnë një detyrë eukaristike, të bëra me kujdes dhe përgatitje të përhershme të brendshme, vetë 1e të marrin forcë dhe shtytje nga këto shërbime për rrugën e tyre personale dhe bashksiore të shenjtërimit. Të gjithë laikët dhe posaçërisht familjet i lus ta gjejnë gjithnjë energjinë në sakramentin e dashurisë së Krishtit, për ta riformuar jetën e tyre në një shenjë autentike të pranisë së Zotërisë së ringjallur. Të gjithë personat që ia kanë kushtuar jetën Hyjit i lus që me jetën e tyre eukaristike ta tregojnë shkëlqimin dhe bukurinë e përkatësisë totale Krishtit.

  1. Në fillim të shekullit të katërt kulti i krishterë ishte ende i ndaluar nga autoritetet perandorake. Disa të krishterë nga Afrika veriore, të cilët e ndjenin veten të obliguar ta kremtonin ditën e Zotërisë, e kundërshtuan këtë ndalim. Ata u martirizuan gjatë kohës kur deklaruan se për ata është e pamundur të jetojnë pa Eukaristinë, ushqimin e Zotërisë: Sine dominico non possumus.[252] U angazhofshin këta martirë nga Abitena në lutje për ne, në bashkim me shumë shenjtër dhe të lumtur që e kanë bërë Eukaristinë qendër të jetës së tyre, dhe na mësofshin besnikërinë për takimin me Krishtin e ringjallur. Edhe ne nuk mund të jetojmë pa marrë pjesë në sakramentin e shëlbimit tonë, dhe synojmë të jemi iuxta dominicam viventes, domethënë ta reflektojmë në jetë atë që marrin në ditën e Zotërisë. Kjo ditë është përnjëmend dita e çlirimit tonë përfundimtar. A mos është e çuditshme nëse dëshirojmë që të jetohet çdo ditë në atë mënyrë sikurse i përgjigjet risisë që ka sjellë Krishti me fshehtësinë e Eukaristisë?
  2. Maria, Virgjëra e papërlyer, arka e Besëlidhjes së re dhe të amshuar, na përcjelltë në këtë udhë drejt Zotërisë që vjen. Në të e gjejmë të realizuar esencën e Kishës në mënyrën më të përsosur. Kisha sheh në të, në “gruan eukaristike” – siç e ka quajtur atë shërbëtori i Hyjit, Gjoni Pali II [253] – ikonën më të bukur për veten dhe e konsideron si model të pazëvendësueshëm të jetës eukaristike. Nga kjo arsye prifti, kur është i pranishëm në altar Trupi i Zotërisë -“verum Corpus natum de Maria Virgine” – konfirmon në emër të mbledhjes liturgjike: “E lavdërojmë Marinë, Nënën gjithmonë virgjër të Zotërisë dhe Hyjit tonë Jezu Krishtit”.[254] Emri i saj i shenjtë thirret dhe nderohet edhe në kanonet e traditave të krishtera lindore. Besimtarët nga ana e tyre “ia besojnë Marisë, Nënës së Kishës, jetën dhe punën e tyre. Duke u përpjekur ta kenë bindjen e njëjtë si Maria, ata i ndihmojnë tërë bashkësisë të jetojnë në përkushtim të gjallë që i pëlqen Hyjit”.[255] Ajo është tota pulchra, krejt e bukura, sepse në të shkëlqen shkëlqimi i lavdisë së Hyjit. Bukuria e liturgjisë qiellore që duhet të shndritë edhe në takimet tona, e gjen në të një pasqyrë besnike. Prej saj duhet të mësojmë të bëhemi edhe vetë njerëz eukaristikë dhe kishtarë, kështu që edhe ne të mund të vihemi para Zotërisë, sipas fjalëve të Shën Palit, “të papërlyer” ashtu sikur deshi të na ketë që në fillim (krhs. Kol 1,21; Ef 1,4).[256]
  3. Me anë të ndërhyrjes së më të shenjtës Virgjër Mari e ndeztë Shpirti Shenjt të njëjtin zjarr që e ndjenin nxënësit nga Emausi (krhs. Lk 24,13-35) dhe e përtëriftë në jetën tonë habinë eukaristike për shkëlqimin dhe bukurinë që shndrisin në ritin liturgjik, që është shenjë efektive e bukurisë së pafund të misterit të shenjtë të Hyjit. Ata nxënës u ngritën dhe u kthyen me nguti në Jerusalem për ta ndarë gëzimin me vëllezërit dhe motrat e tyre. Gëzimi i vërtetë qëndron pikërisht në faktin se Zotëria rri me ne si bashkudhëtari ynë besnik. Eukaristia bën që ne të zbulojmë se Krishti i vdekur dhe i ringja­llur tregohet në misterin e Kishës, Trupit të vet, si bashkakohaniku ynë. Ne jemi bërë dëshmitarë të kësaj fshehtësie të dashurisë. T’ia dëshirojmë njëri-tjetrit që të shkojmë në takim me Eukaristinë e shenjtë me plot gëzim dhe habi, për ta mësuar dhe shpallur të vërtetën e fjalës, me të cilën Jezusi u nda prej nxënësve të vet: “Dhe, ja, unë jam me ju gjithmonë – deri në të sosur të botës!” (Mt 28,20).

 

Dhënë në Romë, te Shën Pjetri, më 22 shkurt, në festën e Selisë së Shën Pjetrit Apostull, në vitin 2007, të dytin vit të Pontifikatit tim.

BENEDICTUS PP. XVI

 

 

 

 

 

[1] Krhs. TOMË AKUINI, Summa Theologiae III, q. 73, a. 3.

[2] AUGUSTINI, In Iohannis Evangelium Tractatus, 26.5: PL 35,1609­

[3] Krhs. BENEDIKTI XVI, Fjalim para anëtarëve të Asamblesë së tretë të Këshil­lit të XI të Zakonshëni të Sekretariatit të Përgjithshëm të Sinodit Ipeshkvor (1 qershor zoo6): L’Osservatore Romano (gjerm.) Viti 36, nr. 26, f. 9.

[4] Krhs. BENEDIKTI XVI, Fjalim para anëtarëve të Asamblesë së tretë të Këshil­lit të XI të Zakonshëni të Sekretariatit të Përgjithshëm të Sinodit Ipeshkvor (1 qershor zoo6): L’Osservatore Romano (gjerm.) Viti 36, nr. 26, f. 9.

[5] Krhs. Propositio 2.

[6]Këtu po referoj në domosdoshmërinë e një hermeneutike të vazhdimësisë edhe lidhur

me shpjegimin e drejtë të zhvillimit litttrgjik pas Koncilit të Dytë të Vatikanit: Krhs.

BENEDIKTI XVI, Ansprache an die Romische Kurie (22 dhjetor 2005) AAS 98 (2oo6), 4445.

[7] Krhs. AAS 97 (2005), 337-352

[8] Krhs. Viti i Eukaristisë – Rekomandime dhe Propozime (15 tetor 2004): L’Osservatore Romano (gjerm) Viti 34, nr.47, f. 9-12 dhe nr.48, f. 9-12.

[9] Krhs. AAS 95 (2003), 433475. Përvcç kësaj le të kujtojmë edhe në instruk­sionin e Kongregatës për Meshën e Shenjtë dhe Disiplinën e Sakramenteve Redemptionis Sacramentum (25  mars 2004) që është bërë me dëshirën e shprehur nga GJONI PALI II: AAS 96 (2004), 549601.

[10] T’i përmendim këtu vetëm shkrimet kryesore: Koncili Ekumeni i Trinden­tit, Doctrina et canones de ss. Missae sacrificio, DS 1738-1759; LEO XIII; Enciklika Mirae caritatis (28 maj 1902): ASS (1903),115-136; Piu XII, Enciklika Mediator Dei (20 nëntor 1947):AAS 39 (1947) 521595; PALI VI, Enciklika Mysterium fidei (3 shtator 1965): AAS 57 (1965), 753774; GJONI PALI II, En­ciklika Ecclesia de Eucharistia (17 prill 2003) AAS 95 (2003), 433475; Kon­gregata për Meshën e Shenjtë dhe Disciplinën e Sakramenteve, instruksioni Eucharisticum mysterium (25 maj 1967): AAS 59 (1967), 539-573; instruksioni Liturgiam authenticam (28 mars 2001): AAS 93 (2001), 685726.

[11] Krhs. Propositio 1.

[12] Nr. 14 AAS 98 (2006), 229.

[13] Katekizmi i Kishës Katolike, 1327.

[14] Propositio 16.

[15] BENEDIKTI XVI, Homelia inauguruese në Katedralen e Romës (7 maj 2005): AAS 97 (2005), 752

[16] Krhs. Propositio 4.

[17] De Trinitate, VIII, 8, 12: CCL 50, 287.

[18] Enciklika Deus caritas est (25 dhjetor 2005),12: AAS 98 (2006), 228.

[19] Krhs. Propositio 3.

[20] Breviari romak, Himni për solemnimin me rastin e festës së Korpit dhe të Gjakut të Krishtit.

[21] BENEDIKTI XVI, Enciklika Deus caritas est (25 dhjetor 2005), 13: AAS 98 (2006), 228.

[22] Krhs. BENEDIKTI XVI Homilie auf dem  Marienfeld  (21 gusht 2005): AAS 97 (2005) 891-892.

[23] Krhs. Proposirio 3.

[24] Krhs. Meshari romak, Lutja e IV eukaristike

[25] Catechesis XXIII, 7: PG 33, 1114 et seq.

[26] Krhs. Mbi meshtarinë, VI, 4: PG 48, 681.

[27] Po aty,III, 4: PG 48, 642.

[28] Propositio 22.

[29] Krhs. Propositio 42: “Ky takim eukaristik realizohet në Shpirtin Shenjt që na shndërron dhe na shenjtëron. Ai e zgjon në nxënësin vullnetin vendimtar që t’ua shpall të tjerëve me guxim gjithçka që ka dëgjuar dhe përietuar, për t’i çuar edhe ata në të njëjtin takim me Krishtin. Në këtë mënyrë nxënësi i dërguar prej Kishës hapet për një mision të pakufi”.

[30] Krhs. Koncilin e II të Vatikanit, Kushtetuta Dogmatike mbi Kishën Lumen gentium, 3; krhs. p.sh. GJON GOJARTIN, Catechesis 3,13-19; SC 50, 174-177.

[31] GJONI PALI II, Enciklika Ecclesia de Eucharistia (17 prill 2003),I: AAS 95 (2003), 433.

[32] po aty, 21: AAS 95 (2003), 447.

[33] Krhs. GJONI PALI II, Enciklika Redemptor hominis (4 mars 1979), 20: AAS 71 (1979), 309-316; Letra apostolike Dominicae Cenae (24 shkurt 1980)4: AAS 72 (1980), 119-121.

[34] Krhs. Propositio 5.

[35] Krhs. TOMË AKUINI, Summa Theologiae, III, q. 80, a. 4.

[36] Nr. 38: AAS 95 (2003), 458­

[37] Koncili i Dytë i Vatikanit, Kushtetuta Dogmatike mbi Kishën Lumen gentium, 23.

[38] Kongregata për Mësimin e Fesë, Shkresa drejtuar Ipeshkvijve të Kishës Katolike lidhur me disa aspekte të Kishës si Communio Communionis Notio (28 maj 1992), 1: AAS 85 (1993), 844845.

[39] Propositio 5: “Termi `katolik’ shpreh universalitetin që del nga njësia, të cilin e krijon dhe e ndërton Eukaristia që kremtohet në çdo kishë. Kishat pjesë në Kishën botërore kështu në Eukaristi kanë për detyrë, ta bëjnë të dukshme njësinë dhe dallueshmërinë e tyre. Kjo Lidhje e dashurisë vëllazërore bën të rrezatojë anembanë bashkësia trinitare. Koncilet dhe sinodet e shprehin në histori këtë aspekt vëllazëror të Kishës”.

[40] Krhs. po aty.

[41] Dekreti për shërbesën dhe jetën e priftërinjve Presbyterorum Ordinis, 5.

[42] Krhs. Propositio 14.

[43] Kushtetuta Dogmatike Lurnen gentium, 1.

[44] De Orat. Dom., 23: PL 4, 553.

[45] Koncili II i Vatikanit, Kushtetuta Dogmatike Lumen gentium, 48; krhs. edhe po aty, 9.

[46] Krhs. Propositio 13.

[47] Krhs. Kuncili II i Vatikanit, Kushtetuta Dogmatike Lumen gentium,7.

[48] Krhs. po aty, 11; Koucili II i Vatikanit, Dekreti për veprimtarinë misionare në Kishë Ad gentes, 9, 13.

[49] Krhs. GJONI PALI II, Letra apostolike Dominicae Cenae (24 shkurt 1980), 7: AAS 72 (1980), 124-127; Koncili II i Vatikanit, Dekreti për shërbesën dhe jetën e priftërinjve Presbyterorum Ordinis, 5.

[50] Krhs. Kodeksi juridik i Kishave të Lindjes, can. 710.

[51] Krhs. Riti i iniciacionit të krishterë të të rriturve, Hyrje e përgjithshme, nr. 3436.

[52] Krhs. Riti i pagëzimit të fëmijëve, Hyrje, nr. 18-19.

[53] Krhs. Propositio 15.

[54] Krhs. Propositio 7; GJONI PALI II, Enciklika Ecclesia de Eucharistie (17 prill 2003), 36: AAS 95 (2003), 457458.

[55] Krhs. GIONI PALI II, shkresa apostolike passinodale Reconciliatio et Paenitentia (2 dhjetor 1984), 18: AAS 77 (1985), 224-228.

[56] Krhs. Katekizmi i Kishës Katolike, 1385.

[57] Le të mendojmë këtu në Confiteor ose ne fjalët e priftit dhe të bashkësisë para marrjes së kungimit “0 Zot, unë nuk jam i denjë që ti të qëndrosh nën pullazin tim, por thuaje një fjalë të vetme dhe shpirti im do të shërohet”. Nuk është pa rëndësi që liturgjia edhe për priftin parasheh disa lutje shumë të bukura që i kemi trashëguar nga tradita që na kujtojnë domosdoshmërinë e faljes, si për shembull ajo që e flet më zë të vogël para se t’i fton besimtarët për kungim: “Përmes Korpit dhe Gjakut tënd më liro prej të gjitha mëkateve dhe të gjitha të këqijave. Më ndihmo të zbatoj besnikërisht urdhërimet e tua, dhe mos më lejo të ndahem kurrë prej teje”.

[58] Krhs. GJONI NGA DAMASKU, Mbi besimin e drejtë, Iv, 9: PG 94, 1124C; GRE­GORI I NISËS, Fjalimi 39, 17: PG 36, 356A; Koncili Ekum. i Trentit, Doctrina de sacramento paenitentiae, cap. 2: DS 1672.

[59] Krhs, Koncili II i Vatikanit, Kushtetuta Dogmatike mbi Kishën Lumen Gentium; 11; GJONI PALI II, Shkresa Apostolike Passinodale Reconciliatio et Paenitentia (2 dhjetor 1984), 30: AAS 77 (1985), 256257.

[60] Krhs. Propositio 7.

[61] Krhs. GJONI PALI II, Motu proprio Misericordia Dei (7 prill 2002): AAS 94 (2002), 452459.

[62] Së bashku me Etërit sinodalë dua të përkujtoj se kremtimet josakramentale të pendesës, të cilat përmenden në Librin e Ritualit të Sakramentit të Pajti­mit mund të jenë të dobishme për ta mbështetur në bashkësitë e krishtera shpirtin e kthimit dhe kështu t’i përgatisin zemrat për kremtimin e këtij sakramenti: krhs. Propositio 7.

[63] Krhs. Kodeksi i së drejtës kanonike, can. 508.

[64] PAUL VI, Kushtetuta Apostolike Indulgentiarum doctrina (1 janar 1967), Normae, nr. 1: AAS 59 (1967), 21.

[65] Po aty, 9: AAS 59 (1967), 18-19.

[66] Krhs. Katekizmi i Kishës Katolike, 1499-1531.

[67] Po aty, 1524.

[68] Krhs. Propositio 44.

[69] Krhs. Sinodën Ipeshkvore, Asamblenë e Dytë të Përgjithshme, Dokumenti mbi rendin e priftërinjve Ultimis temporibus (30 tetor 1971):  AAS 63 (1971), 898942.

[70] Krhs. GJONI PALI II, Shkresa Apostolike Passinodale Pastores dabo vobis (25 mars 1992), 42-69: AAS 84 (1992), 729-778.

[71] Krhs. Koncili II i Vatikanit, Kushtetuta dogmatike mbi Kishën Lumen gentium, 10; Kongregata për Doktrinën e Fesë, Letra drejtuar ipeshkvijve të Kishës Katolike për disa çështje lidhur me shërbëtorin e Eukaristisë Sacer­dotium ministeriale (6 gusht 1983 AAS 75 (1983), 1001-1009.

[72] Katekizmi i kishës Katolike, 1548.

[73] Krhs. Po aty, 1552.

[74] Krhs. In Iohannis Evangelium Tractatus 123,5: PL 35, 1967.

[75] Krhs. Propositio 11.

[76] Krhs. Dekreti për Shërbesën dhe Jetën e Priftërinjve Presbyterorum Ordinis, 16.

[77] Krhs. GJONI XXIII, Enciklika Sacerdotii nostri primordia (1 gusht 1959): AAS 51 (1959), 545579; PALI VI, Enciklika Sacerdotalis coelibatus (24 qershor 1967): AAS 59 (1967), 657-697; GJONI PALI II, Shkresa Apostolike Passinodale Pastores dabo vobis (25 mars 1992), 29: AAS 84 (1992), 703-705; BENEDIKTI XVI, Fjalimi para Kurisë Romake (22 dhjetor 2006): L’Osservatore Romano (gjerm.) viti 37. (2007) nr. 1, f. 6-8.

[78] Krhs. Propositio 11.

[79] Krhs. Koncili II i Vatikanit, Dekreti për shkollimin e priftërinjve Optatam totius, 6; Kodeksi i të drejtës kanonike, can. 241, 1 dhe can. 1029; Kodeksi juridik i Kishave të Lindjes, can. 342, 1 dhe can. 758; GJONI PALI II, Shkresa Apostolike Passinodale Pastores dabo vobis (25 mars 1992) 11.34.50: AAS 84 (1992), 673-675; 712-714; 746-748; Kongregata për Klerin, Direktorium për Shërbesën dhe Jetën e Priftërinjve Dives Ecclesia (31 mars 1994), 58: LEV, 1994, S. 56-58; Kongregata për Arsimin Katolik, Instruksioni mbi kriteret për sqarimin e thirrjes së personave me tendenca homoseksuale lidhur me lejimin e tyre në seminar dhe për marrjen e shugurimeve të shenjta (4 nëntor 2005): AAS 97 (2005), 1007-1013.

[80] Krhs. Propositio 12; GJONI PALI II, Shkresa Apostolike Passinodale Pastores dabo vobis (25 mars 1992) 41: AAS 84 (1992), 726-729.

[81] Koncili II i Vatikanit, Kushtetuta Dogmatike mbi Kishën Lumen gentium, 29.

[82] Krhs. Propositio 38.

[83] Krhs. GJONI PALI II, Shkresa Apostolike Passinodale Familiaris consortio (22 nëntor 1981) 57, AAS  74 (1982) 149-150.

[84] Shkresa Apostolike Mulieris dignitatem (15 gusht 1988), 26: AAS 80 (1988), 1715-1716.

[85] Katekizmi i Kishës Katolike, 1617.

[86] Krhs. Propositio 8.

[87] Krhs. Koncili II i Vatikanit, Kushtetuta Dogmatike mbi Kishën Lumen gentium, 11.

[88] Krhs. Propositio 8.

[89] Krhs. GJONI PALI II, Shkresa Apostolike Mulieris dignitatem (15 gusht 1988): AAS 80 (1988), 1653-1729; Kongregata për Doktrinën e fesë, Shkresa drejtuar Ipeshkvijve të Kishës Katolike lidhur me Bashkëpunimin mes Burrit dhe Gruas në Kishë dhe në Botë (31 maj 2004):AAS 96 (2004), 671-687.

[90] Krhs. Propositio 9.

[91] Krhs. Katekizmi i Kishës Katolike,1640

[92] Krhs. GJON PALI II, Shkresa Apostolike Passinodale Familiaris consortio (22 nëntor 1981), 84: AAS 74 (1982), 184186; Kongregata për Doktrinën e Fesë, Shkresa drejtuar Ipeshkvijve të Kishës Katolike për Marrjen e Kungimit prej të Divorcuarve të rimartuar Annus Internationalis Familiae (14 shtator 1994): AAS 86 (1994),  974979.

[93] Krhs. Këshilli Papnor për Interpretimin e Teksteve të Ligjit, Instruksioni që duhet marrë parasysh nga Gjyqet dioqezane dhe ndërdioqezane te proce­set e asgjësimit të kurorës së martesës Dignitatis connubii (25 janar 2005), Qyteti i Vatikanit 2005.

[94] Krhs. Propositio 40.

[95] BENEDIKTI XVI, Fjalim drejtuar Tribunalit të Rotës Romake me rastin e Hapjes solemne të vitit gjyqësor (28 janar 2006): AAS 98 (2006), 138.

[96] Krhs. Propositio 40.

[97] Krhs. Po aty.

[98] Krhs. Po aty.

[99] Krhs. Koncili II i Vatikanit, Kushtetuta Dogmatike mbi Kishën Lumen gentium, 48.

[100] Krhs. Propositio 3.

[101] Këtu dua të përkujtoj në fjalët PLOT shpresë dhe ngushëllim, që i gjejmë në kryelutjen II eukaristike: “Le të bie ndër mend edhe për vëllezërit e motrat tona, të cilët pushuan me shpresë të ngjalljes, edhe për të gjithë ata që vdiqën në mëshirën tënde: pranoji edhe ata në dritën e fytyrës sate”.

[102] Krhs. BENEDIKTI XVI, Homelia (8 dhjetor 2005): AAS 98 (2006), 15-16.

[103] Kushtetuta Dogmatike mbi Kishën Lumen gentium, 58.

[104] Propositio 4.

[105] Relatio post disceptationem, 4: L’Osservatore Romano (14 tetor 2005), f. 5.

[106] Krhs. Serm. 1,7; 11, 10; 22,7; 29,76: Sermones dominicales ad fidem codicum nunc denuo editi, Grottaferrata 1977, f. 135, 209 et seq., 292 et seq., 337; BENEDIKTI XVI, Porosi drejtuar Lëvizjeve kishtare dhe Bashkësive të reja (22 maj 2006): AAS 98 (2006), 463.

[107] Krhs. Koncili II i Vatikanit, Kushtetuta Apostolike mbi Kishën në Botën e sotme Gaudium et spes, 2.

[108] Krhs Koncili II i Vatikanit, Kushtetuta Dogmatike mbi zbulesën e Hyjit Dei Verbum, 2,4.

[109] Krhs. Propositio 33.

[110] Sermo 227,1: PL. 38, 1099.

[111] Augustinus, In Iohannis Evangelium Tractatus, 21,8: PL 35,1568­.

[112] Po aty, 28,1: PL 35, 1622.

[113] Krhs. Propositio 30. Edhe mesha e shenjtë, të cilën Kisha e celebron gjatë javës dhe e cila i thërret besimtarët të marrin pjesë në të, e gjen formën e vet të mirëfilltë në ditën e Zotërisë, ditën e ringjalljes së Krishtit: Propositio 43.

[114] Krhs. Propositio 2.

[115] Krhs. Propositio 25.

[116] Krhs. Propositio 19. Propnsitio 25 thotë lidhur me këtë më saktë: “Një veprim autentik liturgjik e shpreh shenjtërinë e misterit eukaristik. Kjo do të dukej të shkëlqente në fjalët dhe veprimet e priftit që celebron, ndërkohë që ai edhe bashkë me besimtarët e edhe për ta i bën lutje Hyjit At.

[117] Hyrje e përgjithshme në Mesharin Romak, 22; Krhs. Koncili II i Vatikanit, Kushtetuta mbi liturgjinë e shenjtë Sacrosanctum Concilium, 41; Kongregata për Shërbesën e Zotit dhe Rendin e Sakramenteve, Instruksioni Redemptionis Sacramentum (25 mars 2004), 19-25: AAS 96 (2004), 555-557.

[118] Krhs. Koncili II i Vatikanit, Dekreti mbi detyrën e Barinjve në Kishë Chris­tus Dominus, 14; Kushtetuta mbi Liturgjinë e shenjtë Sacrosanctum Con­cilium, 41.

[119] Hyrje e përgjithshme në mesharin romak, 22.

[120] Krhs. Po aty.

[121] Krhs. Propositio 25.

[122] Krhs. Koncili II i Vatikanit, Kushtetuta mbi Liturgjinë e shenjtë Sacrosanc­tum Concilium 112-130.

[123] Krhs. Propositio 27.

[124] Krhs. Po aty.

[125] Për gjithçka që ka të bëjë me këto aspekte duhet t’i përmbahemi besnikër­isht shënimeve në Hyrjen e përgjithshme në Mesharin romak, 319-351.

[126] Krhs. Hyrje e përgjithshme në Mesharin romak, 39-41; Koncili II i Vatikanit, Kushtetuta mbi liturgjinë e shenjtë Sacrosanctum Concilium, 112-118.

[127] Sermo 34, 1: PL 38, 210.

[128] Krhs. Propositio 25: “Si të gjitha mjetet artistike të të shprehurit, edhe kënga duhet të harmonizohet thellësisht me liturgjinë, të shkojë drejt qëllimit të saj, d.m.th. ajo duhet ta shpreh fenë, lutjen, habinë dhe dashurinë ndaj Jezusit të pranishëm në Eukaristi”.

[129] Krhs. Propositio 29.

[130] Krhs. Propositio 36.

[131] Krhs. Koncili II i Vatikanit, Kushtetuta mbi Liturgjinë e shenjtë Sacrosanc­tum Concilium, 116; Hyrje e përgjithshme në Mesharin romak, 41.

[132] Hyrje e përgjithshme në Mesharin romak , 28; Kongregata për Ritet, Instruksioni Eucharisticum Mysterium (25 maj 1967), 3: AAS (1967), 540-543.

[133] Krhs. Propositio 18.

[134] Po aty.

[135] Hyrje e përgjithshme në Mesharin romak, 29.

[136] Krhs. GJONI PALI II, Enciklilca Fides et Ratio (14 shtator 1998),13: AAS 91 (1999), 15-16.

[137] Jeronimi, Comm. in Is., Prol.: Pr. 24,17; krhs. Koncili II i Vatikanit, Kushtetuta dogmatike mbi zbulimin e Hyjit Dei Verbum, 25.

[138] Krhs. Propositio 31.

[139] Hyrje e përgjithshme në Mesharin romak, 29; krhs. Koncili II i Vatikanit, Kushtetuta mbi Liturgjinë e shenjtë Sacrosanctum Concilium, 7, 33, 52.

[140] Propositio 19.

[141] Krhs. Koncili II i Vatikanit, Kushtetuta mbi Liturgjinë e shenjtë Sacrosanctum Concilium, 52.

[142] Krhs. Koncili II i Vatikanit, Kushtetuta dogmatike mbi zbulimin e Hyjit Dei Verbum, 21.

[143] Për këtë qëllim Sinodi ka kërkuar që hartimet e mjeteve ndihmëse pastorale të bëhen në bazë të leksionarit trevjeçar, mjete këto që japin nxitje stimu­lime për një lidhje të brendshme të shpalljes së leximeve të parapara me mësimin e fesë:  krhs Propositio 19.

[144] Krhs. Propositio 20.

[145] Hyrje e përgjithshme në Mesharin Romak, 78.

[146] Krhs. Po aty, 78-79.

[147] Krhs. Propositio 22.

[148] Hyrje e përgjithshme në Mesharin Romak, 79d.

[149] Po aty, 79C.

[150] Duke marrë parasysh zakonet e vjetra dhe dinjitoze dhe dëshirat që i kanë shprehur Etërit sinodalë, kam kërkuar nga dikasteret kompetente që ta stu­diojnë mundësinë që ta zhvendosin shenjën e paqes në një moment tjetër, si për shembull para prezentimit të dhuratave në altar. Një zgjedhje e tillë përveç tjerash do të ishte sigurisht një shenjë e rëndësishme për paralajmër­imin e Zotërisë se çdo flije duhet t’i paraprijë domosdoshmërisht pajtimi (krhs. Mt 5,23 et seq.); krhs. Propositio 23.

[151] Krhs. Kongregata për Shërbesën e Zotit dhe Rendin e Sakramenteve, Instruksioni Redemptionis Sacramentum (25 mars 2004), 80-96: AAS 96 (2004), 574-577.

[152] Krhs. Propositio 34.

[153] Krhs. Propositio 35.

[154] Krhs. Propositio 24.

[155] Krhs. Kushtetuta mbi Liturgjinë e shenjtë Sacrosanctum Concilium, 14-20; 30 et seq.; 48 et seq.; Kongregata për Shërbesën e Zotit dhe Rendin e sakra­menteve, Instruksioni Redemptionis Sacramentum (25 mars 2004), 36-42: AAS 96 (2004), 561-564.

[156] Nr. 48.

[157] Po aty.

[158] Krhs. Kongregata për Klerin dhe Dikasteret të tjera të Kurisë Romake, Instr. lidhur me disa çështje mbi bashkëpunimin e laikëve në Shërbesën e priftë­rinjve Ecclesiae de mysterio (15 gusht 1997): AAS 89 (1997), 852-877.

[159] Krhs. Propositio 33.

[160] Hyrje e përgjithshme në Mesharin Romak, 92.

[161] Krhs. Po aty, 94.

[162] Krhs. Koncili II i Vatikanit, Dekreti rnbi Apostolatin e laikëve Apostolicam actuositatem, 24; Hyrje e përgjithshme në Mesharin Romak, nr. 9S-111; Kon­gregata për Shërbesën e Zotit dhe Rendin e sakramenteve, instr. Redemptio­nis Sacramentum (25 mars 2004), 43-47: AAS 96 (2004), 564-566; Propositio 33: “Këto funksione duhet futur në përdorim sipas një mandati specifik dhe sipas kërkesave reale të bashkësisë kremtuese. Personat që autorizohen me këto shërbime liturgjike laike duhet zgjedhur me kujdes, duhet përgatitur mirë dhe duhet përcjellë me një ritrajnim të vazhdueshëm. Emërtimi i tyre duhet bërë në kohë të kufizuar. Ata duhet të jenë të njohur në bashkësi dhe ajo duhet t’i njohë ata me mirënjohje”.

[163] Krhs. Koncili II i Vatikanit, Kushtetuta mbi Liturgjinë e shenjtë Sacrosanc­tum Concilium, 37- 42.

[164] Krhs. 386-399.

[165] AAS 87 (1995), 288-314.

[166] Krhs. Shkresa Apostolike Passinodale Ecclesia in Africa (14 shtator 1995), 5571: AAS 88 (1996), 34-47; Shkresa Apostolike Passinodale Ecclesia in America (22 janar 1999), 16, 40, 64, 70-72: ASS 91 (1999), 752-753; 775-776;799: 805-809; Shkresa Apostolike Passinodale Ecclesia in Asia (6 nëntor 1999), 21 et seq.: AAS 92 (2000), 482-487; Shkresa Apostolike Passinodale Ecclesia in Oceania (22 nëntor 2001), 16: AAS 94 (2002), 382-384; Shkresa Apostolike Passinodale Ecclesia in Europa (28 qershor 2003), 58-60: AAS 95 (2003), 685-686.

[167] Krhs. Propositio 26.

[168] Krhs. Propositio 35; Koncili II i Vatikanit, Kushtetuta mbi Liturgjinë e shen­jtë Sacrosanctum Concilium, 11.

[169] Krhs. Katekizmi i Kishës Katolike, 1388;  Koncili II i Vatikanit, Kushtetuta mbi Liturgjinë e shenjtë Sacrosanctum Concilium, 55.

[170] Krhs. Enciklika Ecclesia de Eucharistia (17 prill 2003), 34: AAS 95 (2003), 456.

[171] Mes tyre për shembull TOMË; AKUINI, Summa Theologiae, III, q. 30, a. 1,2; Tereza e Jezusit, Rruga e përsosmërisë, kreu 35. Këtë mësim e ka konfirmuar në mënyrë autoritative Koncili i Trentos: Seanca 13., kreu VIII.

[172] Krhs. GJONI PALI II, Enciklika Ut unum sint (25 maj 1995), 8: AAS: 87 (1995), 925-926.

[173] Krhs. Propositio 41; Koncili II i Vatikanit, Dekreti mbi Ekumenizmin Uni­tatis redintegratio, 8, 15; GJONI PALI II, Enciklika Ut unum sint (25 maj 1995), 46: AAS 87 (1995), 948; Enciklika Ecclesia de Eucharistia (17 prill 2003), 45-46: AAS 95 (2003), 463-464; Kodeksi i së Drejtës kanonike, can. 844 3-4; Kodeksi juridik i Kishave të Lindjes, can. 671 3-4; Këshilli Papnor për Nxitjen e Unitetit të Krishterëve, Directoire pour I’apPLication des Principes et des Normes sur l’aecumenisme (25 mars 1993), 125, 129-131: AAS 85 (1993), 1087, 1088-1089.

[174] Krhs. nr. 1398-1401.

[175] Krhs. nr. 293.

[176] Krhs. Këshilli Papnor për Mjetet Sociale të Komunikimit, Instruksioni pastoral mbi mjetet sociale të komunikimit me rastin e njëzetë vjetorit të instruksionit pastoral “Communio et Progressio” Aetatis novae (22 shkurt 1992): AAS 84 (1992), 447-468.

[177] Krhs. Propositio 29.

[178] Krhs. Propositio 44.

[179] Krhs. Propositio 48.

[180] Një njohje e tillë mund të arrihet edhe nëpërmjet nismave të dobishme në vitet e shkollimit të kandidatëve për meshtari në seminar: krhs. Propositio 45.

[181] Krhs. Propositio 37.

[182] Krhs. Kushtetuta mbi liturgjinë e shenjtë Sacrosanctum Concilium, 36 dhe 54.

[183] Krhs. Propositio 36.

[184] Krhs. Ebd.

[185] Krhs. Propositio 32.

[186] Krhs. Propositio 14.

[187] Propositio 19.

[188] Krhs. Propositio 14.

[189] Krhs. BENEDIKTI XVI, Homelia gjatë Lutjes së parë të Mbrëmjes të Rrëshajave (3 qershor 2006): AAS 98 (2006), 509.

[190] Krhs. Propositio 34.

[191] Enarrationes in Psalmos 98, 9: CCL XXXIX, 1385; Krhs. BENEDIKTI XVI, Fjalim para Kurisë Romake (22 dhjetor 2005): AAS 98 (2006), 44-45.

[192] Krhs. Propositio 6.

[193] BENEDIKTI XVI, Fjalimi para Kurisë Romnlce (22 dhjetor 2005): AAS 98 (2006),45.

[194] Krhs. Propositio 6; Kongregata për Kultin dhe Rendin e sakramenteve, Direktorium nibi përshpirtshmërinë popullore dhe liturgji (17 dhjetor 2001) nr. 164-165, Qyteti i Vatikanit 2002, f. 137.139; Kongregata për ritet, Instr. Eucharisticum Mysterium (25 maj 1967): AAS 57 (1967), 539-573.

[195] Krhs. Relatio post disceptationem, 11; L’Osservatore Romano (gjerm.) Viti 35, nr. 12, f 13.

[196] Krhs. Propositio 28.

[197] Krhs. nr. 314.

[198] VII, 10, 16: PL 32, 742.

[199] BENEDIKTI XVI, Homelia në Marienfeld, (21 gusht 2005): AAS 97 (2005), 892; krhs. Homelia gjatë kremtimit të vigjiljes të Rrëshajave (3 qershor 2006): AAS 98 (2006), 505.

[200] Krhs. Relatio post disceptationem, 6,47: L’Osservatore Romano (gjerm.) Viti 35., nr. 45, f. 12, 16; Propositio 43.

[201] De civitate Dei, x, 6: PL 41,  284.

[202] Krhs. Katekizmi i Kishës Katolike, 1368.

[203] Krhs. SHËN IRENEU, Adv. Haer., IV, 20, 7: PG 7, 1037.

[204] Ad Magnes., 9, 1: PG 5,  670.

[205] Krhs. APOLOGIA 1, 67,1-6; 66: PG 6 430 f. 427. 430.

[206] Krhs. Propositio 30.

[207] Krhs. AAS 90 (1998), 713-766

[208] Propositio 30.

[209] Homelia (19 mars 2006): AAS 98 (2006), 324.

[210] Krejt në mënyrë të drejtë vëren lidhur me këtë Kompendiumi i mësimit social të Kishës, 258: “Njeriut të lidhur për nevojën e punës pushimi i hap perspektivën për një liri më të përsosur, për atë të sabbatit të amshuar (krhs. Heb 4,910). Pushimi i mundëson njeriut t’i rikujtojë veprat e Hyjit nga krijimi e deri te shëlbimi dhe t’i përjetojë ato, dhe ta pranojë veten si vepër të tij (krhs. Heb 2,10) dhe t’i falënderojë atij për jetën e dhe ekzistencën, i cili është krijuesi i tij”.

[211] Krhs. Propositio 10.

[212] Krhs. po aty.

[213] Krhs. BENEDIKTI XVI, Fjalimi para ipeshkvijve të Konferencës Ipeshkvore të Kanadës/Quebec me rastin e vizitës `ad limina Apostolorum’ (11 maj 2006): L’Osservatore Romano (gjerm.) Viti 36., nr.25, f. 10.

[214] Nr. 10: AAS 71 (1979), 414-415.

[215] BENEDIKTI XVI, Audienca e përgjithshme e datës 29 mars 2006: L’Osservatore Romano (gjerm.) Viti 36, nr. 14, f.2.

[216] Propositio 39.

[217] Krhs. Relatio post disceptationem, 30: L’Osservatore Romano (gjerm.) Viti 35. nr. 45, f. 15.

[218] Krhs. Koncili II i Vatikanit, Kushtetuta dogm. mbi liturgjinë Lumen gen­tium, 39-42.

[219] Krhs. GJONI PALI II, Shkresa Apostolike passinodale Christifideles laici (30 dhjetor 1988), 14,  16: AAS 81 (1989), 409-413; 416-418.

[220] Krhs. Propositio 39.

[221] Krhs. po aty.

[222] Pontificale Romano. Shugurirni i ipeshkvit, i priftërinjve dhe i diakonëve, Shugurimi i një prifti të vetëm, nr. 68.

[223] Krhs. GJON PALI II, Shkresa Apostolike Passinodale Pastores dabo vobis (25 maj 1992), 19-33; 70-81: AAS 84 (1992), 686-712; 778-800.

[224] Propositio 38.

[225] Propositio 39. Krhs. GJON1 PALI II, Shkresa Apostolike Passinodale Vita consecrata (25 mars 1996), 95: AAS 88 (1996), 470-471­

[226] Kodeksi i së drejtës kanonike, can. 663, § 1.

[227] Krhs. GJONI PALI II, Shkresa Apostolike Passinodale Vita consecrata (25 mars 1996), 34: AAS 88 (1996), 407-408.

[228] Enciklika Veritatis splendor (6 gusht 1993), 107: AAS 85 (1993), 1216-1217.

[229] BENEDIKTI XVI, Enciklika Deus caritas est (25 dhjetor 2005), 14: AAS 98 (2006), 229.

[230] Krhs. GJONI PALIII, Enciklika Evangelium vitae (25 mars 1995): AAS 87 (1995), 401-522; BENEDIKTI XVI, Fjalimi para Akademisë Papnore për Jetën (27 shkurt 2006): AAS 98 (2006), 264-265.

[231] Krhs. Kongregata për Doktrinën e Fesë, Shënim doktrinal lidhur me disa çështje për angazhimin dhe sjelljen e katolikëve në jetën politike (24 tetor 2002): AAS 95 (2004), 359-370.

[232] Krhs. Propositio 46.

[233] AAS 97 (2005), 711.

[234] Propositio 42.

[235] Krhs. Letra e Kishës së Smirnës mbi martirizimin e Shën Polikarpit, XV; 1: PG 5, 1039.1042.

[236] Shën Injaci i Antiokisë, Ad. Rom., IV, 1: PG 5, 690.

[237] Krhs. Koncili II i Vatikanit, Kushtetuta dogm. Mbi Kishën Lumen gentium, 42.

[238] Krhs. Propositio 42; krhs. edhe Kongregata për Doktrinën e Fesë, Deklarata mbi unicitetin dhe universalitetin shëlbues të Jezu Krishtit dhe të Kishës Dominus Iesus (6 gusht 2000), 13-15: AAS 92 (2000), 754-755.

[239] Krhs. Propositio 42.

[240] BENEDIKTI XVI, Enciklika Deus caritas est (25 dhjetor 2005), 18: AAS 98 (2006), 232.

[241] Po aty, nr. 14.

[242] Gjatë Asamblesë së Sinodit kemi dëgjuar shumë dëshmi të tronditëse dhe të rëndësishme mbi efektshmërinë e sakramentit në bërjen e paqes. Lidhur me këtë thuhet në Propositio 49: “Falë kremtimeve të Eukaristisë kishin mundësi të mblidhen rreth Fjalës së Zotit popuj që gjendeshin në konflikt, ta dëgjojnë kumtimin profetik të saj për pajtimin me anë të faljes së pameri­tuar dhe ta marrin hirin e kthimit, që e mundëson pjesëmarrja e përbashkët në të njëjtën bukë dhe të njëjtin kelk”.

[243] Krhs. Propositio 48.

[244] BENEDIKTI XVI, Enciklika Deus caritas est (25 dhjetor 2005), 28: AAS 98 (2006), 239.

[245] Propositio 48.

[246] BENEDIKTI XVI, Fjalim para Trupit të akredituar diplomatik pranë Selisë së Shenjtë (9 janar 2006): AAS 98 (2006), 127.

[247] Po aty.

[248] Krhs. Propositio 48. Për këtë qëllim është veçanërisht i dobishëm Kompen­diumi i mësimit social të Kishës.

[249] Krhs. Propositio 43.

[250] Krhs. Propositio 47.

[251] Krhs. Propositio 17.

[252] Krhs. Martyrium Saturnini, Dativi et aliorum plurimorum, 7, 9, 10: PL 8, 707, 709-710.

[253] Krhs. GJON PALI II, Enciklika Ecclesia de Eucharistia (17 prill 2003), 53: AAS 95 (2003), 469.

[254] Lutja e parë eukaristike (Kanoni Romak i meshës).

[255] Propositio 50.

[256] Krhs. BENEDIKTI XVI, Homelia (8 dhjetor 2005): AAS 98 (2006), 15.