Kisha në mbarë botën me të Enjten e Madhe nis kremtimin e tre ditësisht të shenjtë, e cila shënon dhe kulmin e vitit liturgjik. Edhe në Dioqezën e Sapës, fillimi i treditëshit të shenjtë është shënuar me kremtimin e Meshës së Shugurimit të Vajrave sot paradite në Katedralen Shën Nënë Tereza në Vau Dejës, gjatë së cilës u ripërtëritën edhe premtimet meshtarake nga të gjithë meshtarët.

Mesha e Shenjtë u udhëhoq nga ipeshkvi i Sapës, imzot Simon Kulli në bashkëkremtim me gjithë klerin e tij dioqezan, me motrat dhe me besimtarët. Gjatë homelisë së tij ai kujtoi  detyrën e meshtarit, aftësinë e tij për të përhapur aromën e Krishtit në botë. Meshtari merr pjesë në misionin e Krishtit, të dërguarit, “sikurse më dërgoi mua Atit, ashtu unë po ju dërgoj juve” – stili i shërbimit të Krishtit duhet të bëhet stil jete edhe i meshtarit dhe i çdo të pagëzuari.

Po gjatë kësaj meshe shenjte të gjithë meshtarët në bashkim me ipeshkvin e tyre ripërtëriten premtimet meshtarak, duke kujtuar shugurimin e tyre dhe kushtimin krejtësisht Zotit.

 

Përdorimi i Vajrave:

Vaji i të sëmurve: përdoret për lyerjen sakramentale të atyre që lëngojnë nga sëmundja, të cilët me mundimin e tyre marrin pjesë në mundimet shëlbimprurëse të Krishtit.

Vaji i katekumenve: përdoret për lyerjen e atyre që do të pranojnë pagëzimin, për t’i përforcuar në shpirt e trup, që të mund ta mposhtin djallin dhe mëkatin, deri në marrjen e sakramentit të pagëzimit.

Vaji i krizmës: është shumë i rëndësishëm saqë edhe Mesha ka marrë emrin e tij. Përdorët në pagëzim, në krezmim dhe në sakramentin e urdhrit të shenjtë. Çdo besimtarë, i cili është lyer me këtë vaj në pagëzim, shënjon të krishterët se janë pjesëmarrës të Misterit Pashkvor të Krishtit, në varrim dhe në ringjallje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here