Kronologjia e Ipeshkvinjëve që drejtuan Dioqezën e Sapës

Sipas Annuario Pontificio, nga shënimet zyrtare të Selisë së Shenjtë, viti i themelimit të Dioqezës së Sapës është viti 1062. Deri në vitin 1291 nuk  kemi shënime për ipeshkvinjtë. Në vitin 1291, qyteti i Sapës u rindërtua pasi që ishte rrënuar nga tartarët.

Radha e ipeshkvinjve të dioqezës së Sapës fillon me Pjetrin, me 11 Qershor të vitit 1291. Ndoshta edhe për mungesë dokumentash ose për arsye të tjera, kjo nuk dihet, por radha shkëputet për pak kohë.

Më i pari pas Pjetrit qe vënë Pali, nuk dihet se në cilin vit. Sipas një dokumenti të Papës Gregori XI në vitin 1376 pas Palit, në dioqezën e Sapës emëron Benevenulin, i urdhërit françeskan. Ky e mbajti selinë për 20 vjet.

Pas tij Bonifaci emëron më 1386 Pjetër Zakarinë. Pas Pjetrit vjen Nikolla, më 1414. Ky qe viti kur Koy Zakaria u Kthye në Kishën Romake. Pas Nikollës, në Mars 1422 u emërua Mikeli, kanonik i Kishës së Sapës.

Në Korrik të vitit 1425 u zgjodh Pjetri  III, i cili qe abat i Shën Sergjit të Bahut në Dioqezën e Shkodrës.

Këtij i qe dhënë dhe një manastir në dioqezën e Drishtit, që siç dukej duhet të ketë qenë manastiri i S. Joannis de Strilalio, sepse ky manastir i qe dhënë edhe Mateut, pasuesit të tij për arsye se dioqeza e Sapës kishte të ardhura tepër të pakëta.

Mateu i përkiste familjes Hermollaji në Arbëri. Kjo familje i kishte dhuruar dioqezës së vet 6 ipeshkvinj. Edhe ky qe dërguar në dioqezën e vet, të Arbërisë më 1446, pasi një vit më parë duke u ndodhur në Itali kishte marrë pjesë në Konçilin e Firences.

Pas Mateut, prej Eugenit IV, qe zgjedhur Gjergji, arqiprift i Kishës S. Michaelis de Plebe në Padovë. Deri më 1451 Gjergji sundonte dioqezën e Sapës. Me 1460 qe sjellur këtu Emanueli nga Shkodra, që s’dihet se sa sundoi. E ndoqi një anonim. Me 1472 ky anonim qe dërguar tjetërkund dhe në vend të tij qe sjellur Marin Suma, në vitin 1473.

Marini qe liruar nga pagesa e tagrit të Papës duke qenë se Kisha e Sapës ishte rrënuar dhe shkatërruar prej turqve.

Pas Marinit i qe dhënë ipeshkvia Gabrielit, françeskan më 1479, por ipeshkëv nuk u bë, sepse duket se nuk e pranoi.

Në mbarim të Nëntorit 1489, Sapa shkoi nën administrimin e dioqezës së Lezhës, nën Vlashin, i cili u vu ipeshkëv atë vit në atë seli. Kjo nuk zgjati shumë, sepse në janar të vitit 1490 Sapës iu dha ipeshkëvi i vet Prosdoçimi. Me këtë ipeshkëv u bë bashkimi i përjetshëm i Sardës me Sapën në vitin 1491. Prosdoçimi vdiq më 1500.

Më 1501 emërohet Pjetër Stërbinja.

Më 1508 pas Pjetrit në seli vjen Domenik Garcia, françeskan.

Më 1512 Ambroz Montesini.

Më 1513 Gjergji.

Më 1514 u zgjodh Didak Fernandes, domenikan.

Më 1516 Anonim, ndoshta Pjetër Tallors.

Më 1518 pas tij Joannes Bonaventura de Valderame.

Më 1521, u zgjodh Alfons Cavalciri, françeskan.

Më 1522 ndoshta për shkak se Sulltani u bë zot i gjithë Shqipërisë, për 50 vjet rresht dokumentet heshtin për ipeshkvijtë e Sapës.

Më 1578 heshtjen e then Jossol Bardhi, i shtëpisë së Bardhajve të Sapës.

Ipeshkvijtë që i dha dioqezës shtëpia e Bardhajve janë: Jossol Bardhi, Nikoll Bardhi, Gjergj Grili ose Bardhi, dhe Frang Bardhi.

Më 1583 kanonik dhe primiçer i Metropolit të Tivarit, Gjergj Palma, u bë ipezhkëv kur kishte moshën 50 vjeç.

Më 1594, u zgjodh Nikollë Bardhi, i kërkuar edhe nga populli. Në vitin 1620 u zgjodh ipeshkëv Simon Gjeçi, i lindur në dioqezën e Arbërisë.

Më 1621 e merr selinë Pjetër Budi.

Më 1623 pas Budit del përsëri një i shtëpisë së Bardhajve Gjergj Grili, i biri i të vëllait të Nikollë Bardhit.

Më 1635 u zgjodh Frang Bardhi.

Me vdekjen e Frang Bardhit kërkoi të vinte përsëri Gjergj Grili dhe qe sjellë në seli në vitin 1644.

Më 1647 vjen Simon Suma. Me të ardhur në Sapë u detyrua të largohej, sepse në atë kohë zhvillohej lufta e Kretës mes turqve dhe venedikasve. Më 1625 Simoni hoqi dorë prej dioqezës.

Në këtë kohë që mungonte Simoni, administrimin e Sapës e mori dioqeza e Lezhës. Simoni u kthye përsëri në dioqezën e tij dhe qe zënë prej turqve në vitin 1659.

Më 1673 në dioqezë vjen Shtjefën Gaspari.

Më 1682 në dioqezë vjen Martin Jeliç dy vjet pas vdekjes së Shtjefnit.

Më 1685 Gjergj Teodori.

Pas tij vjen Egidius Quincus ose De Martino.

Ky u gjet ne Konçilin e vitit 1703. Papa Klementi XI e zgjodhi ipeshkëv të Sapës më 1707.

Më 1719 qe vënë Marin Gjini.

Më 1720 Gjon Gallata.

Më 1738 Vasil Lindi.

Më 1746 Lazër Vlladanji që më 1749 qe dërguar në Tivar.

Më 1750 Gjergj Vlladanji.

Me 5 Gusht 1765 Nikollë Lindi.

Pas tij Gjon Logoreci.

Më 1796 Ndoc Radovani.

Pas tij vjen Mark Negri.

Më 1822 Lekë Suma.

Më 1827 Lazër Vlladanji.

Më 1829 Pjetër Borçi.

Më 1840 Gjergj Labella. Ky pati një konflikt me Pjetër Zarishin.

Pas Labella, me 01. 02. 1845, në seli vjen Pjetër Severini.

Me këtë ipeshkëv është e përcjellur edhe një statistikë mbi famullitë e dioqezës së Sapës.

Më 1783 Giulio Marsilli, françeskan

Më 1890 Lorenc De Petris.

Më 1893 Gabriel Nevjani, françeskan.

Më Lazër Mjeda.

Më 1905 – 1910 vjen

Me 21 Qershor 1911 – Gjergj Koleci.

Më 1928, Gaspër Thaçi. (Administrator Apostolik).

Me 13 Qershor 1928 – Zef Gjonali.

Pas Gjonalit, më 1935 Vinçens Prendushi.

Më 1940 Gjergj Volaj. Ky ishte ipeshkëvi i fundit i dioqezës së Sapës që arriti të shkojë deri në vitin 1947. Në atë vit ky u pushkatua dhe dioqeza mbeti pa ipeshkëv dhe kaloi nën administrimin e ipeshkvit të Shkodrës deri në vitin 1967. Pas këtij viti, Shqipëria shpallet shtet ateis, besimi ndalohet zyrtarisht dhe mbyllen të gjitha kishat. Dioqeza e Sapës mbetet pa barinjë.  Pas periudhës së regjimit komunist, me ardhjen e lirisë fetare, dhe me shugurimin e ipeshkvinjëv të rinjë në vitin 1993, vargu i ipeshkvinjëve të Sapës rifillon përsëri.:

Më 1993 – 1997 Frano Illia, Administrator Apostolik

Më 1997 – 2000 Angelo Massafra, Administrator Apostolik

Më 2000 – 2006 Dodë Gjergji, Administrator Apostolik

Më 5. 01. 2006 – dhjetor 2006, Dodë Gjergji, Ipeshkëv

Më 5. 01. 2007 – 22. 05. 2016, Llucjan Avgustini, Ipeshkëv i Sapës

Më 26. 05. 2016 – 15. 06. 2017, Simon Kulli, Administrator Apostolik

Më 14. 09. 2017 e në vazhdim, Simon Kulli, Ipeshkëv

 

Shënimet të cilat i sjellim mbi ipeshkvinjtë janë marrë nga libri i Gaspër Gurakuqit “Dieqezi i Sapës 1291- 1941.

 

 

FRANG BARDHI DHE KISHAT KATOLIKE NË ZADRIMË

Frang Bardhi (1606 1643), i njohur ne Latinisht si Franciscus Blancus dhe ne Italisht si Francesco Bianchi, qe nje figure e kishes se hershme shqiptare dhe autor i shenimeve te meposhtme. Ai lindi në Kallmet ose Nënshat te Zadrimes se Shqiperise veriore dhe studioi teologji ne Itali. Me 1636 ai u caktua si Ipeshkev i Sapes dhe Sardes. Frang Bardhi perkujtohet si autori i diksionerit te pare shqip: Dictionarium latino epiroticum (Diksioneri Latino Epiriot), Rome 1635 qe permbledh 5,640 faqe. Qe nga 1637 dhe ne vazhdim, Frang Bardhi dergonte raporte ne italisht dhe latinisht ne Kongregacionin e Propagandes ne Rome, te cilet permbanin nje miniere informacioni rreth dioqezes se tij, zhvillimeve politike, rreth zakoneve shqiptare, struktures dhe pozites e Kishes Katolike ne Shqiperine e pushtuar nga Turqia Otomane.

Pershkrimi i Zadrimes dhe jetes se saj (1641)

Pershkrimi dhe informacioni i gjendjes se kishes peshkopale dhe famullise se dioqezes se Sapes i nenshtrohet tiranise se turqve. Mbasi ben pershkrimin e vendndodhjes dhe shtrirjes së krahinës sëZadrimës ai pershkruan në detaje doket dhe zakonet e njerëzve të saj. Ndonëse Kongregacioni i Shenjte ka marrë informacion dhe raporte në të kaluaren mbi kishën në Sapë nga disa peshkope të mëparshëm, misionare dhe vizitorë apostolik, peshkopi aktual, duke ditur se Kongregacioni i Shenjte kenaqej nga raportet e ndryshme qe kishte marre nga individe te ndryshem, dhe me qellim qe te permbushe detyrat e tij, paraqet raportin e meposhtem qe permban informacion per ceshtje te rendesishme dhe me detaje.

Kisha e Sapes, e njohur nga shqiptaret si Zadrima, ka nje siperfaqe prej 60 milje dhe vendoset ne provincen shqiptare nen sundimin me te eger te Sulltanit.
Zadrima gjendet ne Shqiperi si nje province e vogel midis Shkodres dhe Lezhes, dy qytete te vendosura ne nje pllaje te bukur pjesa me e madhe e te cilave shtrihet gjate rrjedhjes se lumit Drin. Ka fusha shume pjellore, plot me peme frutore dhe ne vecanti me grure, mel dhe vreshta. Por ka gjithashtu edhe fiq, dardha, kumbulla, shege, bostane, cikore/radhiqe, hurdhera, qepe, sallatera dhe gjithe llojet e perimeve. Rrisin gjithashtu vica, dele, derra, kuaj, dhe kafshe te tjera ne sasi te mdha. Ka burime dhe ujra te fresket ne cdo milje te maleve te larte qe e rrethojne ate, me pamje nga jugu, lindja dhe veriu. Kishat jane ndertuar ne shumicen e tyre me altaret e tyre qe shohin nga lindja dhe dyert e tyre kryesore hapen nga perendimi. Ka mullinje uji me shumice per te bluar drithin.
Nderkohe lumi Drin shkaktonte shume deme ndaj kesaje popullsie ngaqe shpesh duke rrjedhur mes malesh te larte dhe bjeshkeve me bore te malesise se Dukagjinit dhe Pultit dilte nga shtrati dhe permbytete tere fushat e Zadrimes, duke zbritur shpesh de ne qytetin e Lezhes dhe duke prekur dhe muret e qytetit te lashte dhe perfundonte pastaj ne detin Adriatik duke gerryer e marre me vehte token e ketyre fushave.
Kufijte e saj perendimor kufizohen nga dioqeza e qyteti i fortifikuar i Shkodres, dhe nga jugu nga dy male te larte dhe te gjate qe lagen nga detet Adriatik ose Jon. Rreze ketyre maleve eshte porti i madh i Shengjinit, ku barkat dhe anijet ankorohen lehte. Ne lindje kufizohet nga dioqeza e qytetit te Lezhes pergjate ures se Gjon Plakut qe eshte poshte fshatit Blinisht dhe malit te Veljes, ku mund te gjenden sasi te mdha argjendi. Nga ketu ajo kufizohet me Dibren dhe deri ne malin e Rrunes dhe qe shtrihet deri ne teritorin e spasit. Kufijt ndjekin pastaj rrjedhen e lumit Drin dhe lart me malin e Galijes. Ne veri kufizohet me Pultin dhe Postriben. Keto jane kufijte e Peshkopates se zadrimes, qe perbehet nga pese pjese, Zadrima, Shurdha, Puka, Iballa, dhe teritori i Spasit. Tre pjeset e fundit ndodhen ne malet e Dukagjinit. Shurdhahu eshte nje qytet qe u prish nga Gallo Greket me renien e Perandorise Romake, sic raporton Marin Barleti per jeten e te pathyeshmit Imzotit Skenderbeg.

Kisha Katolike, besimtaret shqiptarë dhe perandoria turke

Para se Sulltan Mehmeti te zaptonte Shqiperine, kjo zone ka qene shume e fortifikuar dhe ka qene banuar nga paria/feudalet e famshem te Dukagjinit, si Imzot Pal Dukagjini, plaku dhe djemte e tij, Nikolla Dukagjini, Leke Dukagjini, Progn Dukagjini dhe Stefan Dukagjini, qe ne ate kohe ishin Zoter te Zadrimes dhe malesive te Pukes, Iballes dhe Spasit. Por popullsia e ketyre aneve shfrytezohet barabarisht nga turqit. Turqit marrin me force grate dhe vajzat per gra’te vetat, ne vecanti per te lene trashegimtare, sepse ata vet jane jetim/vetem. Ata sí lene ata te jene te krishtere, ata i detyrojne prifterinjte e famullise dhe peshkopet ti binden besimit te tyre gje e cila eshte e ndaluar me ligj nga papa. Ne kohen e Sulltan Sulejmanit, perandor i Turqise, nje feudal Musliman i quajtur Pashai i Dukagjinit, qe ishte lider i shume provincave, kur ky kaloi permes Zadrimes, u bashkua me te dhe shkoi pastaj ne Kostandinopoje dhe i kerkoi perandorit ti bente atij nje nder dhe t’i jepte Zadrimen si vakuf per hater te shpirtit te tij me kusht qe ai te ndertonte tridhjete ura gjate lumenjve te Zadrimes, keshtu qe kur ai te vdiste udhetaret ti sherbenin shpirtit te tij. Perandori dha gjithashtu urdher qe njerezit te mos iu nenshtroheshin spahijve, sic bejne gjithe kristianet e Maqedonise dhe krahinave te tjera nen sundimin turk, por te ishin ne vartesi direkte tek perandori permesa nje mbledhesi te te ardhirave i cili do te emerohej cdo vit. Shumica e popullsise se zadrimnes ran dakord me kete sepse ata mund te paguanin shume me pake se sa paguanin nderkohe krahinat e tjera. Per te ruajtur kete rregull Zadrima duhej te dergonte shpesh nje delegacion kryepleqsh ne Kostandinopoje per te rinovuar kete rregull tek perandoret. Keshtuqe popullsia e Zadrimes nuk do te ishte me tani e tutje nen vartesine e spahijve, dhe nuk do te tiranizohej nga sanxhak bejt, nga grumbulluesit e te ardhurave, kadijte, vojvodet, etj. Popullsia e Zadrimes zoteronte peseqind dokumentet qe ruanin kete zakon dhe kjo u pasua pas perandor Sultan Sulejmanit dhe nga pasuesit e tjere si nga Suuiltan Selimi, Bajazidi, Murati III (qe u vra ne Poloni), Mustafaj, Murati IV, dhe perandori aktual Ibrahim. Keshtuqe pas kesaj marreveshje provinca e Zadrim`s qeverisej si nje republike duke u drejtuar nga kryepleqte e saj.

Nëntë kishat dhe tetë kapelet e famullive të Zadrimës

Me ndihmen e Zotit ne do te kthehemi tani tek numrimi dhe pershkrimi i kishave te famullise se Zadrimes, qe ka gjithsej nente kisha famullie. E para nga keto eshte kisha e quajtur kisha e Shen Gregorit nen Nenshat, qe i referohet te meparshmes kur qyteti i Sapes eshte permendur. E dyta eshte kisha e Shen Merise e Troshanit se bashku me Fishten, qe perfshijne 700 te krishtere. Ketu jane dy prifterinj famullie, njeri quhet Dom Prend Sinci dhe tjetri Dom Pjeter Manesi. Kisha e trete eshte ajo e Shen Stefanit, midis Blinishtit dhe Gjadrit, dy fshatra te mdha keto te ndertuara nga i lartpermenduri Imzot Nikolla Dukagjini. Kjo eshte famullia me e madhe dhe me e pasur jo vetem ne Zadrime por dhe ne gjithe Shqiperine, dhe ku vetem fortesa e Blinishtit permban 150 shtepi kristiane. Per t’u kujdesur per kete kishe jane tre prifterinj, njeri quhet Dom Pjeter Bardhi, dhe te tjeret jane Dom Gjon Milla dhe Dom Simon Messi.
Kisha e katert eshte ajo e Shen Demetrit ne fshatin e Krutes, qe sherbehet nga prifti Dom Gjergj Bardhi, dhe Dom Mark Kryeziu, Dom Jubani dhe Dom Pal Grinema, dhe qe perfshin kater fshatra si Krytha, Dajci, Kotorri, Kodheli, qe perbejne gjithsej 800 fryme. Kisha e peste eshte ajo e Shen Panatleonit ne kodren e Mabes, ku shihet e shkruar ne muret shihet i shkruar dhe konsakrimi i Antonio Brunit, arqipeshkv i Barit, dhe qe perfshin kater fshatra si, Maba, Zojz, Gramshi, Dragusha, Pacrami. Kisha e gjashte eshte ajo e Shen Johanit, e vendosur ne fshatin e Shkjezit dhe endertuar mbi nje koder qe sheh nga Drini, dhe qe sherbehet nga dy prifterinjte njeri quhet Dom Gjek Kabashi i vjetri dhe tjetri Dom Martin Gama. Kisha e shtate e famullise eshte ajo e Shen Merise se Dejes, ndertuar ne luginen e malit te Dejes. Deja ka qene nje qytet i prishur ne kohen e princ Skenderbeut, qe perfshin gjashte fshatra, Mjeden e siperme, Spatharen, Zadeja, Sheldia, Lisna, dhe Lacin, me 100 shtepi dhe 700 fryme besimtaresh, per te cilet kujdeset prifti Dom Luka. Kisha e tete eshte Shen Meria e Glines, ndertuar ne luginen midis lumenjve Gjader dhe Gline, qe perfshin tre fshatra Hajmeli, Raneza, Narac, me shtatembedhjete shtepi dhe 490 fryme besimtaresh, dhe qe sherbehet nga dy prifterinjte njeri i quajtur Dom Pjeter Buza, dhe asistenti i tij, Dom Gjergj Jubani. Kisha e nente eshte ajo e Shen Merise se Vetebesuar, per te cilen kemi folur me larte dhe qe kjo kishe mbulonte qendren e Zadrimes. Pervec ketyre nente kishave te famullise ka patur dhe tete kisheza ose capele komemorative/perkujtimore ne Zadrime qe jane quajtur capele te peshkopit. E para nga keto eshte ajo e Venerandes ne fshatin Zojz si perkujtimore e Shen Anit te mes Korrikut, e dyta eshte ajo e Shen Markut evangjelistit te malit te Dejes e celebruar ne muajin prill, dhe e resturuar nga Merti Buza, e treta eshte ajo e Shen Angjelit, e celebruar gjate Pentecostit ne fshatin Nenshat, e katerta eshte ajo e Shen Nikolles se Lumes ne fshatin Mjedae Poshteme, e pesta ajo e Shen Johanit te Hajmelit, e gjashta ajo e Shen Gjergjit, e shtata ajo e Shen Shen Venerandes mbi Suke dhe e teta ajo e Shen Johanit te Kallmetit.

Jeta dhe zakonet e Zadrimës dhe e shqiptarëve në përgjithësi

Besimtaret e Zadrimes bejne nje jete pune dhe te ashper sepse ata banojne ne fshat gjate gjithe veres qe te punojne token dhe rrine te ekspozuar ne diell pa pajisjen mbrojtese te kokes. Disa rrine me shat ne vreshte, te tjere me vicat ne fushe, dhe grate korrin me kose dritherat, mel, elb, dhe sorgumin (melakuqin). Shumica e tyre nuk kan vere per te pire, por vetem buke meli dhe uje, dhe ndonjehere pak zarzavate pa vaj. Grate ne vecanti pine shume pak vere ne raste te rralla gjate vitit. Shumica e tyre jane pa shami dhe ecin zbathur ne balte, mbi gure, dhe mbi akull e bore dhe ne vere jane te ekspozuara ne driten e diellit. Rraca shqiptare eshte shume e lodhur. Ne Shqiperi nuk ka prostituta dhe neqoftese gjendet ndonje prinderit e saj e vrasin menjehere. Ka shume semundje ne Shqiperi, midis te cilave jane, ethet e treta ne vere nga gjendja e papaster e kanaleve, si dhe ftohja/ftoma nga puna e rende ne te ftohte. Nuk ka cerme ne Shqiperi. Shqiptaret ulen ne tavoline per nje kohe te gjate, nga mesdita deri ne mbremje, ose nga mbremja ne ne mesnate. Ata nuk han gjate gjithe kesaj kohe, por e harxhojne kohen duke pire dhe diskutuar. Argumentet dhe konkluzionet qe nxjerrin japin pergjigje per cdo problem te filozofise. Shumica e tyre jane te varfer, pasi jane te shtypur nga turqit, por ka dhe njerez shume te pasur, jo aq shume me para, por me prona ekstensive dhe te shumta qe ata kane. Çdo vit ata celebrojne shenjtin mbrojtes te kishes se tyre te famullise me shpenzime te mëdha, duke ftuar miqte e tyre dhe, ne vecanti, te afermit e tyre per dy tri dite. Grate jane me te devotshme/besimtare dhe shkojne me shpesh ne kishe. Ata shpenzojne shume lek ne dasma, dhe pastaj skan asgje per te jetuar. Bile edhe neqoftese jane dhjet vellezer ne nje familje, ata martohen dhe kur femijet e tyre jane te rritur, fillojne mosmarreveshjet, dhe ata ndahen dhe ecin secili ne rrugen e vet. Shqiptaret akuzojne njeri tjetrin tek turqit per shkak te gjakesise qe eshte sundues ne kete vend. Peshkopi aktual i Zadrimes ka shkruar shume edhe per doket dhe zakonet e mira dhe te keqija te shqiptareve dhe rreth virtyteteve dhe veseve te tyre ne raportet e tjera te derguara ne Kongregacionin e Shenjte me 1638 e me tej.