Ekzistonte edhe më përpara. Ishte dy kateshe: Sipër jetonte Frati. Kur kanë ardhur Motrat kanë gjetur 3 mure nga 4 që ishin më përpara. Në vitin 2000 kanë filluar punimet për të kompletuar muret dhe tavanin. Më date 29/09//2002 (Festa e Shën Mëhillit), punimet kanë përfunduar. Më vonë kanë shtuar ndërtimin e kambanielit.
Kjo famulli përfshin fshatrat Bugjon, Apripë Guri, Gralisht, Kokë Dodë, Poravë. Në kujdes të kësaj famullie që në shtator të këtij viti është caktuar si Administrator Famullitar Dom Maurizio Caciola. Një kontribut të madh në shërbim të kësaj zone e japin prej vitesh motrat Françeskane të Zemrës së Krishtit me qendër në Dushaj të Tropojës. Përveç shërbimit fetar, aktiviteti i tyre shtrihet edhe në fushën ekonomike, sociale dhe shëndetësore.
Home “Shën Mëhilli” – Fierzë